Terrorizmi/ Tahiri: Asnjë vend nuk është imunitar, po e trajtojmë si prioritet absolut

29 Janar 2015, 20:07Kronika TEMA

A rrezikohet Shqipëria nga akte terroriste? – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mendon se asnjë vend nuk është imunitar nga kjo veprimtari. Rasti i sulmit mbi revistën satirike në Paris, e dëshmon një fakt të tillë.

Policia shqiptare zhvillon hetime të thella dhe i mban nën mbikqyrje të rreptë shtetas të përfshirë në luftra në vendet e Lindjes, për të evituar që vala e radikalizmit të kthehet mbrapsht. Ka procedime, por ato nuk mbyllen me shpejtësinë që ne duam. Ekstremizmi i dhunshëm është një çështje që po merremi seriozisht, e për këtë bëmë ndryshimet në Ligj, formuan një Drejtori të madhe antiterror dhe kemi shtuar përpjekjet, duke e trajtuar si prioritet absolut”, tha Ministri Tahiri pas takimit që pati në Tiranë me homologun kosovar Skënder Hyseni.

Dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në grupin teknik të krijuar mes Italisë dhe Shqipërisë, për të shkëmbyer informacion në kohë në luftën antiterrorizëm.

“Këto janë sfida transnacionale, pasi Parisi na dha leksion shtesë, që nuk duhet guxuar të vonojmë bashkëpunimin në luftën antiterrorizëm”, u shpreh Ministri i Brendshëm i Kosovës Hyseni.

Delegacionet e dy vendeve kanë rënë dakord për të firmosur një sërë marrëveshjesh në fushën e sigurisë, të cilat do të finalizohen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive.

 

1 komente në “Terrorizmi/ Tahiri: Asnjë vend nuk është imunitar, po e trajtojmë si prioritet absolut”

  1. Studente i Reformes says:

    Me reformat tuaja zt.Tahiri, qe me shkuan dem 5 vjet edhe nje dem kolosal financiarisht, i shkatruar psikologjikish, moralisht, i poshteruar e kame prere bileten per ne Turqi, pasi do antarsohem edhe une ne ISIS, pasi ketu ska mbetur gje, do jeni qeveria e pare ne histori qe nxitni terorismin…! Te fala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje