Sondazh i Konrad Adenaur dhe IPIP: 83% e të anketuarëve pro hapjes së dosjeve të Sigurimit

4 Shkurt 2015, 13:36Sociale TEMA

83 përqind e shqiptarëve janë pro hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Fondacioni “Konrad Agenauer Stiftung” në bashkëpunim me Institutin e të Përndjekurve Politikë kanë zhvilluar një sondazh me opinionin publik, ku 83 për qind e të intervistuarve u shprehën dakort me hapjen e dosjeve. Rezultatet e sondazhit u prezantuan sot në një konferencë për mediat, ku veç organizatorëve të këtij sondazhi, merrnin pjesë edhe përfaqsues nga shoqëria civile. Sondazhi u zhvillua me telefonata të zhvilluara për gjatë periudhës 13-23 janar 2015. Në të u intervistuan 1200 qytetarë mbi 40 vjeç, ose thënë ndryshe që në vitin 1991 ishin 16 vjeç. Po ashtu, qytetarët e intervistuar u pyetën nga organizatorët edhe për profilin biografik, ku rrezultoi se 30 për qind ose 360 prej tyre vinin nga familje të përndjekura apo të diskriminuara politikisht. Sondazhi shtroi 3 pyetje bazë: 1- A duhet të hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit; 2- Nëse po a ishin vetëm për hapjen e dosjeve apo edhe për spastrimin e institucioneve publike nga bashkëpuntorët e sigurimit; 3- Nëse bëhet spastrimi i ish-punonjësve dhe bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit a duheshin larguar vetëm drejtuesit e lartë të saj apo nëpunësit etë gjitha nivele. Pyetjes nëse duhet të hapen dosjet u përgjigjën pro 83 për qind e të gjithë të anketuarve. Ndërkohë që pro u përgjigjën edhe 84 për qind e të aketuarve që deklaruan se ishin të përndjekur apo të diskriminuar politikë të sistemit të shkuar. Ndërsa pyetjes së dytë nëse duhet të ketë vetëm hapje dosjesh apo edhe spastrim të administratës nga bashkëpuntorët e sigurimit 15 për qind e të pyeturve u përgjigjën se ishin vetëm për hapje dhe 71 për qind edhe për spastrim të administratës. Ndërkohë që sa i përket vetëm kategorisë së të përndjekurve ata u përgjigjën 15 për qind vetëm për hapje dhe 79 për qind edhe për spastrim. Ndërkohë që pyetjes së tretë, asaj për masën e spasrtrimit, 57 për qind e të anketuarve u përgjigjën për spastrim të të gjithë nëpunësve dhe vetëm 35 për qind vetëm të drejtuesve të nivelit të lartë. Tek të anketuarit me prejardhje nga familje ish të përndjekura 61 për qind e tyre u shprehën për spastrim të të gjitha niveleve të administratës, ndërsa 30 për qin vetëm për drejtuesit e lartë. Duke folur në prezantimin e këtyre rezultateve kreu i Insitutit të Përndjekurve Polilitikë, Bilal Kola u shreh se qëllimi i kësaj ankete ishte njohja e opinionit publik mbi domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve. “Gjykuam se ishte momenti i duhur se çfarë mendon populli shqiptar dhe të përndjekurit lidhur me një proces i cili në vendet ish-komuniste si Shqipëria e kanë kryer atë që në kohën e shkuar. Sa i përket interesit tonë ne gjykojmë se në fundore i gjithë ky proces edhe pse shikon nga e shkuara është në funksion vetëm të së ardhmes, sepse transparenca e shëndosh dhe i bënë mirë shoqërisë”, – tha Kola.

 

Ndër të anketuarit, 30% deklaruan se rrjedhin nga familje të përndjekura/diskiminuara politikisht para vitit 1991 (Fig. 4). 1/4 e ish-të përndjekurve deklaruan se e kanë patur familjen në pozita të mira në pushtet ose parti para fillimit të përndjekjes/diskriminimit.  Ndër të gjithë të anketuarit, rreth 12% kanë patur të paktën një të afërm të pushkatuar politikisht (baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze). Rreth 16% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të burgosur politikisht. Rreth 10% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të arratisur. Rreth 21% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të internuar/dëbuar/shpërngulur politikisht. Rreth 18% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të shapllur “kulak” ose “të deklasuar”. Rreth 11% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të përjashtuar nga PPSH-ja.

Opinioni i të anketuarve mbi hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe mbi Lustracionin

Rreth 83% e të gjithë të anketuarve mendojnë se dosjet e Sigurimit të Shtetit duhet të hapen. Në veçanti, 84% e të anketuarve me prejardhje nga familje ish-të përndjekura janë pro hapjes së dosjeve të Sigurimit (Fig. 1).

Rreth 71% e të gjithë të anketuarve mendojnë se, nëse bëhet hapja e dosjeve, duhet bërë edhe spastrimi i institucioneve publike nga ish punonjësit & bashkëpuntorët e Sigurimit (edhe për lustracionin). Të të njëjtit mendim janë rreth 79% e të anketuarve me prejardhje nga familje ish-të përndjekura (Fig. 2).

Nëse bëhet lustracioni, 57% e të gjithë të anketuarve janë për spastrimin e të gjithë punonjësve aktualë të institucioneve publike, ndërsa 35% janë vetëm për spastrimin e drejtuesve të lartë të institucioneve aktuale. Tek të anketuarit me prejardhje nga familje ish të përndjekura, këto dy opinione janë në raportin 61% me 30%

Metodologjia

Për këtë sondazh u hartua një pyetësor me 15 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u anketuan 1200 banorë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë. U anketuan vetëm shtetas, të cilet në Janar të vitit 1991 kanë qenë në moshën 16 vjeç e sipër. Kjo grupmoshë presupozohet të ketë njohuri më të sakta rreth çështjeve për të cilat u krye vrojtimi. Numri i telefonatave fikse e celulare në çdo qark u përcaktua në përpjestim me popullsinë e tyre urbane e rurale. Në përfundim të anketimit dhe hedhjes së të dhënave në bazën e të dhënave, u krye ripeshimi statistikor i kampionit, në mënyrë që ai të përfaqësonte sa më afërsisht popullsinë banuese në Shqipëri nga pikpamja gjeografike, demografike dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor rezultoi +/-3%.

Sondazhi u krye nga Dr. Eduard Zaloshnja, Pacific Institute for Research and Evaluation, Calverton, MD, U.S.A. Sondazhi i parë mbi opinionin e qytetarëve rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe Lustracionit dhe në vecanti mbi opinionin e shtresave të ndryshme të ish-të përndjekurve politikë u realizua nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Institutin për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë në Tiranë, në periudhën 13 – 23 Janar 2015, me një kampion prej 1200 të anketuarish në nivel kombëtar./j.h

 

 

 

3 komente në “Sondazh i Konrad Adenaur dhe IPIP: 83% e të anketuarëve pro hapjes së dosjeve të Sigurimit”

  1. ??? says:

    Ajo pjesa 17% jane spiunet

  2. Demokrati i vërtetë says:

    Më përpara, kur njerëzit e varfër, nuk kishin për të ushqyer kalamajtë, kur ata qanin nga uria, i vinin të lëpinin gishtin e tyre që të zhgënjeheshin… Kështu po veprojnë edhe me dosjet, me këtë popull mjeran e injorant, që gjithmonë e ka ngrënë sapunin për djath…(???!!!)

  3. Berisha Strazimiri says:

    A mo se ne çate TRAPIN…… ka 20 vjet qe degjojme te njejtin AVAZ. I hapim…si hapim. Duam..sduam. Na lene ….sna lene. Vendosni ligjin dhe te fleme rehat mbasi te marim vesh se cili nga familjaret , o komshinjte na e ka futur. Futini DEPUTETET ne pastrim kimik se jane te gjithe te felliqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje