Ndërhyn patrulla e policisë, shmanget vrasja në Durrës

28 Janar 2015, 14:32Kronika TEMA

Një patrullë e policisë së Durrësit ka parandaluar një vrasje mbrëmë në zonën e Plazhit. Pasi ka marrë njoftim për një konflikt në një lokal të njohur të zonës, efektivat kanë ndërhyrë.

Shtetasi R.D, nga Durrësi arriti gjithsesi të plagoste lehtë në qafë një 47-vjeçar, por është shmangur vrasja.

Agresori 34-vjeçarka arritur të largohet nga vendngjarja por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ndërkohë forcat blu të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë Enis Alizotin 43 vjeç banues në Golem të Kavajës si dhe Sajmir Muçkën 31 vjeç, nga Durrësi.

Ata punonin si kamarierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

1 komente në “Ndërhyn patrulla e policisë, shmanget vrasja në Durrës”

  1. Dr says:

    Maloket e Bulqizes kane zbarkuar ne Durres dhe vetem vjedhin dhe vrasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje