Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë bërë të mundur arrestimin e 13-të personave në kuadër të operacionit “Hajdutët e Energjisë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 95 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE duke kryer kontrolle në 4.245 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 22 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.
Gjithashtu janë ndërprerë 2.654 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 221 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE garantojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. /gj.k/
Arrestoni hajdutet e milionave euro te bankes , Ilir Meten me bllokun e shpifur , pronat e kartelit te droges te bllokmeneve te rinj , pastaj merruni me fukarenjte qe skane buke te hane .
Kur te vdesi Berisha çfare karin do shkruash mor e Mero B…e q..i . Kur s’ti plotesuan tekat fillove ti luftosh PD-istat e leshit qe kishin djegur Shqiperine per pushtet ne ’97. Kaq e bukur te duket Shqiperia ne keto 2 vjet qeverisje te Rames ? Apo ke gelltitur 1 luge çorbe te prishur nga kuzhina e bllokmeneve dhe tani do vjellesh tere jeten tende te mjere . Burre legen .
Ato qe lartpermende mbaruan i hengren kta,tani ka ngel tu pijne gjakun njerezve te thjesht e po nxjerrin ndonje 200 mije leksh ta marrin politikanet e ate!