Gjermeni me banorët e lagjes Kushtrimi: Dëmshpërblimi në buxhetin e vitit 2016-2017

5 Shkurt 2015, 17:00Sociale TEMA

Ministrja Gjermeni  pas takimit me  me një përfaqësi të banorëve të lagjes “Kushtrimi” Vlorë, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë” tha se Ministria e Zhvillimit Urban, Enti Kombëtar i Banesave, ALUIZNI dhe struktura të tjera shtetërore e vendore, janë të impenjuara maksimalisht për të ndihmuar qytetarët në marrjen në dorëzim të dokumentacionit dhe përshpejtimin e procedurave ligjore për dëmshpërblimin apo trajtimin financiar me qira, të të gjithë të prekurve nga zbatimi, i këtij projekti madhor, me interes publik.

Problematikat e paraqitura nga banorët që preken nga ndertimi i rrugës  lidhen me likujdimin e pronarëve që shpronësohen nga realizimi i këtij projekti, trajtimin e familjeve që nuk janë pajisur me dokumente pronësie dhe janë skualifikuar nga procesi i legalizimit, si edhe mënyrën e trajtimit të familjeve që posedojnë ndërtime pa leje, por që janë lënë jashtë procesit ose duhet të trajtoheshin me shpronësim.

Ministrja Gjermeni sqaroi që qytetarët, të cilët disponojnë dokumentet e pronësisë së pasurive të paluajtshme të konfirmuar nga ZVRPP, Vlorë, do të shpërblehen menjëherë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.54, datë 21.01.2015. Qyetetarët, të cilët do të plotësojnë dokumentacionin pranë Bashkisë Vlorë, do të marrin fondet e shpronësimeve në llogarinë bankare që kanë deklaruar.

Qytetarët që posedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi dhe janë të skualifikuar nga procesi i legalizimit/ose mosrealizimi i procesit të legalizimit në kohë, do të përfitojnë, pagesat e qirasë për dy vjet, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.58 datë 21.1.2015. Për vitin 2015, do të marrin pagesën e qirasë për 11 muaj shkurt – dhjetor 2015. Këta qytetarë, në fillim të 2016, do të përfitojnë shumën e plotë për pagesën e qirasë të gjithë vitit 2016.
Ministrja Gjermeni u angazhua se këta qytetarë, do të përfshihen me prioritet në grupin e familjeve të pastreha, dhe shpenzimet për zgjidhjen e kësaj situate do të parashikohen në buxhetin për vitin 2016-2017.
Nga ana tjetër, Ministrja, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në këtë proces. Qytetarët që preken nga realizimi i këtij projekti, të paraqiten pranë institucioneve përkatëse në Vlorë, pasi një numër i shtuar punonjësish të MZHU, EKB, ALUIZNI, Bashkisë Vlorë, janë të angazhuar t’u shërbejnë banorëve për kryerjen e procedurave.

Nëse ka banorë që nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të qirasë 2-vjeçare, të paraqiten menjëherë, me dokumentet përkatëse, pranë Entit Kombëtar të Banesave, dega Vlorë në mënyrë që të shtohen në këtë listë./j.h

2 komente në “Gjermeni me banorët e lagjes Kushtrimi: Dëmshpërblimi në buxhetin e vitit 2016-2017”

  1. tfgs says:

    prit gomar,te te mbij bar………..

  2. Berisha Strazimiri says:

    SHIKONI…DEGJONI…KERKONI dhe kurre mos besoni, sa pa pare te shkruar te zeze ne te bardhe shumen me leket ne llogarite bankare…..Nuk po e EKZAGJEROJ. Shembullin e keni tek banoret e rruges SKELE-UJI FTOHTE qe akoma nuk kane pare nje CENTEZE. Rrini grup dhe mos u perçani se do te hani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje