Marilyn dhe të tjerat. “Haremi” hollywoodian i Ronald Reaganit në “Kopshtin e Allahut”

3 Shkurt 2015, 10:40Politika TEMA

– Biografia: Reagani kishte shkuar në shtrat me më shumë se 50 prej yjeve të Hollywood-it. Të gjitha në resht, në pritje të radhës së tyre, prapa portës së një prej njëkatësheve të hotelit “Garden of Allah”. Netë vërtetë të nxehta, nëse është e vërtetë që nën çarçafët e “Kopshtit të Allahut” në disa prej netëve magjike, shtriheshin edhe katër vajza njëherësh

– Në vitin 1948, Ronaldi u takua me Marylin Monroe-në.

Ai e pa disa herë nga koka tek këmbët, dhe psherëtiu: “Sensacionale”.

Ajo e pa dhe pas një buzëqeshjeje erotike, i tha: “Kur të më njohësh, do të kuptosh se jam edhe më shumë”

 

Nga Luciano Gulli*

 

Jo se gjelat mungonin, në Kotecin e Madh që ishte Hollywood. Clark Gable, James Stewart, Gary Cooper fryheshin gjithë ditën, si në arkat e kinemave, ashtu edhe në zemrat e zonjave që ishin vajza të reja, mes viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë. Por Vëllai i Madh, ai që për nga pendët dhe syrin vrasës ua kalonte të gjithëve, duke vënë në resht edhe ekzemplarët më të fortë të Serisë A – ai që në atë kohë i përkiste Serisë B, të paktën në kinema – quhej Ronald Reagan. Pikërisht ai, ish aktori i filmave uestern të dorës së dytë, që më pas do të bëhej president i SHBA: i dyzeti, për të qenë më të saktë. Ai që, nga viti 1981 deri në vitin 1989, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, arriti të tërheqë pas “karrocës” së tij prej triumfatori sekretarin e fundit të PK Sovjetike, tashmë të zbutur, Mikhail Gorbaçovin.

Feminizmi, ai që solli fillimisht tërmetin dhe më pas cunamin në marrëdhëniet mes burrave dhe grave, ende nuk kishte ardhur. Dhe në atë botë të thjeshtë dhe pakëz naive, në atë periudhë të pasluftës së dytë ku ëndërroheshin nga të gjitha, dhe dukej se asgjë nuk ishte më e dëshirueshme se sa ëndrra amerikane, ishte normale që mes atyre që sot janë nëna të thuhej që “burri është gjahtar”. Po gratë? Gratë ishin më se të kënaqura që të ndiheshin “preja”, ose të pushtuara, ose të joshura: secila zgjidhte termin që dëshironte, sipas ndjeshmërisë. Clarg Gable, Humphrey Bogart, Jimmy Stewart. Këta ishin heronjtë. Por ai që çuditërisht çukiste më shumë andej nga anët e Venice Beach, ishte ai, presidenti i ardhshëm që ndërroi jetë në moshën 93 vjeç, dhjetë vjet më parë, pasi Alzheimeri e kishte katandisur në një “larvë”.

I ka zbuluar të gjitha këto një biografi e shkruajtur nga Darvin Porter, me titull “Trekëndësh dashurie: Ronald Reagan, Jane Wyman & Nancy Davis”, që pritet të dalë ditën e Shën Valentinit. Historia e Porterit thotë që Reagani kishte shkuar në shtrat me më shumë se 50 prej yjeve të Hollywoodit. Të gjitha në resht, në pritje të radhës së tyre, prapa portës së një prej njëkatësheve të hotelit “Garden of Allah”. Aspirante për velina, yje me kofshën pakës të madhe, vajza të spektaklit thjeshtë kalimtare, bashkë me zonjusha me talent të sigurtë: të gjitha bashkë, me pasion, në pritje të radhës së tyre. Nëse ka qenë e gjitha merita e tij, pra e Reaganit, këtë nuk e dimë. Eshtë fakt që shefat e “Warner Bros” i besonin atij me intuitë. Dhe ishte ai, në bazë të “provimeve” të specializuar që kanë qenë gjithmonë një detyrim, që vendoste se cila do të merrte rolin apo do të shfaqej në një film. Shumë prej atyre vajzave e kanë kaluar Hollywoodin me shpejtësinë e një meteori. Ndërsa të tjerat kanë ardhur për të ndenjur gjatë dhe për t’u ngulitur përjetësisht në kujtesën e njerëzve. Marylin, mbi të gjitha, por edhe Doris Jay, Joan Blondell, Lana Turner.

Thonë se Reagani shoqërohej shpesh herë në këto aventurat e tij nga miku Errol Flynn, i cili fliste për 12 mijë “trupa të kolme” në netët e Ronald Reaganit. Netë vërtetë të nxehta, nëse është e vërtetë që nën çarçafët e “Garden of Allah” në disa prej netëve magjike, shtriheshin edhe katër vajza njëherësh. Në vitin 1940, reagani u martua me Jane ëyman. Zgjati vetëm 8 vjet ajo martesë. Në vitin 1948, Ronaldi u takua me Marylin Monroe-në. Ai disa herë nga koka tek këmbët, dhe psherëtiu: “Sensacionale”. Ajo e pa, dhe pas një buzëqeshjeje erotike, i tha: “Kur të më njohësh, do të kuptosh se jam edhe më shumë”.

Vite pune super për të riun Ronald. Fati e deshi që në një moment të takohej me Doris Jay. Mund të kishte martesë, por Reagani preferoi Nancy Davisin, e cila spikaste prej prejardhjes familjare: e pasur dhe e pushtetshme, që nisi menjëherë ta përpunojë atë djalosh të mirë për uesternët e xhiruar në El Paso, për ta shndërruar në një politikan të nisur për një rrugëtim të gjatë, që nga demokrat siç ishte në fillim, do të kthehej në republikan. E drejtë zgjedhja, e duhur gruaja, i duhur vendimi për të dalë nga bota e celuloidit. E duhura në fund karriera, nga guvernator në president, përgjatë trajektores që do ta projektonte në “Hollin e të Famshmëve” të presidentëve të SHBA.

Nga Ronaldi, grabitësi i zemrave natyrisht nuk do të shohim asgjë në film, i cili do të titullohet thjeshtë Reagan. Protagonist David Henrie, ylli i Disneyt. Nuk ka seks, as Hollywood. Vetëm armiku i madh i komunizmit, miku i Zonjës së Hekurt, Thatcher, i parë nga sytë e një agjenti të KGB-së.

*Il Giornale- www.bota.al

8 komente në “Marilyn dhe të tjerat. “Haremi” hollywoodian i Ronald Reaganit në “Kopshtin e Allahut””

  1. Brug says:

    Ne artikullin e mesiperm mund te pranohet pjeserisht natyra apo origjinaliteti i pikpamjeve te R.Reaganit si nje personalitet politik si edhe nje anti-komunist por fantazia euforike e italianit i kalon kufite e nje femije! R.Reagan si nje mashkull i pelqyer ne vitet 50 -60 kjo eshte vertete nje perralle e sajuar nga makarone-ngrensi gazetari Gulli! Kurre dihet qe R.Reagani ka qene i martuar dy here per here te pare ne 1940 dhe mbas nje kohe martesa e dyte! Hollivudi dhe historia e aktorve te njohur ku ne kete rast permendet ky aktor i klasit te dyte apo te trete i cili perpara se te niste aktrimin ka qene spikeri i radios per fotbollin amerikan! Ne ate kohe ne 1950 njihet si aventurieri me i madh i te gjithe koherave regjizori dhe miliarderi Howard Hawks i cili nuk u martua deri ne te 70 ku edhe u shua! Njehokesisht ne ate kohe ne 1950 26 vjecari Marlon Brando ishte aktori me konkurues i kohes dhe me i preferuari nga femrat e asaj kohe ne Amerike dhe jashte saj! Pa harruar edhe yllin e kinematografise Gary Cooper i cili ishte me magjepsi ne syte e artisteve te gjinise femrore te asaj kohe si Ingrid Bergman apo bukuroshja Grace Kelly e cila mbeti e dashuruar edhe kurre u be princesh e Monakos! Po te flasim jashte temes nuk eshte nje sensacion komenti i gazetarit italian ku ai shprehet edhe me shifra qe R.Reagani kishte shkuar ne shtrat me 50 yje te Hollivudit! Cfare kureshtje vulgare dhe amatore ku Gulli permend nje dicka qe edhe nje aventurier i thjesht por inteligjent mund te kete bere me shume aventura se ky president i cili njihet thjesht si M.Thatcher si nje figure ironike qe ka pasur nje vullnet te hekurt si nje politikan jo si nje aventurier i cili eshte i lindur si nje krijese e lire ne kete jete te shkurter !

    1. Pilo Lala says:

      Koment i bazuar ne fakte.
      Ne ato vite Reagan mund te kete fjetur me vajza, por ato vajzat kane fjetur me te gjithe yjet meshkuj.
      Hajde tani jepi dum, kush fitoi ne ate orgji.
      Boll te mos flije vetem, kjo ishte konkurrenca.

  2. Shqiptar Iliro Arian says:

    E pse mos t’i bente keto gjera? I ri ishte, simpatik ishte, aktor ishte, beqar po ashtu, s’ka asgje te keqe.

  3. shitsi i bulmetit says:

    Te lumte hanxhari o Ronald Reagan.

  4. heretiku says:

    Ronald Reagan ne rinine e tij ka qene komunist i flakte, siç qe nje pjese e madhe e artisteve te Hollyvood-it. Pas fillimit te “gjuetise se shtrigave” kunder komunisteve ne Hollywood, ne periudhen 1950-1954, nga Joseph McCarthy, politikan, periudhe e quajtur “macartizem”, Reagan-i ndrroi flete; u be antikomunist dhe se bashku me aktorin famoz te atyre viteve Garry Cooper e John Wayne, gjuanin dhe spiunonin ish koleget e tyre. Viktimat e tyre perfundonin ne burg, largoheshin nga U.S.A., apo persekutoheshin ne forma te tjera. Viktima te kesaj gjuetie jane Charlie Chaplin, Katrin Hepburn etj.

    1. DinPaku says:

      Nqs eshte e vertete kjo per Reganin, paska qene si Saliu yne ne drejtim te konvertimit nga nje komunist i thekur ne antikomunist te flaket dhe te eger.

  5. Artur Duka says:

    Kurse Nancy Regan ishte e famshme se bente shume mire fellatio (ua lepinte dhe thithte burrave me goje. Kurvari perputhet per bukuri me kurven.

  6. Enigma says:

    Cfare te them rezultati i ketyre presidenteve sot bota eshte keshtu njeriu po ua kalon kafsheve .sot ka ardhur koha e imoralitetit vjedhjes droges vrasjes etj.po i ke keto quhesh tip i shkathet nqs jo nuk din asnje gje nga jeta .urime kurva vrases hajdute maskarenje pedofila per kihen qe u ka ardhur.por mos harroni koha ka fjaken e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje