Jabllanoviç nuk pranon shkarkimin: Do rivlerësojmë koalicionin me PDK-në dhe LDK-në

3 Shkurt 2015, 19:29Rajoni TEMA

Ministri serb për  Kthim e Komunitete në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviç nuk e ka pranuar shkrakimin e bërë sot nga kryeministri Isa Mustafa.

Madje, pas këtij vendimi ministri serb ka thënë se Lista Serbe do rimendojë koalicionin qeverisës me PDK-në dhe LDK-në.

Aleksandër Jabllanovic, në një intervistë për Klan Kosova është shprehur se nuk do ta pranojë vendimin e kryeministrit Mustafa për shkarkimin e tij nga posti i ministrit. Ai ka theksuar se Lista Serbe do të mbajë një qëndrim brenda dy ditësh.

Jabllanoviç tha se  kryeministri Isa Mustafa ka përdorur fuqinë kushtetuese për ta shkarkuar atë nga detyra, vendim i cili e ka  dëshpëruar  partinë e Jabllanoviçit.

“Lista Serbe është dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i nxituar . Nuk e pranoj këtë vendim” tha ministri serb, teksa theksoi se qëndrimi i Listës Serbe të bëhet publik gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkarkimi i minstirit serb, Aleksandër Jabllanoviç erdhi pas protestave të dhunshme që shkaktoi një prononcim i tij, në të cilin fyeu nënat kosovare duke u quajtur ato egërsira, pasi ato po protestonin kundër vizitës së disa pelegrinëve serbë në kishën e qytetit të Gjakovës.

Deklaratat e ministrit Jabllanoviç u shoqëruan me protesta të dhunshme në kryeqytetin e Prishtinës, ku u plagosën dhjetra protestues dhe efektivë policie./j.h

 

 

9 komente në “Jabllanoviç nuk pranon shkarkimin: Do rivlerësojmë koalicionin me PDK-në dhe LDK-në”

  1. bledi says:

    ik o legen serb
    ik e mos u kthe
    se nuk te shkon politaka ne token shiptare e kosovare
    por ik andej nga vucic se andej je edhe i leht
    legen serb

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Kosova te respektoj minoritetet neqofse deshiron qe te perkrahet nga perendimi, Kosova i ka hyre nje rruge te gabuar me diskriminimin qe po i ben minoriteteve. Shkarkimi ishte vendim fashist dhe destabilizues duke perdor popullin si dele per proteste kunder minoritetit serb.

    1. Jeronim de Rada says:

      Kosova i respekton minoritetet, qofshin ato serbe, turke, gabele apo boshnjake. Biles i respekton me shume se sa qe ato minorite e meritojne. Shkarkimi i ministrit Jablanoviq nuk eshte diskriminim dhe nuk eshte fashist. Eshte e kunderta. Jane fyerjet e Jablanoviq-it ato qe jane fashiste dhe raciste!!!

    2. anna says:

      Po serbia i rrespekton minoritetet brenda territorit te saj? Eshte pyetje retorike natyrisht

    3. anonim1234 says:

      Ti shoku idiot duket se urretjen qe ke per saliun ua nxjerr edhe kosovareve! ca njeriu i semure!

    4. jani says:

      Ti “Berisha Largohu” qenke shume “perparimtar” ama haber me situaten nuk paske. Ky Jabllanoviq Ishte nji kancer ne qeverine e Kosoves, dhe aty u emrue nga Vuqiqi yt per ta mbrojtur Serbin ne Kosove e jo te drejtat e Sebeve ne Kosove.Ke te qart???

    5. Djajet e kuq largohuni says:

      Lista srpska,edhe pse shoveniste,ne kete raste,kane te drejte te largohen nga koalicioni.Kjo behet pershkak se keshtu deshti,psikopati Kurti.Skenari i tij eshte qe te shkarkoje Qeverine dhe asgje tjeter.Keti te mjeri s’i intereson as Jablla as Trepca,por trazira,lufte civile ose pushtetin per xhihadista dhe ISIS-in,per te cilin edhe nuk votoi ligjin kunder pjesmarrjes ne lufterat shpellare te Sirise.Me mire kishte qene qe ky psikopat te organizoj protesta,perse kosovaret ende nuk shkojne te ndihmojne ne jugun e vershuar nga lumenjet e Shqiperise dhe per mosmigrimin e panevojshem te kosovareve jashte atdheut se sa keto brockulla te tia etj.

  3. kapiteni says:

    ky mut..ovic ka shkelur ligjin e shtetit te kosoves .dhe per shkelje ligji komunikim me median duhet te shkoj te gjykohet nga drejtesia dhe te denohet me burk ,per propagand te zagarit te polit veriut.keshtu esht kushtetuta e kosoves.

  4. drinni says:

    Berishes

    Nese mund te gjesh nje minoritet qe ka me se shumti te drejta kushtetuese ne bote jane Serbet ne Kosove, dhe puna jote qenka : ose je nje injorante ose je nje Pro- Serb sikur Saliu Berisha – Fazliqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje