Qendra për komunitetin rom në Korçë, Rama: Mënyra si trajtojmë komunitetet tregon se ç'shoqëri jemi!

31 Janar 2015, 12:03Sociale TEMA

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në juglindje të vendit, është ndalur në Korçë ku është bërë përurimi i një qendre të re për komunitetin rom.

Kreu i qeverisë, u shpreh se me vepra të tilla mund të bëhet një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrimin e ketij komuniteti me dinjitet,

“Trajtimi ndaj komuniteteve tregon dhe çfarë shoqerie jemi. Ritheksoj se shembulli i Bashkisë Korçë, duke adresuar me dinjitet, duke e kuptuar si çështje dinjiteti shoqëror dhe njerëzor, përbën shembull rrezatues për ne si qeveri. Shembulli i parë i integrimit ne Këshillin Bashkiak, i një anëtar nga këto komunitete është pjesë e shembullit tërësor që nga Korça i jepet gjithë Shqipërisë“, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri vijoi duke thënë se tashmë ka një vullnet për ta trajtuar me seriozitet problematikën e këtij komuniteti.

“Përcjellim një mesazh të vullnetit per ta trajtuar me seriozitet dhe dinjitet problematiken e ketij komuniteti.  Ne besojmë që me zgjidhje cilësore, një zinxhir veprash të tilla mund të sjellin një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrim me dinjitet”, theksoi kryeminsitri i vendit nga Korça./j.h

1 komente në “Qendra për komunitetin rom në Korçë, Rama: Mënyra si trajtojmë komunitetet tregon se ç’shoqëri jemi!”

  1. Doules yeeftos says:

    Ce bre keta minoritaret greke gjithmone ankohen. Ja o dhe qendra po ju ndertojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje