Krimi në familje, këtë herë në Pukë/ Kërcënon me vrasje mbesën

23 Janar 2015, 09:50Kronika TEMA

Krimi në familje nuk njeh kufij.

Rastet e raportuara për dhunë në familje janë të përditshme, ndërsa urdhër-mbrojtje lëshohen me qindra çdo muaj.

Në fshatin Sakat të Pukës një 44-vjeçar ka rrahur familjarët e vet dhe ka kërcënuar me vrasje vajzën e vëllait.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur tragjedinë e rradhës.

Autori Bilbil Miftaraj është vënë në pranga.

Në banesën e tij policia ka gjetur edhe 1 pistoletë dhe 2 mitralozë të lehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje