Ministria e Mbrojtjes: Deri tani kemi evakuar 222 persona

2 Shkurt 2015, 18:10Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes thotë se është në gatishmëri për të ndihmuar në zonat e përmbytyra.

Gjatë ditës së sotme, Forcat e Armatosura kanë evakuar 222 persona, ndërkohë që janë në gatishmëri në zonat problematike.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqiperisë bazuar në kërkesat e Prefekturës së Vlorës, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, janë të angazhuara në ndihmë të popullsisë së përmbytur në rajonet jugore të vendit.

Në fshatin Novoselë, Vlorë, FA janë të pranishëm me trupa dhe automjete transporti.

Forcat e armatosura kanë kryer evakuimin e personave, Ura Vajgurore: 12 familje me 15 persona Poro, Vlorë: 118 persona dhe disa automjete civile, Akërni, Novoselë: 3 familje me 27 persona, Fitore, Novoselë: 6 familje me 25 persona.

Gjithsej te evakuar 222 persona  dhe disa mjete civile.

Operacion zhbllokim rrugësh nacionale:

Krahas operacioneve të evakuimit dhe zhbllokimit të rrugëve, Forcat e Armatosura gjatë ditës së sotme janë angazhuar edhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të gatishmëri totale me kapacitete njerzore mbi 250 në terren, mjete transporti 30 copë, mjete ajrore: 1 helikopter, mjete transporti ujor, motobarka dhe gomone”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje