Ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, ku për shkelje semafori nuk penalizohesh më me heqje patente, por me gjobë deri në 30 mijë lekë të reja, duket se kanë joshur shoferët të provojnë “mënyrat e vjetra” për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Por vetëm në 24 orët e fundit në Tiranë, policia e qarkullimit ka arrestuar 2 persona që tentuan të korruptonin efektivët që konstatuan shkeljet, thonë burime të TemA-s.
Në pranga është vënë Edison Cukali, nga Mati, iu ofroi 2 mijë lekë Patrullës pasi shkeli semaforin e kuq, por mori si reagim, shtrëngimin e prangave në duar.
Edhe Lindor Ahmetaj është ndaluar nga Policia e Qarkullimit. I riu nga Skrapari, kur u ndalua nga punonjësit se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, u ka kërkuar të largohej në shkëmbim të 1 mijëve lekëve të reja.
Por edhe ai është arrestuar menjëherë dhe është vënë nën akuza për korrupsion aktiv.
hahahaha, por edhe keta trapat sa pak u kan ofruar… pse e ndyn doren polici me 10 mije leke, kur gjoba eshte 300 mije leke….???
Nje bravo te madhe per policin e qarkullimit.
Mos kane qene dobiçat e Fiks’it more
Mos thuaj bravo o sherifi! Nuk genjehet polici me 1 mije leke te reja sot (dhe ku ne Tirane)!
E pakta 50 mije te reja dhe shife to ca do bej polici!
Policia eshte e korruptume 100% or taj!
Po Meta me 700 0000 Euro pse nuk ra ne pranga??????????????
Mos thuaj bravo o sherifi! Nuk genjehet polici me 1 mije leke te reja sot (dhe ku ne Tirane)!
E pakta 5 mije te reja dhe shife to ca do bej polici!
Policia eshte e korruptume 100% or taj!
kjo eshte gje shume e mire, por duhet te funksionoj ne te gjitha institucionet duke filluar nga ministrat!