Rreth 500 pako me ushqime nga 25 kg secila janë shpërndarë nga rezervat e shtetit për banorët e Novoselës dhe Levanit, dy nga komunat më të prekura si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit.
Rezervat e Shtetit kanë filluar shpërndarjen e pakove të ushqimeve më të domosdoshme, 500 pako nga 25 kilogram, vajë buk, miell, makarona, detergjent, si dhe ujë të pishëm.
Ndërkohë që shtabet rajonale të emeregjencave vijojnë të jenë në gadishmëri të plotë për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci theksoi se problemet më të shumta janë në zonat pranë shtratit të Lumit Vjosë.
“Komuna Novoselë dhe Levan janë më problematiket, por ndryshe nga një ditë më parë nata ka sjellë një situatë të re meteorologjike.
Ulja e temperaturave ka bërë që në male të ketë reshje të lehta dëbore dhe kjo për momentin nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit Vjosa, çka mund të jetë një ogur i mirë dhe për në vazhdim për të kaluar këtë situatë”, theksoi Prençi.
Sipas tij, strukturat operacionale janë të angazhuara me shpërndarjen e ndihmave, mjeteve më të domosdoshme për jetesë, si ujë, ushqim dhe për këtë po ndihmon edhe komuniteti i biznesit.
“Është e vërtet që qendra meteorologjike ka parashikuar rikthim të reshjeve ditën e mërkurë, por duke parë reshjet e dëborës shpresohet që Vjosa mos të ketë të njëjtat prurje si më parë dhe kjo po na jep kohë të marrim të gjitha masat për të mënjanuar përshkallëzimin e dëmeve në të ardhmen”, tha Prençi.
Nga të dhënat e raportuara, rreth 200 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Novoselë vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujit, në ditën e tretë të përmbytjeve që u shkaktuan si pasojë e motit të keq dhe daljes nga shtrati të lumenjve.
Mbi 300 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre ditëve, ndërsa në disa nga fshatrat e komunës Novoselë mungon energjia elektrike si pasojë e dëmevë të shkaktuara nga përmbytjet.
Bilanc negativ është edhe në rrethin e Fierit ku rreth 300 banesa dhe 5 mijë hektarë tokë ndodhen ende në pushtetin e ujërave të Vjosës.
Rreth 120 familje rezultojnë se janë evakuuar në fshatrat Ferras, Shtyllas, Cerven, Darezesë dhe Karcisht gjatë këtyre ditëve, zona të cilat u paraqitën më problematiket.
Në zonat e përmbytura lëvizja është e mundur vetëm me barka të vogla. /gj.k/
DUHET patur parasysh qe qeveria duhet te mendoj te para ndaloj demet duke mare masat para ndaluese se ekam shkruajtur edhe here te tjera ujte eshte i bindur kur rrugen e tij ja ke pregatitur qysh para tetorit dhe mban ne levizje te shpejtesis qe mos te dal ne rruge DUhet te hidhemi ne formullen paradalo dhe mos me vaero pastaj mos me ndihmo sepse demtimet jane shume me te medha ekonomikisht dhekane influence negative psikollogjike sic veprove me te padrejte per prishjet qeveria te veproj me te drejte per investimet para fenoveneve negative te natyres se leket jane dhe shpenzohen per gjoja emergjenca ku mundesia e shperdorimit eshte shume e madhe