Shullazi pyetet për kërcënimet ndaj Lulzim Bashës

28 Janar 2015, 18:09Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur  Emiljano Shullazin, per te dhëne shpjegime ne lidhje me akuzën per kërcënimin e kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit te depozituar ne organin e akuzës nga deputetja Voltana Ademi, se cilës i është përcjellë edhe mesazhi për kryetarin e Partisë Demokratike.

Krahas deputetes Ademi, e cila ka dhëne shpjegime qe ne momentin qe ka dorëzuar kallëzimin, grupi i hetuesve ka marre ne pyetje persona te tjerë qe janë ndodhur ne moment ne vendin e ngjarjes si dhe kane sekuestruar edhe kamerat e sigurisë se lokalit ku Ademi është ndeshur me Shullazin, raporton Vizion Plus.

Ngjarja ka ndodhur ne 9 janar sapo ky i fundit është lëne i lire nga Prokuroria, pas atentatit ne Qafe –Kashar, gjë qe ngjalli reagimin e Partisë Demokratike.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme, tha se Shullazi ka dale nga një lokal dhe i ka prere rrugën deputetes, Voltana Ademi, te cilës i ka kërkuar t’i çoje mesazh kryetarit Lulzim Basha qe t’i japë fund sulmit ndaj tij. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ndaj kryetarit demokrat, janë shtuar masat e sigurisë.

2 komente në “Shullazi pyetet për kërcënimet ndaj Lulzim Bashës”

  1. Besi says:

    Pse se marrin ne pyetje per emerimet e te gjithe drejtoreve te policise?

  2. ALEX says:

    Une nuk kuptoj, ka ndryshuar gjuha shqipe apo kta gazetare dhe redaktore shkruajne ca germe ti dale perpara!
    Per sa me lart- Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur te henen…Cilen te hene? Ne se eshte te henen e shkuar i vihet dhe data. Me tej vazhdon:…per te dhene shpjegime ne lidhje me…., dhe nuk jep asnji shpjegim te tij me tej. Pra duket se behet fjale per te hene qe vjen,pasi folja- per te dhene- i takon kohes se ardheshme-. Perfundimisht Shullani eshte thirrur te henen e shkuar dhe shpjegimet do ti jape te henen e ardheshme!Po presim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje