Gjatë kthimit për në Tiranë, pas një vizite pune në Korçë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i policisë Artan Didi kanë kryer një inspektim në policinë e Elbasanit.
Takimi i mbajtur pa media, i titullarëve të Ministrisë së Brendshme, u zhvillua me punonjësit e policisë rrugore dhe efektivët e rendit, të njohur si inspektorë të zonës.
Ministri Tahiri mësohet se ka vënë theksin për më shumë angazhim në luftën kundër korrupsionit, së pari brenda vetë rradhëve blu, por edhe shtimi i përpjekjeve të policisë për të minimizuar numrin e aksidenteve rrugore.
“Kërkohet një kontroll më i rreptë i territorit dhe shtim i kontakteve të punonjësve të rendit, me banorët”, citohet të ketë thënë kreu i Ministrisë në takim.
Ministri Tahiri lëshoi edhe një apel për efektivat e rendit, duke u kërkuar të rritin cilësinë e shërbimit për qytetarët.
Në dy ditët e fundit, Ministri Tahiri dhe Kryeministri Rama kanë inaguruar dy zyra të reja të shërbimit unik sipas parimit “one stop shop”, ku ofrohet mundësia e marrjes së shërbimeve administrative dhe kallëzimet e qytetarëve, në një sportel të vetëm.
Mbase kane matur pulsin ne Elbasan se sa dijne punonjesit e policise,per Xibiraken,ose u ka ngele ndonje takse pa mare te Nallbati,pune hajdutesh….