Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre.
Ristani vizitoi zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës dhe takoi banorët e prekur nga kjo situatë e rënduar nga reshjet.
Ai konstatoi se me gjtihë përpjekjet e shtabeve lokale, gjëndja është e rënduar dhe dhjetra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat.
Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre.
Ristani kërkoi gjithashtu bashkëpunim të plotë me autoritetet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, pasi jeta e tyre dhe prona është prioritet absolut.
Gjatë takimeve në Novoselë, u vu re se situate është dramatike dhe e papërballueshme. Kushtet e rrethanat kërkojnë domosdoshmërisht shumëfishimin e përpjekjeve dhe resurseve qeveritare. /gj.k/
o palle po edhe emergjencat kombtare i sheh ne ngjyre partiake ti!!!!!!!
pse jo te ndihmohen vetem votuesit e pd-se
ne pac bole shko e ndihmo dhe jo te besh politike me shiun apo lumejte
a ka naj gje per te vjedhur ,se per tjeter nuk jeni ju rrumpallat
Hahahaha
Ka dhene urdher ristani.
Kujt ja mban le te mos e zbatoje. Se di ristani qi punon.