Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka thënë se humbjet në rrjet të ujit, shkojnë në 67%.
Deklarata e tij është bërë gjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve.
Kryefjala e Ministrit Haxhinasto për këtë sektor ishte partneriteti me qytetarët dhe ndërgjegjësimi i publikut për vlerësimin e ujit, si element jetik dhe aset kombëtar.
“Pjesëmarrja e publikut është pjesë e thelbësore e reformës që po ndërmarrim dhe element kyç për suksesin e saj. Duhet të ndërgjegjësohet çdo qytetar se pagesa e ujit është detyrim” – tha Haxhinasto.
Ai vlerësoi si 3 çështjet dhe sfidat kryesore të këtij sektori humbjet në rrjet, konsumin e energjisë dhe kapacitetet njerëzore, si dhe theksoi si cështje prioritare për trajtim në këtë sektor mungesën e aksesit të ujit të pijshëm në nivelin e rreth 20% të popullatës dhe mungesën e shërbimit të kanalizimeve të ujrave të përdorura në nivele nën 50% të populates.
Duke u ndalur në çështjen e humbjeve në rrjet, ministri Haxhinasto e theksoi humbjen në rrjet në të sistemit në tëresi me 67% si një shifër të papranueshme dhe nënvizoi se nivele të tilla humbjesh nuk mund të garantojnë një sistem të qëndrueshëm.
Më tej ai vijoi me konsumin e lartë të energjisë, i cili për 2014 ishte në vlerën rreth 1.8 miliardë lekë, kosto prej funksionimit me ngritje manuale në sistemin e ujësjellësave në vend.
Ai u shpreh se kapacitetet njerëzore në nivel operimi dhe menaxhimi vijojnë të jenë një nga problematikat kryesore në këtë sektor.
Në vijim, ministri Haxhinasto nënvizoi se reforma që po ndërrmerret në këtë sektor, paralel me reformën territoriale do të ndihmojë në ndarjen e qartë të përgjegjësive të gjithë aktorëve dhe hallkave të përfshira, si dhe në vënien para detyrimeve të pushtetit vendor. Ai siguroi se nga ana e strukturave do të ketë ndërhyrje rigoroze dhe koordinim institucional më efikas, për rritjen e faturimeve dhe të arkëtimeve.
“Me reformën në këtë sektor do të realizohen dhe projektet e investimeve dhe do të kemi edhe penalizime në raste të mospërmbushjes së detyrimeve. Kërkojmë që çdo strukturë e angazhuar në këtë sektor të informojë dhe ndërgjegjësojë qytetarin se cilësia dhe shërbimi mund të ofrohet vetëm kur qytetari paguan”, tha ai.
Reforma në këtë sektor do të sjellë edhe ndarjen e përgjegjësisë tek operatorët, dhe për këtë ministri Haxhinasto deklaroi se do të fillojë proçesi i kualifikimit dhe çertifikimit i burimeve njerëzore në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.
“Punonjësit e angazhuar në sistemin e ujësjellës kanalizimeve, niveli operator apo menaxhues, do të trajnohen, do të kualifikohen dhe do të testohen”, tha ai
Ministri Haxhinasto u ndal në rëndësinë që ka aplikimi i teknologjisë inovative në këtë sektor për të shmangur çdo humbje dhe çdo abuzivitet. “Do ketë matje në burim, matje në sasinë e ujit që hidhet në sistem, matje në hyrje dhe në dalje tek qytetari me qëllim që sistemi të jetë korrekt, të jetë i ndershëm dhe asnjë qytetar apo biznes të mos të ketë detyrime më shumë, sesa duhet të ketë” – tha Haxhinasto.
Ai theksoi se çdo planifikim i investimeve duhet te ketë referencë Masterplanin Kombëtar të Sistemit dhe kërkoi shmangien e çdo subjektivizmi në investime, për të mos u përballur me rënie të efikasitetit.
“Një vepër në këtë sektor, nuk quhet e përfunduar nëse përfundon investimi në aspektin fizik të veprës dhe nuk arrijmë t’i ofrojmë shërbimin final qytetarit, ujin në rubinet. Cilësia dhe siguria e ujit janë dy elementë shumë të rëndësishëm të shërbimit që ofrojmë”- u shpreh ai.
67% humbje thote ? po thuaje or toc qe nuk paguhet…dhe une si hajvan e paguaj prej 20 vjetesh,ptuuuuu vend muti.
A mund te quhemi budallenj ne qe u kemi qendruar korrekt ligjeve te shtetit? Pse duhet te paguajme per paaftesine apo djallezine e te tjereve?
Tipike e komentuesve te Temes, lexojme vetem titullin!
Po e thote paguani. E thote edhe qe svaret nga ta! Po nga pushteti vendor. Ujesjellesi esht sha dhe nuk e pjerdh shtetin fare.
Me ligj me shume se 70% e ujesjellesave duhet te ishin mbyllur se kane ne faliment qe ne 2007! Se kuptoj cpresin pse nuk i shkrijne fare, cfare presin?????