Dy persona të maskuar grabisin një pikë lojërash fati në Shkodër

29 Janar 2015, 19:45Kronika TEMA
Dy persona të maskuar grabisin një pikë lojërash fati

Nje grabitje me arme zjarri është regjistruar pasditen e se enjtes rreth orës 19:00 ne qender te qytetit.

Pre e grabitesve ka qene nje kazino ne qender te qytetit ne fillim te pedonales Kole Idromeno.

Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes behet me dije se kane qene dy persona te maskuar te cilet kane hyre ne ambjentet e brendshme te kazinose nen kercenimin e armeve, ku kane arritur te marrin edhe nje shume te konsiderueshme parash.

Dy te maskuarit kane arritur te largohen duke shfrytezuar levizjen e shume te qytetereve, nga rrugica qe te shpie ne pedonalen e gjuhadolit prane kishes franceskane.

Blute e Shkodres kane nisur hetimet per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende, ku me sa mesohet jane marre ne pyetje deshmitare te cilet kane qene prezent ne ambjentet e kazinose.

Kjo ngjajrje rikthen friken dhe pasigurine ne Shkoder, ku vetem gjate ketij muaji ky eshte rasti i dyte i grabitjes me maska ne kazinote e qytetit te Shkodres.

2 komente në “Dy persona të maskuar grabisin një pikë lojërash fati në Shkodër”

  1. Zef Kallami says:

    Ky rasti i dyte,po me te parin,deri ku ka shkue rrezultati.

  2. Daku says:

    Qytetareve i eshte rritur besimi dhe i çanë telefonat e policise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje