Përmbytjet/Spaho: Jeta e qytetarëve absolute

2 Shkurt 2015, 12:48Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjendjen.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho situata e përmbytjeve vecanërisht në zonat e Jugut sa vjen e rëndohet.

“Sipas të dhënave që vijnë në Partinë Demokratike dhe raportimeve në media, jeta e qindra familjeve dhe prona e tyre janë në rrezik ekstrem.

Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të strukturave dhe shtabeve vendore, situata avazhdon të mbetet e papërballueshme. Banorët informojnë shpeshherë se e kanë të pamundur kontaktimin dhe komunikimin me autoritetet.

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjensës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjëndjen.

U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit.

Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive.

Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute”, theksoi Spaho. /gj.k/

2 komente në “Përmbytjet/Spaho: Jeta e qytetarëve absolute”

  1. mamaja e shqupit says:

    o fashist ja filluat me ba politike me fatkeqesi natyrore o mordja si nuk ha mut o malaga wtf o hajn o psikopat o i degjeneruar

  2. Me te vertet keta te irritojne me keto fjalime qe mbane Dalin e flasin sikur vine nga Marsi,e jo sikur ishin ne pushtet dhe nuk perballuan dot situata me te lehta nga kojo. Flasin tamam si e jema e zeqos ne maje te thanes. Opozite me te dobet me te neveriteshme ,drejtues me me pa autoritet se keta te PD nuk gjen …. Me te vertetnnai shpifen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje