Përmbytjet/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt qyteteve të jugut

1 Shkurt 2015, 11:05Politika TEMA

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të qyteteve të jugut , të anullojnë lëvizjet , pasi prurjet e mëdha të lumenjve dhe përrenjëve , rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore nacionale.

Njëkohësisht kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit  në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve  dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

Si pasojë e vijimit të motit të keq , në disa qarqe të vendit kemi këtë situatë :

Në Qarkun Gjirokastër:

Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtir Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së lumit Drinio nga shtrati  është bllokuar aksi  rrugor rural Gjirokastër Lunxhëri.

Si dhe është bllokuar aksi rrugor   Libohovë –Sofratikë.

Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin  e quajtur 1 Maji , është bllokuar  roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.

Forcate policisë dhe të zjarrfikëses  kanë bërë përpjekie për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë.

Për nxjerrjen e tij nga lokali do niset  një helikopter , pasi vetëm nga ajëri mund të realizohet nxjerrja e tij.  Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.

Në Përmet , aksi rrugor Përmet Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.

Aksi Rrugor Tepelenë – Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot , pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.

Në qarkun Berat:

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum ka përmbytje te tokave. Rruga e Skraparit midis Bogoves e Pronovikut  është e bllokuar nga rreshqitet e dheut.

Ne  qytetin e Skraparit  është e pa kalueshme Ura e pazarit  që lidh 6 fashtra , pasi uji ka dalë mbi urë . Ne Urën Vajgurore dy familje janë  evakuuar nga forcat speciale me varka .

Në qarkun Vlorë :

Forcat Speciale  kanë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në fshatin Fitore . Aksi Selenicë Vlorë në  vendin e quajtur bishti i malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë. Aksi rrugor që të çon në  komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Në Qarkun Fier:

Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier  , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth   150 banesa e biznese  është futur uji brenda.

Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.

Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si  dhe janë dhe  rreth 50 banesa të tjera të  rrethuara nga uji.

Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhë të gjësë së gjallë.

Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth  50 banesa po hyn uji brenda .  Forcat e Policisë po evakuojnë  banorët dhe gjënë e gjallë.

Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur  dhe funksionom Shtabi i emergjenës.

Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara  nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme  Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e  Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier,  Vlorë e Berat.

12 komente në “Përmbytjet/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt qyteteve të jugut”

  1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    po perbyten moçaloret, e ka fajin saliu e kan fajin verioret

    1. GAMORI says:

      Sala ka bere nderhyrje per te ngritur Hidrocentrale dhe kjo shton edhe me shume permbytjet ore verior i prishur nga trute , se ne jug nuk eshte zbatuar asnje projekt ketu e 24 vite e deri ne vitin e kaluar ore i shkalluar!

    2. gegaa says:

      Mocalor harrove permbytjet e shkodres lezhes ah Po e kishte fajin rilindja o loku o malok

    3. Mallakastrioti says:

      @@@mocalor+terun+rednek+++++++Shpellar
      Te te vije tURP;me komente te tilla..Askush nga Jugu i Shqiperise nuk Gezohet,nese ka Permbytje ne Lexhe..Shkoder..Kukes apo Tropoje..
      Shqiperia eshe nje:Per Shipetaret….Sali Berishovicet..apo dikush tjeter vejne e vije..Por Populli mbetet po ai Shqipetare…
      @@Keqardhe per te Prekurit nga Permbytjet….lol

      1. Taku says:

        Ketij siper ja paskan hap dafllaken tosket qe i kujton ne cdo koment me kaq urrejtje. Ishalla nuk te kane shpartalluar dhe zgardafallen e linjes femerore ne fis, se kush e di sa kohe do te mallkosh e ne te njejten kohe do te shkaperdhehesh nga tosket….Vec ne Toskeri qe nuk ka fusha (mos e ngaterro me Myzyqene)…

  2. tarrasi says:

    ne cilin laborator droge duhet tejet sote ministri sajmir mut tahiri qe del dhe hap panik mos levizni nga shtepit meshum se gjysma eshqipris dil bashk medidi dhe ndimoni popullsin nerast qe esht nete gjendje shqipria dilni orilindja e droges dhe e krimit ne shqipri nga nje miljon vota qe juadham uben nje miljon pordh per dyvjet

  3. Bes says:

    Hahahaha hena blu e Berishes godet serish

  4. Arben says:

    PRAPE FAJIN E KA SALIU.

    EH, BOTE E POSHTE THUAJ.

  5. leonardi antwerpen says:

    pupu edhe edhe kete e kishin mengu
    aq me keqe eshte dimer
    do mberdhine gabelet
    cudi as zoti si do.

  6. * says:

    Me pushtetin e Berishe kemi vetem nji Venecie shkodrane.Me te rilindjes bie nji ngrihen njimmije.Po cfare bahet ne ate vend moj qeveri.Jane njererz dhe duan te jetojne.Ta kene trup intrigantet qe fyejne jugoret.Pse c’e dine veten verioret.Sikur bageti te permbyten njeriu duhet te ndjejn dhimbje nese nuk mund te sakrifikoje me motivin njeriu per njeriun.

  7. z/kallami says:

    Me pushtetin e Berishe kemi vetem nji Venecie shkodrane.Me te rilindjes bie nji ngrihen njimije.Po cfare bahet ne ate vend moj qeveri.Jane njererz dhe duan te jetojne.Ta kene turp intrigantet qe fyejne jugoret.Pse c’e dine veten verioret.Sikur bageti te permbyten njeriu duhet te ndjejn dhimbje nese nuk mund te sakrifikoje me motivin njeriu per njeriun.

  8. Arben says:

    CUDI CUDI, BOTE E CUDITSHME.

    ME SHUME FLITET PER PERMBYTJET TEK TELEGRAFI I KOSOVES, SESA TEK TE GJITHA GAZETAT E SHQIPERISE TE MARRA SE BASHKU.

    I LEPIJNE B…. RAMES, QE ME SA DUKET NUK I KA BERE MIRE DETYRAT E SHTEPISE.

    SHUME BOTE E CUDITSHME…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje