Protesta për naftën/ Zv.ministrja e Brendshme: Në asnjë rast nuk mund të bllokohet rruga

26 Janar 2015, 12:16Kronika TEMA

Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebra ka reaguar ndaj protestës së mbajtur ditën e sotme  kundër çmimit të karburantit, duke ndaluar makinat  për 5 minuta.

Sipas Gjebrea, edhe pse protesta zgjati vetëm pak minuta, në asnjë rast nuk duhet të bllokohet rruga dhe lëvizja e lirë. Kjo pasi sipas saj në këtë mënyrë cenohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.

Për të gjitha këto zëvendësministrja shpreson që protesta e sotme të mbetet vetëm një lajthitje e radhës së PD.

“Sado pak të zgjaste protesta, s’duhet të bllokohet rruga.

Cënohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.

PD dhe askush s’ka të drejtë të ndalojë qarkullimin.

Urojmë që kjo e sotmja të mbetet lajthitje”, tha Gjebrea

Deklaratat Elona Gjebrea i bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e sotme ku Policia e Shteti bëri bilancin për vitin 2014.  /gj.k/

4 komente në “Protesta për naftën/ Zv.ministrja e Brendshme: Në asnjë rast nuk mund të bllokohet rruga”

  1. Gerti says:

    Emmmm, e harruat protesten per kutite e votimit ku u bllokua per gati nje muaj bulevardi?

    1. i says:

      e me mir se vetem per 1 muaj e bllokuan. nuk quhet ajo protete.

  2. tweet says:

    keta te qeverise me duket se i marrin te gatshme deklaratat ne dosjet qe u la qeveria e sales, se edhe atehere keshtu thane kur bllokoheshin rruget e shqiperise nga ps-te e rretheve per shkak se edi “humbi” tiranen….me situate qesharake nuk besoj qe ka….se edhe mero kem pershtyjen prandaj e jep kete lajm…

  3. Ersi says:

    Ku ishe ti kur ishte opozita me socialiste te sakrifikuar pa bizhuteri e tualet ? Edhe atehere bllokoheshin rruget jo per ceshtje nafte po per ca me te rendesishme me ideal e shpirt te madh dhe jo per kolltuqet qe zute ju pa merite. Mbajini fort por protesta te kujtdo qofshin ato mos iu kundervini se kolltuqet perkohesisht i keni por idealizmin e shpirtin e paster e te zjarrte te socialisteve si rrezoni dot as ju e as brockullat tuaja kunder demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje