Policia arreston në flagrancë inspektorin e INUV

28 Janar 2015, 14:41Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili po prishte një mur rrethues në një objekt tek “Kongresi i Manastirit” , për të cilin nuk kishte urdhër pune dhe as vendim për prishjen e murit.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

“Më datën 27.01.2015 nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, rreth orës 23.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bernard Kapllani, 26 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Bashkia Tiranë.   

Arrestimi i tij u krye pasi dje rreth orës 19.30, është kapur në flagrancë duke prishur një mur rrethues në rrugën ”Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ku është prezantuar si punonjës i INUV i cili nuk kishte urdhër pune ditore si dhe vendim për prishje të këtij muri. Gjithashtu ndaj këtij shtetasi ka depozituar një kallzim edhe përfaqësuesi i këtij pallati shtetasi A.M.  Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Ndërkohë mësohet se Bashklia e Tiranës ka denoncuar policinë, pasi sipas saj janë arrestuar 4 inspektorë të INUV.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje