Panariti për TemA Tv: Jemi përballë një katastrofe natyrore, do kërkojmë ndihmën e Bashkimit Europian për dëmshpërblimet

2 Shkurt 2015, 14:26Sociale TEMA

Stuhi të forta reshjesh pritet të mbërthejnë vendin të mërkurën dhe ky është moment më i vështirë me të cilin parashikohet të përballet vendi. Paralajmërimi vjen nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. Në një intervistë  nga terrreni për TemATv Ministri i Bujqësisë tha se Shqipëria ndodhet përballë një katastrofe natyrore dhe se do t’i kërkohet ndihmë për dëmshpërblimet BE-së.
Panariti bëri edhe një analizë të dëmeve, ku deri tani 3000 hektarë tokë janë përmbytur në zonën e Jugut, dëme me rreth 400 krerë bagëti dhe në pulari, pasi janë rreth 50 mijë krerë shpendë të dëmtuara.

Keni paralajmëruar përkeqësim të kushteve të motit në ditët në vazhdim. Sa e përgatitur është Shqipëria për tu përballur me këtë situatë?

Përkeqësimi i motit parlajmërohet nga qendrat ndërkombëtare meterologjike, të cilat parashikojnë reshje të vrullshme dhe stuhi në Shqipëri. Kjo do të thotë që situata nuk mund të konsiderohet e mbyllur deri sot, pasi pas një pauze pritet që të ketë një situatë tjetër të rënduar të motit. Për këtë arsye ne jemi të angazhuar të mbajmë nën kontroll situatën 24 orë në 24 . Shtabet e Emergjencave në të gjitha qarqet janë në punë pa ndërprerje.
Ne si Ministri Bujqësie jemi të angazhuar të mbajmë në funksion të plotë hidrovoret në të gjithë vendin. Nga ana tjetër jemi të angazhuar maksimalisht të marrim masa për garantimin e gjësë së gjallë. Deri tani është bërë e mundur të evakuohet gjëja e gjallë në shumicën e vendeve dhe ato po furnizohen me koncentrat dhe silazh në vendet ku janë garantuar të qëndrojnë.
Po bëjmëç’është e mundur të largojmë ujin në sipërfaqet e mbjella pasi në se qëndron për më shumë se 24 orë uji mbi to atëherë humbet cikli i prodhimit.
A ka parashikime për një bilanc të dëmeve të shkaktuara deri tani?
Për të pasur një bilanc të saktë të dëmit të shkaktuar nga përmbytjet duhet të presim të mbyllet situata meteorologjike me rreshje, e cila pritet të mbyllet sipas parashikimeve, të enjten pas dreke. Ndërkohë qeveria do të ndërmarrë masat për të kompensuar këto deme. Të gjithë banorët e dëmtuar nga moti i keq do të dëmshpërblehen dhe për këte Shqipëria do të kërkojë ndihmën e Bashkimit Europian. Menjëherë pas përmbylljes së situatës me rreshjet, ne do të aplikojmë për të përfituar nga fondet e solidaritetit të Bashkimit Europian. Këtë praktikë e ka ndjekur më parë Serbia, kur u përfshi nga përmbytjet, Kroacia, Greqia, por edhe Italia. Është radha jonë të përfitojmë pasi jemi në katastrofë natyrore. Por më parë ne duhet të bëjmë matjen e shkallës së dëmit dhe me këto të dhëna do të shkojmë në Bruksel për të kërkuar kompensimin me fondet e emergjencës.
Dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme, por do të ishin shumë më të mëdha nëse nuk do të funksiononin hidrovorët. Në të gjithë vendin kanë funksionuar dhe me pak probleme në fillim për shkak të mungesës së energjisë, tani situata është në funksion të plotë, pasi të gjitha hidrovoret funksionojnë.
Nga ana tjetër duhet të mendojmë për një plan afatgjatë të menaxhimit të lumenjve. Duhet të mendojmë që të ndalojmë kategorikisht ndërtimet anës lumenjve ,ndërkohë që ndërtimete kryera deri tani duhen larguar dhe në vend të tyre të mbillen pemë për të garantuar mbajtjen e pengimin e rrjedhjes së lumenjve.

Zoti Panariti, nëse do të ketë një sityuatë më të rënduar, cilat janë masat që ka marrë qeveria deri tani për të minimizuar dëmet?

Për situatën e krijuar, por edhe për pritshmërinë nëse do të ketë siç është parashikuar përkeqësim të motit, ne jemi në kontakt me ndërkombëtarët. Ndërkohë janë ngritur Shtabet e Emergjencës ku janë përfshirë të gjitha institucionet, duke nisur nga Ministria Brendshme, e Mbrojtjes, e Bujqësisë e Shëndetësië etj. Janë përgatitur për një situatë më të rënduar se kjo që është sot. Ne jemi të vëmendshëm ndaj parashikimeve meteorologjike dhe duhet të përgatitemi për përsëritjen e mundshme .

A keni të dhëna lidhur me dëmët e shkaktuara në bujqësi deri tani?

Aktualisht janë mbi 3000 hektarë tokë sipërfaqe të përmbytura në zonën e Jugut. Deri tani kemi informacion për dëme në rreth 400 krerë bagëti, kryesisht të imëta. Dëmtime të mëdha ka në pulari pasi janë rreth 50 mijë krerë shpendë të dëmtuara në Vlorë, por deri tani kemi mbajtur të padëmtuara stallat e lopëve. Ka dëme në zonën e Gjirokastrës pasi nga vërshimi i Drinos, janë zënë nga uji sipërfaqe të mëdha toke. Sidoqoftë ne jemi në terren duke ndjekur situatën dhe në përfundim të kësaj situatë të rënduar meterologjike do të bëjmë bilancin e dëmve për të ecur më pas me hapat e tjerë të dëmshpërblimit.

10 komente në “Panariti për TemA Tv: Jemi përballë një katastrofe natyrore, do kërkojmë ndihmën e Bashkimit Europian për dëmshpërblimet”

  1. Kapter Ramiu says:

    Pse nuk ndodhnin keto deme ne kohen e Cecos.Cecua nuk te linte te beje ndertime ne fushe, nuk te linte te bllokoje kanalin kullues, nuk te linte te prije pyllin etje.Kemi 20 vjet qe kete vend kush e kush ta zhvasi ta rrjepi, te pres pyllin , te marri zhavorin, te bllokoje kanalin, te beje ndertim ne buze te lumit.Kete kemi bere natyres,ajo na i shperblen me 400 % demin. Verini gishtin kokes te mbrojme teritorin, pyjet, te pyllezojme atje ku i kemi prere.

    1. safeti says:

      Fondin qe do japi BEja do ta menaxhoj panariti me ilirin dhe moniken dhe psiqikun e droguar

  2. qytetari says:

    Ju shkaterroni natyren se doni me vjedh e s keni te ngopur dhe BE t ju ndihmoje!?
    Ju poltikanet dhe qeveritaret e kesaj Shqiperie te katandisur ne pike te hallit i lini ne bisht per pasuri ata te BE,dhe kur vjen puna i shtrini doren per ndihme pa pike turpi.
    BE do bente mire te kerkonte konfiskimin e pasurive tuaja dhe ti kthente ato ne arken e shtetit shqiptar aty ku e kane vendin.

  3. behxhet bolemadhi says:

    shifi shqiptarqiqt!
    si klyshat e kurves qe i ankohen rruspies pse nuk kan lek me ble cigare!
    s jua ka fajin europa o shqiptarqire
    kua ka fajin koka
    koka ben koka peson
    ose me mir koka ben
    bytha peson (sepse tash do hani hajdarin sumceve)
    haa haaaaa haaaaaaaa!!!!!!
    shqiptarqiqt!
    kur i zejn tokat pordhnojn
    kur ja merr shiu qajn si kulishet e buces se plenave…

  4. Elpiniqi says:

    E shikoni,o njerez te mjere se cfare ndodh kur ju sulet ne 90-ten , si dikur TURQIT OTOMANE,prones SOCIALISTE duke e grabitur e shkaterruar ate sikur te ishte ARMIKU YNE???
    Fluturonte me “UREN E ZJARRIT” ne dore “heroi” i KRIMIT Azem Hajdari neper Shqiperi dhe linte pas SHKATERRIME,ZJARRE DHE GRABITJE!!!
    A e shihni tani se parulla “POSHTE KOMUNIZMI” ne fakt ishte “POSHTE SHQIPERIA?”
    A e kuptoni tani qe gjoja “LIRIA PA KUFI” qe stimuloi ARMIKU I ZI Sali Berisha ishte RRENIMI YNE I AFERT???
    Cfare SHKERDHATO KRACIE ishte kjo kur nxiste prerjen e pyjeve,ullishteve,pemtoreve,vreshtave,serave ne emer te luftes kunder KOMUNIZMIT???
    Po fabrikat,uzunat,kombinatet PSE DUHET TE SHKATERROHESHIN E TE GRABITESHIN kur fare mire te privatizoheshin dhe pronaret e ardheshem t’i shfrytezonin si te donin,por jo TKEN E SHKRETUAR???
    Po hekurudhat,depot e REZEVES SHTETERORE etj PSE DUHESHIN GRABITUR???
    O POPULLSHQIPTAR!
    NUK U RREZUA SOCIALIZMI PER TE MIREN E SHQIPTAREVE,POR PER TE ZEZEN TONE!!!
    Shikoni se se SKERMIT dhembet e florinjte KRIMINELI BERISHA kur shikon se cfare bejne lumenjte tani kunder popullit dhe kenaqet pa kufi!!
    PSE NUK U TERBUAN ASNJEHERE LUMENJTE NE KOHEN E ENVER HOXHES,apo e kishin frike???
    POSHTE ANTI SHQIPTARI I ZI SALI BERISHA!!!

  5. Piqerasin says:

    Jam e hutuar me kete menyre te menduari.Asnje nuk mendon te punoje.qeveritaret sot mendojne se jane ne krye
    per te kerkuar para,borxh dhe pastaj per te vene taksa per te paguar kete borxh.
    Shteti eshte familje e madhe qe do pune .Prinderit ne familje per te mbajtur familjen shkojne Kerkojme para tek komshiu,Ju te pa afte qe po I kaloni kufijte e durimit.

  6. frank says:

    ik ore qafir ikni andej nga erdogani mos merrni gje se ne evrope nuk ka nje kacidhe per juve,juve doni ndihma te beni vila dhe te bleje monika fustane nga 5 mije euro.gjetet kope me njerez ne albanania dhe beni politiken se ne evrope ju fusin shkopin ne bythe.

  7. melo says:

    Deri ne 2000, edhe pas 97 nuk kishte permbytje ne Shqiperi edhe pse hidheshin shtylla ne ere dhe shteti ishte rrumpalle. Sa u mbyllen institutet e iken inxhinjerat jashte shtetit Shqiperia u be han. U “privatizuan” miniera, u permbyt Tirana nga cuni Bales gjoja, qe edhe mund te jete e vertete qe ai qe shkaktari, por shkaku i vertete qe politika qe e vuri ate atje pasi u mbyll cdo gje e filluan vit per vit permbytjet. Ishin fillimisht te vogla. Jo po u hapen portat jo po nuk u mbyllen ne kohe, se me gjasa cunat e Bales ishin dhe ata qe ruanin ose rruanin kaskaden e Drinit ku kane dhene gjak breza te tere Shqiptaresh e jane sakrifikuar te gjithe. Pastaj kishim dhe Azem Hajdarin, heroin e Demokracise qe deshte ti vinte dinamitin gjithe veprave infrastrukturore te kohes se “monizmit”(kta te sotshmit jane Europiane Demokrate ose Socialiste moderne tip LSI). Meqe ra llafi se ky Meta eshte mare me keto hidrocentralet e vogla, pse nuk merret Lirua si ekspert o Mero ? Apo do flasesh per katastrofa natyrore dhe do degjojme pordhet e Panaritit qe i kerkon leke Europes. Europa ste jep me gur me ca koken, sepse car te ka dhene e ke vjedhur. Cte te japi me Europa ty kur ska leke per vete ?

    E verteta se cfare eshte bere me ate infrastrukture, qe mund ta shpjegoj sot e kane ne dore 5-6 kokrra dhe ata nuk ndodhen ne Shqiperi. Pervec te nderuarit Prof. Alfred Frasheri, aty ska mbetur asnje njeri qe te japi mend per katrahuren infrastrukturore te ketyre 25 viteve te fundit. Vetem tani po fillojme te mbledhim faturen e dritave, por koha eshte naprane, nuk do rri te te presi ty te rregullosh shtepine tende kur te teket ty pasi ke vjedh mire e mire, ajo ka kursin e vet, e megjithate kjo nuk quhet natyre, katastrofe natyrore kur jane grryer argjinaturat dhe nuk eshte vene asnje dore neper hidrovore, kur ne vend te jepej toka pronarit dhe te hiqej 7501, te inkurajohej agrikultura e vendit dhe si rrjedhoje te zbatoheshin projektet qe do e mbeshtesnin kete agrikulture u vodh cdo gje dhe njerezit jane ende pa prona. E zihen per trans-ballkaniken. Ku do ndertojne njerezit pervec se pa leje, perderisa prona nuk i jepet mbrapsht pronarit dhe nuk behet nje here e mire rregullimi i territorit ? Banditizem e kthyet vendin e shqiponjave, me te bukurin e mesdheut ne Karachi.

    Ik tani lyp ne Europe o Panarit.

  8. A says:

    Ka 25-se VJET qe SHQIPERIA vidhet, grabitet, shkaterrohet ne te gjitha drejtimet dhe menyrat e mundeshme nga mendere klasa politike shqiptare e kryesuar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA.
    Fatkeqesisht shoqeria dhe populli shqiptar ne krye te vendit, ne krye te shtetit, ne krye te qeverise vendos vetem jashteqitjen e vet, qe nuk jane tjeter vetem FEKALE qe QELBIN DYNJANE.
    Keto fare personash negativ nuk bene tjeter qe me “REFORMAT” e tyre te pjerdhura dhe asnje te sukseshme futen frymen e abuzimit, te shperdorimit, te vjedhjes, te grabitjes dhe kush i pervetesoj keto metoda u quajten “te shkathet”, “te zgjuar”.
    Mbani tani me shendet shkaterrimin total te NATYRES dhe te PASURIVE KOMBETARE, sepse kjo u arrit nen moton “FAMEMADHE”: “EKONOMIA ZERO, TERAPIA e SHOCKUT”. Kete e kemi peshqesh nga palo politikan dhe pushtetar te degjeneruar.
    A eshte keto dite edhe inisjativa e PS-se dhe EDI RAMES qe te “NDERTOJME RRUGEN TRANSBALLKANIKE” te Vlores, duke nxjerre ne rruge te madhe ne meshire te fatit njerezit dhe banoret nga shtepijat me force pa i demshperblyer si pronen, truallin, banesen dhe dyqanin, por duke i futur kudo per 2(DY) VJET me qera. Pra nga pronar, te kthehen ne qeraxhi se i teket EDI RAMES, per te perkrahur klanin e vet mafioz te ndertimit te rrugeve. Me perpara te kishte vleresuar pasurine e lujteshme dhe te palujteshme qe i shkaterrohet dhe te kishte ndertuar banesat qe te futnin koken dhe pjesa e mbetur t’ju jepnin paret koker me koker ne dore.
    Por me keto qe kemi patur ne drejtim si SALI BERISHA per 13-te vjet, FATOS NANO dhe ILIR META per 10-te vjet dhe tani per 2 vjet me EDI RAMEN nuk shkohet hic gje kundi por nga mjerimi ne sketerre.
    NATYREN kujtuam se po e shkaterrojme duke u pasuruar ne kurriz te saj, por ja ku jemi dhe ku ndodhemi. Ka ardhur koha qe invidi me mendje te shendoshe, familjet kulturuara prej verteti dhe mbare shoqeria shqiptare e emancipuar dhe e qyteteruar duhet te nxjerrim mesimet e duhura, sepse me njerez qe kemi patur deri tani ne drejtim shkohet vetem ne hale. Tung.

  9. nbca anticensurë abc says:

    “do kërkojmë ndihmën e Bashkimit Europian për dëmshpërblimet”
    e përkëthyer në shqip do të thotë
    “njerëz mos bëni zë se paret i kemi të sigurta.po qe se nuk jep gjë europa,është faji i europës që nuk ju dha pare!jo toni!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje