Pjerin Ndreu rrëfen 21 janarin dhe thotë se tani radhën e ka drejtësia

29 Janar 2015, 09:34Kronika TEMA

Deputeti Pjerin Ndreu tregon ngjarjet e “21 Janarit” dhe të gjithë atë që i ndodhi para syve. I ka parë nga afër t’gjitha dhe është munduar të pengojë me sa të mundet direkt e në terren tollovinë dhe pastaj përmes studiove lëvizëse turmat e ngatërruara, kur pa se situata po agravonte frikshëm. Por ishte vonë, pasi situata kishte shkuar keq dhe 4 demonstrues shtriheshin pajetë në bulevard. Beson se tani e ka radhën Drejtësia të tregojë veten, kuptohet nëse lirohet nga borxhi ndaj Berishës…

 

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Mes turmës së 21 janarit 2011 një burrë qëndron i alarmuar. Mundohet të mos e japë veten. Çfarë armësh janë? Po qëllojnë? Po na vrasin! E pyesin nga të gjitha anët. Po ju ç’bëni?-ia presin aty-këtu. Kush e bëri këtë? Ai hesht dhe u shpjegon të gjithëve nga pak, por nga ana tjetër, mundohet të gjejë mundësi të mbajë turmën, që po rrëshket. Nuk ka tagër të urdhërojë, por gazetarëve u drejtohet si ndihmë më e parë. “Po qëllojnë me fishekë…Është kjo lloj arme”. Shpjegon teknikisht, por ndërkohë gazetarëve u kërkon mundësi të flasë. Mesazhi përmes valëve televizive është i vetmi, që mund të ç’tensionojë situatën. Zhurma. Krisma. Situata del jashtë kontrollit. Pak vite më parë, në një situatë, akoma më të vështirë, e kemi parë në Bajram Curri. Sot, e katër vjet më vonë, Pjerin Ndreun, me të cilin kemi ndërruar fjalë atë ditë, e takojmë sërish. Por, jemi në kushte krejt të tjera. Është vërtetë 21 janar por …2015. Ai është deputet. Çështja është e pazgjidhur, kurse katër demonstrues, që ai i kish para syve më 2011, janë nën dhè.

Juve keni qenë ndër të paktit njerëz të pozitës së sotme mes turmës që keni bërë përpjekje reale për qetësim dhe teknikisht keni treguar të gjithë kalvarin e ditës. Si ju vjen sot në kujtimet tuaja?

Ka qenë një ditë e paparishikueshme. Kisha me vetë djalin 17 vjeç në atë kohë. Përrallat për gjoja paraorganizim janë çorba me bajatë që artikulon Berisha me shokë. Në kohën kur jam afruar  në qendër para 2 Kullave kam vënë re një tension mes skalionit të parë të turmës dhe policisë. Menjëherë ka hyrë makina e ujit për të shpërndare protestuesit, çka përbën një gafë profesionale të drejtuesve të policisë nën urdhrat politike. Intensiteti i tensionit nuk e justifikonte ndërhyrjen e policisë në atë moment. Pastaj gjendja ka dale jashtë kontrollit. Më zuri paniku, se më humbi djali, isha keq.

Vëllai im e kishte parë dhe e kishte tërhequr me vetë. Pastaj u shënua gafa e dytë e policisë, hedhja e gazit lotsjellës, çka bëri të mundur të shpërndante turmën, por shpërndau dhe policët, të cilët po ashtu ishin të pambrojtur. Ky veprim dekonspiron përpjekjet për të shitur gjoja informacione paraprake së do bëhej nami ! Atëherë lind pyetja, meqë e dinin së do bëhej rrëmujë pse e sollën policinë të papërgatitur e të pambrojtur para turmës ?! Pse u lanë makinat e oficerëve të policisë të pambrojtura në vende të dukshme ?! Unë, Artan Gaçi, Arben Çuko, Paulin Stërkaj, Besnik Bare e shumë të tjerë jemi përpjekur të qetësojmë turmën deri kur kërcitën armët. Nuk e di se kush e në ç’kushte u dha urdhri për përdorimin e armëve në një moment kur protesta po binte ! Ishte e tmerrshme !

Më vonë mësova së brenda ndërtesës kishin zbarkuar ca civilë, gangsterë që në një moment kishin debatuar dhe me gardën. Ata morën komandën, si duket e bënë atë që quhet njolla më e zezë e historisë tonë, vrasja nga shteti e njerëzve të pafajshëm. Unë isha krejt afër në momentin që ra Hekuran Deda, jam sulur i pari për ta kapë, por një protestues ndërhyri duke me thënë: ik ti së merrem unë me të, pastaj ra një tjetër, përsëri një tjetër…i alarmuar kam shkuar të furgoni i Ora-Neës dhe kam kërkuar publikisht në Tv live që të ndalohet zjarri së po vriteshin njerëz të pafajshëm. Ishte tmerr.

Mësova më vonë se u bënë përpjekje të mëdha për të na gjetur disa nga drejtuesit e protestës si njerëz që kanë organizuar dhunën ! Për fatin e keq, të atyre që shpresonin në çdo filmim në dilnim në rolin e qetësuesit e asnjëherë në atë të nxitësit apo organizatorit!

E megjithatë, ju kishit mundësi që të zgjidhnit shumë gjëra, gjatë kohës në pushtet. Shqipëria ka avancuar shumë më tepër në këtë vite dhe me emrin e saj lidhen disa anëtarësime, që bëjnë historinë e re të vendit, e megjithatë misteri i asaj dite mbetet krejt i pazgjidhur. Pyetjen, ia shtrojmë sërish politikanit dhe njërit prej protagonistëve të vërtetë të asaj dite, që ndryshe nga shumë njerëz të PS-së që rrinin fshehur nëpër kafene dhe mundoheshin të bënin protagonistin, Ndreu ishte mes turmës bashkë me pak njerëz duke bërë realisht thirrje për qetësim…

Pak vjet pas 21 Janarit 2011 ende çështja mbetët e pazgjidhur. Çfarë e pengon hedhjen dritë të saj?

“I vërtetë ky konstatim. Është një plagë e hapur në trupin e brishtë të demokracisë shqiptare. Më e keqja është së ngjarja ka autorë ekzekutorë me emër, ka organizatorë e ndihmësa. Pra, gjithkush e di autorësinë e saj përveç drejtësisë tonë, e cila është e kapur diku nga një segment i politikës së ish-kryeministrit Berisha vazhdon të luaj rëndë me gjakun e 4 njerëzve të pafajshëm. Është në përgjegjësinë tonë që kësaj ngjarje ti jepet rruga e zgjidhjes. Ata që u vranë atë ditë nuk ishin as kontigjente kriminale, as nuk u evidentuan të ushtronin dhunë e as nuk kishin ndonjë rol drejtues, por ishin qytetarë të ndershëm, të qetë, dhe të varfër. Se me cilin moral politika e asaj kohe krekoset sot nën ombrellën e gjoja dekriminalizimit kur vranë njerëz të pafajshëm këtë askush nuk e di e nuk ka për ta kuptuar kurrë”.

Por nëse kuptohet përgjegjësia, sa e mundur e ka maxhoranca e sotme që të ndikojë për fajtorët të vihen para drejtësisë. Pak orë më parë, kolegu i tij Bare, si një prej protagonistëve të protestës së 21 janarit 2011, e thekson vullnetin e qeverisë për të zbardhur dhe për të vënë para ligjit urdhëruesit dhe zbatuesit e tragjedisë. Por, asgjë s’ka ndodhur. Njësoj, edhe ai e quan të papranueshme që për një ngjarje të tillë, ku faktet janë të pakontestueshme, ende nuk ka një person që të jetë shpallur fajtor. Dhe ideja është e thjeshtë, sipas Bares: “çështja e 21 janarit mund të mbyllet vetëm përmes drejtësisë së plotë, e cila mund të vijë përmes prokurorëve të huaj ose reformimit të drejtësisë, si një nga prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian për vendin tonë”.

Madje di të vendosë dhe gishtin e fajtorit te Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i atëhershëm, respektivisht Berisha dhe Basha, të cilët shkelën ligjin dhe urdhëruan përdorimin e armëve ndaj popullit. Por a mundet vallë realisht kjo maxhorancë? Këtë e pyesim.

A mundet, sipas jush, që sistemi i sotëm i drejtësisë të ngrihet mbi përfoljet për të dhe t’i shërbejë demokratizimit të vendit?

Po mundet. Por duhet të zhvishet nga fatura e borxhit, që i ka politikës së shkuar e të vejë vetën në shinat e zbatimit të ligjit. Kanë vdekur 4 njerëz të pafajshëm dhe duhet të vihet drejtësia në vend. Nuk kuptoj së për çfarë drejtësie mund të flasim kur shteti vret njerëzit e pafajshëm në bulevard dhe askush nuk gjendet fajtor ! Është një turp që duhet të shlyhet menjëherë dikë venë para përgjegjësisë ligjore ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj ngjarje të shëmtuar. Por është në përgjegjësinë tonë si mazhorancë që të gjejmë mënyrën që drejtësia të vihet në vend. Nuk ka më kohë e as justifikime”.

Ende ka shumë për të thënë, por mjaftohemi këtu. “21 Janari” pret verdiktin e vet, që tashmë dergjet në kalendar.

11 komente në “Pjerin Ndreu rrëfen 21 janarin dhe thotë se tani radhën e ka drejtësia”

  1. Jeni shume te dhjamosur ju Politikanet per te hedhur nje sy te DREJTESIA,
    m.gj.ate mjafton Policia e SHtetit ti shkoje ne kater te mengjesit te ARRESTOJE cilido person qre ka probleme me Drejtesine pa pyetur organet kopetente Prokoreri,GJykate etj-etj,te pakten arrestimi, duke e merre ne pyetje, pastaj te veprohet sipas kallzimit penal dhe Ligjit.

  2. ILIRET says:

    Tani e ka radhen drejtesia, thote Pjerini. Boll e ka bllokuar radhen drejtesia. Te shtyhet e te hape krahun. Tani e ka radhen tjeter kush….

  3. LEK DUKAGJINI says:

    O Pjerin,ate burra qe u vrane ,ishin ne “besen” tuaj, mor burre,megjithese aty mund te vritej secili prej jush, prandaj, eshte detyra juaj qe t’jua “lani” gjakun, atyre njerezve!Ju vrasesit i dini ,ju votat i keni, ju per burra mbaheni e ju njohim, po çfare ju pengon pra???Mendoni vetem nje çast, sikur t’ju kishte ndodhur ndonjerit prej jush, çfare do kishit bere? Merrjuani pra ,”gjakun”,atyre njerezve, se asht turp per ju se po merrni “hise” te vrasesit!Merreni, ose dilni publikisht t’u thoni familjareve se nuk jemi te zotet,dhe se j’u morem ne qafe ,e ZOTI ju ndihmofte! Ata njerez vetem drejtesi duan!!!

  4. shaban says:

    Ti pergjigju nje here para drejtesise per ate qe bere ne parlament pastaj kerko drejtesi per te tjeret e nga te tjeret Si ka mundesi qe nje ligjvenes e shkel ligjin duke dhunuar te tjeret pikerisht ne vendin e ligjit dhe kerkon te zbatohet ligji per te tjeret.Kjo eshte beni si them une por mos beni sic bej une.

  5. emigranti says:

    Keni afro 2 vite ne pushtet dhe asnje i korruptuar vrases shites e plackites te pasurive kombetare nuk ka veshur ke[pucet per tu dorezuar ne drejtesi…ahere e thjeshte dergoni ne hage cfare prisni????
    Ne se lejuar Gerdecin e 21 janarin saliu i cmendur me diplome antishqip[tarizmi do ju marre para edhe juve….Nuk na pelqen se si ju lejoni opoziten te ju dekurajoje juve qe keni voten e popullit,..Lidheni qenin sali e ushtrine etij…e duke shkruar..te mefalni Tropojanet e ndershem e patriote…mu kujtua keshilla qe i dha nje antishqiptare i zerit te amerikes Elez Piperajt ..kur i tha Raisonit te UDB….
    “MOS U MERZITNI SE KEMI MARRE SIGURINE NGA RAMIZ ALIA…SE SISTEMIN NE SHQIPERI DO TA HEDHIM..ME KONTRIBUTIN E DJEMVE TE TROPOJES,SALI,AZEM,MEHMET ELEZI… ETJ USHTRI ANTISHQIPTARE….E KETU POPULLI ESHTE VIKTIME E tROPOJANEVE ANTISHQIPTARE…”apo jo o Nipi yne..Aleksander Piperaj”…ndaj Hamerika,qe ha shume…kete pune bene..i duhet per destabilizim SALI BERISHA ME TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE….apo jo more z.kryeminister..duhet te falenderoje Visho Ajazin e sali krimineleve….Oh popull mos u genje..pa zhdukur e denuar si milloshevici Sali serb antishqiptarin…Shqiperia nuk clirohet…

  6. Kopy says:

    Leka i Dukagjinit.
    Te gjitha i din drejtesia dhe populli.Por drejtesia nuk ban pleqnimin.Populli kerkon ndeshkimin.Drejtesia ushqehet per 25 vjet me qorben qe gatuan Berisha.

  7. Daku says:

    Po pse nuk e ndihmove policine ti si ekspert policie ate dite ti Pjerin??? Perse hoqe dore nga Policia kur ve ne dukje gafat e policise??? Edhe baben tat do shash ndonje dite kur nuk permen guret e pllakat ndaj policise. Ja ky lloj prerje je ti….

  8. leka says:

    Z.Pjerin ,me gjithe respektin qe kam per ju dhe Paulin Sterkajn si speciaiste te nivelit te larte per ceshtjen e rendit, ju keshilloj qe te beni presion kryeministrit, qe te therrase krye prokurorin si mbrojtes i akuzes se shtetit dhe ti kerkoj llogari per mos zbatim te ligjit kushtetues duke mbyllur dosje te korrupsionit te qeverise se kalur , dhe shpejton te padise Arben ndoken dhe ju per sherr me Strazimir provokatorin. Kryeprokurori eshte jasht kontrollit dhe bashke me z.Zaganjori qe eshte njeri nderuar po me mosveprimin e tyrer po behen pjestar te planit te Berishes per sabotimin e mazhorances ne rrugen e saj per vendosjen e shtetit ligjor. I thirrni ne parlament dhe ne qofte se nuk veprojn ne baze te ligjit i shkarkoni, se dhe Europa dhe USA, ju kane ndezur driten jeshile dhe po nisi rremujat Berisha me banden e tij e rrasni ne burg te laje te gjitha gjynahet qe i ka bere per 23 vjet demokraturte shqiptareve ..Populli kerkon drejtesi dhe jo tolerance me krimimet e Saliut, qe don Rama dhe Meta, pasi Berisha cdo kompromis e shfrytezon per vete , pra nuk ka bese.

  9. Bledi says:

    Pjerin o djale malesie qe kete rastesi hitorike (te qenit malesor) e perdhos duke shartuar malokerine, rrugacerine, intrigantin, bashibozukun dhe shume te enderruaren perj sojit tend plebe, te qenurit intelektual.
    E tmerrshme eshte si u katandis PS te te nxjerre ty me llojin tend ne parlament. Nuk do nisim te gjejme gabimet ne kohe e hapesire, por situata eshte e frikshme. Ky tip qe me se shumti dukte si nepunes rrugac i xhandarmerise se fshatit eshte treguesi tipik i katandisjes se vlerave ne shqiperi. njerz me vlera intelektuale e akademike qendrojne ne hije dhe durojne pordhet e ketij anadollaku qe me paramendim rrihet ne parlament. qe qelloj pas shpine ashtu si ka bere intriga ne policine e shtetit. ky duhet ta mbylle gojen pergjithmone ne te perditshmen politike shqiptare. Edi Rama duhet ta heqe pergjithmone kete anadollak prej partise se vlerave sic eshte Partia Socialiste

  10. Maro says:

    Nje fjale e urte thote:” oj, oj te gjithe njelloj; jashte lule e zambake, brenda nje tufe me torollake”
    Dhe une do te thosha: oj, gjithe nje model, parlament me kriminele. Ca te zonje e ca te kuq, qe te gjithe kan nje HUQ
    Ca malsore, e ca jugore,qe te gjithe jane fajtore. Qe nga jugu ne veri e shkateruan kete shqiperi.

    SHQIPERISE I DUHET URGJENTE REVOLUCIONI POPULLORE ME NJE PROGRAM RADIKALE, ME NJE PAKETE LIGJORE QE TE MBROJE DIREKT INTERESAT POPULLORE DHE JO KARIGET E PARLAMENTAREVE KRIMINELE E HAJDUTE. SHQIPAREISE I DUHET NJE TRIM DHE JO NJE KULIM…

    E pame edhe RILINDJEN, qe po regullone vetem rruge e shkrepa per te mbushur akoma ca xhepa.
    EDI RAMA DUHET TE KUPTOJE AI POPULL DO SIGURI JETIKE, LIGJE E BARAZI PARA LIGJIT. AI POPULL NUK DO PERALLA ME SHELLOKOMS POR DO KTIMINRLRT TE MARIN DENIMIN E DUHUR.

    BOLL U MORET ME DROGEN SE NEPER BOTE PO E LIGJEROJNE….. MERUNI ME KRIMET, DHE KRIMINELET QE KANE MBUSHUR PARLAMENTIN. LERINI DENGLAT SE NUK KA LIGJ DHE ESHTE I KAPUR GJYQESORI…..

    BENI NJE REFERENDUM POPULLORE DHE VENDOSNINJE PRESIDENT TE RI….

    KUSH DO TE PUNOJE E GJEN RRUGEN…..

  11. bajram says:

    Nga ish shef policie tashme Pjerin Ndreu eshte kthyer ne politikan.Kjo eshte zgjedhja e tij.Ajo qe me ben pershtypje si qytetar eshte se si ky zyrtar me pervoje ne fushen e krimit dhe denimit te krimit tashme gjendet i carmatosur para krimit dhe krimineleve te 21 Janarit,ku sic e deklaron edhe vete ka qene deshmitar okular ne ngjarjet e zhvilluara ate dite.Pse nuk ngre nje padi ne gjykaten e rrethit Tirane dhe te filloje nje proces normal gjyqesor kunder krimineleve qe urdheruan ate krim makaber?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje