Platforma anti-korrupsion/Duma: Rama ka hequr nga puna denoncuesit e korrupsionit

3 Shkurt 2015, 11:51Politika TEMA

Një ditë pasi Qeveria lancoi projektin më të fundit në luftën ndaj korrupsionit, Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se mbron korrupsionin dhe ndëshkon denoncuesit e tij.

Grida Duma me një deklaratë nga selia e PD iu referua rastit të denoncuar më parë nga opozita lidhur me Ministrinë e Mirëqënies Sociale, ndërsa theksoi se dy ligje u shkelen, ligji për nëpunësin civil, dhe ligji që nxit denoncimin e korrupsionit dhe ofron mbrojtje për denoncuesit, për të shkarkuar nga puna nëpunësen, e për të mbrojtur korrupsionin e Erion Veliajt. Kjo është e vërteta e korrupsionit në vend

“Platforma on-line për anti- korrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë por jo për të luftuar korrupsionin.

Shqiptarët e kuptojnë se cdo të thotë të luftohet korrupsioni me internet e rrjete virtuale, kur kryeministri heq nga puna pikërisht ata që e denoncojnë korrupsionin.

Edi Rama kishte në dorë, në  24 qershor, një ankesë konkrete, nga një punonjëse me përvojë e administrates që ai drejton, për një rast korruptiv që po bëhej nga Ministria e Erion Veliajt.

Luiza Gjonaj i drejtohet Edi Ramës ku i thotë se ka shkelje të rënda të ligjit në lidhje me një tender fiktiv, për blerjen e një malli që tashmë ekzistonte, dhe për më tepër firma EAG, e mirënjohur për publikun si kompania e vëllati të ministrit që fiton të gjithë tenderat, ishte shpallur ndërkohë fituese.

Cfarë bëri Edi Rama me këtë rast. Asgjë. Ankesa u arkivua, rasti abuziv i përvetësimit të fondeve publike u konsumua deri në fund. Korrupsioni nuk u ndal.

Në gusht, Edi Rama merr një tjetër letër nga Gjonaj. Ajo i shkruan kryeministrit, se pas denoncimit që ka bërë, po merr kërcënime dhe presione nga njerëzit e Erion Veliajt.

Cfarë bëri Edi Rama me ankesën e dytë. Asgjë. Nuk bëri asgjë sepse kryeministri kishte marrë në mbrojtje korrupsionin, dhe sigurisht nuk mund të mbronte denoncuesen e korrupsionit. Kishte bërë zgjedhjen e kundërt me atë që propagandon.

Dhe më në fund, në 24 dhjetor, nëpunësja që guxoi të denonconte korrupsionin, u largua nga puna“, theksoi Duma. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Platforma anti-korrupsion/Duma: Rama ka hequr nga puna denoncuesit e korrupsionit”

  1. Vilajet Qyrku says:

    Pse me leter, me firme me emer dhe mbiemer? Mjaftonte ta denonconte online dhe une do ta kisha bere drejtoreshe Luizen.

  2. Ardit says:

    po ik moj baxhell kur ke goj e flet ti….i rrujte pleqt dhe burrat e botes.

  3. tani says:

    o dema. nuk eshte per ty politika. he te keqen.

  4. drejtesia says:

    Pse zonja ne fjale nuk shkon ne gjykatat qe akoma jane te sAli Babes me 40 hajdut dhe te denoncoje pushimin e saj nga puna si te padrejte dhe pastaj te dilniu e te beni gam gam . Keshtu nuk ju beson njeri.

  5. LORA says:

    Cfare e ka pickuar griderine qe, pa vonuar as edhe 24 ore nga prezantimi qeveritar i projektit ne lufte kunder korrupsionit,te dale nga frengjite e Shqup-it e te leshoje bubullima,,,,prit moj vajze prit e duro pak,,,ke edhe ti shansin t’a provosh funksionimin e projektit e pastaj te dalesh e te besh ate zanat qe dini ju nahija shqup-se te beni me mire,,,,diarrene gojore.
    TUNG.

  6. jeni kot,kot,kot,kot ,kot,kot …………………………….

  7. TNT says:

    Vertet kete nivel ka truri yt moj moter?!?!?! Po pse moj e ngrate, Kryeministri ( edhe pse nuk me pelqen ) do beje prokurorin!!!!!! Po pse keni rene kaq posht dhe beni opozite me Luizra, Bedrie, Dallendyshe apo ku di une…..

  8. Demokrati i vërtetë says:

    Putanat, hajdutët, kriminelët, injorantët, ky është “mozaiku” i llumpenit shqiptar, që përbën të ashtuquajturën opozitë, e cila nuk di gjë tjetër përveç gënjeshtrave, sharjeve e shpifjeve…!

  9. Bes says:

    Grida e opozites se zgerlaqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje