Letra e 15 ish-faturistëve për Llallën, Ramën e Nishanin, se si abuzohej me faturat e energjisë

4 Shkurt 2015, 09:23Sociale TEMA

Një hetim i filluar 4 vjet më parë për prodhimin e  faturave afrofe nga kompania “CEZ Shpërndarje”,  dhe që në vitin 2013 u konkludua me arrestimin e 15 ish-faturistëve të kësaj kompanie, të cilët nuk janë njohur ende me vendimin e gjykatës për shkak të zvarritjes së seancave gjyqësore duket se ka nxjerrë në dritë një skandal që lidhet me mënyrën si operonte CEZ Shpërndarje në faturimin që u bënte abonentëve.

Me anë të një letër publike drejtuar  drejtuar kryeprokurorit Llalla, kryeministrit Rama, presidentit Nishani, kryeparlamentarit Meta dhe përfaqësuesve të selive diplomatike në vendin tone 15 ish-punonjësit e CEZ Shpërndarje  akuzojnë ish-drejtues të kompanisë për prodhimin e faturave afrove.

Ata shpjegojnë se pas vendimit të ERE-s që ndaloi faturimin afrofe, drejtuesit e CEZ gjetën një tjetër mënyrë për të faturuar abonentët me anomali, raporton Respublica.

Eprorët e CEZ pa dijeninë tonë instaluan në aparatët matës PDA të çdo lexuesi të Tiranës kodet që pasqyronion anomalitë matëse.

Për këtë ne  kërkuam shpjegime nga eprorët dhe këto na dhanë shpjegimet përkatëse se çishin këto tabela që na dilnin për abonentë të veçantë.

Ne nuk kishim rrugë tjetër veçse të shtypnim këto opsione të tabelës. Më konkretisht kur matësi ishte në punë me energji ne ishim të udhëzuar të shtypnin butonin “Yes”, në të kundërt opsionin “No”, gjë të cilën e kanë bërë të gjithë lexuesit në Tiranë.

Këto anomali nuk kanë shkuar drejtëpërdrejt në realizimin e faturës, por janë nisur me shkresë përcjellëse nga drejtori I Departamentit të Matjes dhe inxhinieri përkatës.

Kjo do të thotë se mbi bazën e këtij dokumentacioni shkresor dhe jo atij elektronik janë prodhuar faturat afrofe”– thuhet në një pjesë të kësaj letre. 15 ish-faturistët e CEZ akuzohen për falsifikim kompjuteri.

8 komente në “Letra e 15 ish-faturistëve për Llallën, Ramën e Nishanin, se si abuzohej me faturat e energjisë”

  1. qazimi says:

    Une kam nje vit qe kam bere 2 ankesa tek Kujdesi per Klientin,pormegjithese erdhen 2 grupe kontrolli me inxhiniere dhe elektriciste ne shtepi jo vetem nuk zgjidhen ASGJE NGA ato qe isha ankuar une,por as pergjigje me shkrim apo me goje nuk me dhane!!
    Elektricisti i zones ma nderroi 2 here aparatin mates, jo zyrtarisht sepse vete e kishin ngaterruar lidhjen.Pastaj ne shtepine time,qe shpenzoja cdo dite energji me vinte fatura vetem 340 leke,ndersa djalit tim ,qe shumicen e kohes nuk perdorte asgje ne shtepine e tij ,i vinte fatura 120 mije leke!
    Eshte cudi se ne cdo nentor fatura ka ardhur 40-50 mije leke,ndersa ne dhjetor e janar sivjet erdhi 115-165 mije leke!!!
    A ka njeri qe t’i kontrolloje keto VJEDHJE???
    KULMI eshte se GARAXHET nen toke te pallateve qe jane biznese private dhe bile punojne edhe ca SERVISE perdorin energjine e shkalleve apo ashensoreve dhe nuk kane sahat me vehte duke na vjedhur neve banoreve dhe shtetit!!!
    A JANE VJEDHJE KETO ,zoti kryeminister???

    1. Erjoni_Tr says:

      O Qazim,provoje njehere tek faqa Stopkorrupsionit.al Ku i dihet dhe funksionon!!

  2. Saimiri says:

    A forfait… ose me rregullat e shqipes “a forfe”. Nejse kujt t’ia thuash, “katnareve” te rrethinave qe e kane permbytur Tiranen.

    1. Fol Troc says:

      Qe kur Tirana na qenker bere qytet nga Tiranasit ?
      Tira ka qene fshat, u be kryeqytet dhe u mbush akoma me me shume fshtatare qe shumica e tyre na dolen katunare.
      Dhe fakti i perdorimit te termit “Afrofe” ne vend te “Aforfe” (ka gazetare qe e perdorin sakte termin) nuk ka te beje me katunarizmin, por me paaftesine e punonjesve ne pershtatjen e termave teknike.
      Keshtu eshte kur elektricisti ben drejtorin, inxhinierin, perkthyesin, psikologun etj ne nje ndermarrje.

  3. arusha... says:

    Mund te jete e vertet Une per disa muaj nuk jetova ne shtepi…dhe me vinte fatura her 7700, 8500 lek te reja,…Une habitesha…!! disa her kapja faturistin dhe me thoshte ndoshta te vjedhin…!!!!Tani qe thone se eshte rritur energjia dhe une ri ne shtepi harxhoj 4500,5200 dhe dhjetori qe ishte ne perdorim dhe kondicjoneri 7200 lek…Po na paskan rjepur keto kompani dhe qeveri fantazem

  4. arjanita says:

    Kjo eshte nje perpjekje per te shpetuar nga kthetrat e nje prokurori qe nuk ka bere asnje hetim por lot me jetet e 15 familjeve.
    Banditi te merr peng dhe te kerkon harac.Ky mban njerez ne burg,nuk i vjen ne gjyq me synimin qe ata te pranojne akuzen idiote “fallsifikim kompjuterik”
    Po te kishte hetuar sadopak do ta dinte se
    1.Lexuesi nuk e di a eshte nderprere nje abonent.Lexuesi per abonentet e nderpre
    re shikon nje tabele:A ka energji abonenti “no” apo “Yes”.Kur ka do shtypte “yes”.Kete tabele e cila dilte vetem per abonentet debitore e hidhte ne aparatet e lexuesve IT e CEZ.Ku eshte ” fallsifikimi kompjuterik “i lexuesve
    2.Drejtuesit e kompanise me shkresat e te cileve inxhinieret e zonave kane vendosur gjobat(jo faturat)nuk dine gje.E habitshme.
    3.Pas 3 vite hetim i akuzon fillimisht per “fallsifikim dokumenti” dhe 1 muaj pas arrestimit kalon ne akuzen “fallsifikim kompjuterik’Ne 6 muaj qe njerezit i mbante ne arrest nuk ka pyetur asnjerin.Ky eshte prokuror apo Bandit?
    Gjyqi ka filluar ne korrik 2014.Ka munguar ne me shume se 10 seanca.Kush e mbron kete specie.Kjo leter ishte fillimi i perpjekjeve per te kerkuar drejtesi.Me vone do kete letra te tjera ku do te sqarojme opinionin publik per
    veprimet drejtesise sone.Aktualisht kemi akoma besim tek DREJTESIA prandaj nuk eshte sqaruar me detaje.

  5. qytetari says:

    Kot shkruajne letra per presidentin,kryministrin dhe prokurorin faturistet e gjora!
    Vjedhja e shtetit ne te gjithe territorin e Republikes organizohet nga vete pushtetaret ,te cilet emrojne drejtore ne cez ne ujesjelles ,ne dogana, ne tatime,ne hipotaka e kudo vetem njerez te tyre te cileve i kane ngarkuar si detyre kryesore vetem vjedhjen.Keshtu funksionon ne Shqiperi.Kur vjen puna per te bere politike dhe propagande se po luftojne korrupsionin dhe keqberjen trimi Rama heq nga puna faturistet apo i denon ato edhe me burg.
    Kjo metode ka leverdi te dyfishte se jo vetem duan te japin pershtypjen sikur po luftohet e keqja dhe po vendoset” drejtesia” ,por lirohen edhe vende pune per ata qe profesion te vetem kane militantizmin e servilizmin ose shqip,bythelepirjen.

  6. Ilirjan says:

    Eshte fakt qe CEZ-i dhe Ujesjellsit, kryesisht ndaj emigranteve kane zbatuar nje Politike Faturimi GRABITESE, me mendimin se kane leke Ata:Emigrantet. Faturistet e dine kete fakt, por justifikohen: Na urdheronin!. Ligjerisht faturistet ndeshkohen me keto faturime fiktive, por urdherdhenesit e tyre i shpetojne ndeshkimit ndersa duhet qe ndeshkimi te bjere mbi keta te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje