Përmbytjet/ Beqaj: Asnjë rast i sëmundjeve infektive

5 Shkurt 2015, 12:06Sociale TEMA

Ministri  i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se në zonat e prekura nga përmbytjet nuk është shënuar asnjë rast i sëmundjeve infektive, si rezultat i situatës së krijuar.

Nga Novosela ku ka inspektuar situatën shëndetësore, ministri Beqaj garantoi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

Beqaj tha se qendrat shëndetësore dhe ekipet mjekësore në zonat e pëmbytyra janë furnizuar me medikamentet e nevojshme.

“Duhet të kemi parasysh se ndodhemi në një kohë kur gripi sezonal është në pikun e vet, por të gjitha qendrat shëndetësore këtu janë në funksionim të plotë, mjekët janë këtu, të gjitha  bazat mjekësore janë në dispozicion të atyre që kërkojnë shërbimin shëndetësor. 

Gjendja këtu është normale dhe njerëzit vijnë normalisht.  Në Novoselë ka ardhur një grup i ISHP-së i cili po vlerëson situatën për të evidentuar nevojat e domosdoshme për dezinfektimin e zonës që të mund të eliminohet shkaktimi i sëmundjeve infektive”, tha Beqaj

Në vijim ai sqaroi se shërbimi shëndetësor këtu funksionon në mënyrë normale pasi në këtë zonë nuk ka më barriera pas tërheqjes së ujit të cilat të mund të pengojnë qytetarët të vijnë, por pavarësisht kësaj mjekët gjatë gjithë kohës kanë qenë në dispozicion.

I pyetur nëse ka ndonjë rrezik për nisjen e ndonjë epidemie për shkak të bagëtive të ngordhura prej përmbytjeve, Beqaj tha se nuk ka asnjë rrezik dhe deri më tani nuk është raportuar për asnjë rast infeksioni.

“Bagëtitë e ngordhura deri më tani nuk përbëjnë asnjë rrezik për shfaqjen e një epidemie, në bashkëpunim me shërbimin veterinar të zonës janë shpërndarë të gjithë udhëzuesit për lëndët dezinfektuese që duhen shpërndarë në terren.

Nga sot do të nisë edhe groposja e bagëtive të ngordhura . të prekur nga sëmundjet infektive theksoj se nuk ka pasi në nuk kemi evidentuar deri më tani asnjë rast të sëmundjeve infektive që burojnë nga përmbytjet”, tha ai.  /gj.k/

2 komente në “Përmbytjet/ Beqaj: Asnjë rast i sëmundjeve infektive”

  1. georges says:

    Mos u mburr mos u levdo
    Pas ca ditesh do ti sho!
    Ministri Beqaj, trap, pasi e kaloi feminine duke luajtur top me Kryeministrin Rama. ne pleqeri si te paditur iu kethyen politikes shqiptare. Nuk ben cudi,
    Mut i ati
    Mut i biri
    Mut ai qe beri tane
    dhe shqipetar budallane,
    dhe ky shtet me halabake
    do mbulohet plot me kake.
    Rama, Beqaj, dhe Peleshi
    verdalle po u sillet preshi

  2. stela says:

    O Beqja, si ishte puna e ketij tenderi me Vilma Nushin????? Hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje