Mblidhet qeveria, pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 5 qarqe

2 Shkurt 2015, 17:37Politika TEMA

Pasi kryeministri Rama së bashku me Ministrin e Brendshëm Tahiri inspektoi zonat e përmbytura në jug të vendit, qeveria do të mblidhet në mbrëmje rreth orës 20:00 për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 5 qarqe të vendit, të cilat janë prekur nga rreshjet e dendura, stuhitë dhe përmbytjet.

Burime të TemA, thonë se qarqet në të cilat do shpallet gjendja e jashtëzakoshme e emergjencave janë ai i Vlorës, Beratit, Fierit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Gjendja në jug të vendit vijon të mbetet problematike dhe dëmet e shumta janë në gjënë e gjallë dhe tokë buqësore, por fatmirësisht deri tani pa dëme në njerëz.

Situata pritet të përkeqësohet ditëne  mërkurën, pasi intesiteti i rreshjeve të shiut do të jetë edhe më i madh./j.h

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje