INTERVISTA/ "Mësuesit s’duhet të terrorizohen, testimi bëhet për t’ju dhënë ndihmë ku kanë mangësi”

5 Shkurt 2015, 10:34Sociale TEMA

Drejtoresha e Arsimit për Tiranën, Arjola Byzyka sqaron në një intervistë për “TEMA TV” se testimi i mësuesve të sitemit arsimor do të kryhet për të evidentuar mangësitë e mësuesve në procesin e mësimdhënies.Ajo thotë se testimi do të nxjerrë në pah se ku ata kanë nevojë të asistohen,  që ti përshtaten më së miri metodave të mësidhënies  sipas draft korrikulës së re të arsimit.

 Byzyka flet edhe për Portalin “Mësues për Shqipërinë”, ku  nga 520 fitues në Tiranë, vetëm 5 prej tyre kanë arritur të punësohen me kohë të plotë.

Nga Anisa Xhani

 

Provimi “Mësues për Shqipërinë” mendohet se është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.Sa efektiv ka qenë në realitet ky provim?A ka arritur të përmbushë qëllimet e sitemit arsimor për një meritokraci?

Portali “Mësues për Shqipërinë u hap pikësrisht për ti dhënë  udhë meritokracisë. Në të gjithë Shqipërinë  u bë një sondazh  nga Ministria e Arsimit për të parë të gjitha problematikat me të cilat shoqërohej sitemi  arsmor.Problematikat u përqëndruan kryesisht tek mësuesit të cilët ishin  jashtë profilit dhe pa arsmin përkatës. Të dhanat janë pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, që për Tiranën  nuk e kzistonte ky problem në atë masë që ishin në rrethet e tjera. Në Tiranë problematikat ishin të vogla. Mësuesit ishin brenda profilit dhe me arsmin përakatës. Problematikat që gjetëm ishin pak mësues të rinj që nuk kishin shlyer detyrimin e provimit të shtetit. Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit, Nikolla këta mësues duhej ti nënshtroheshin provimit të shtetit brenda muajit dhjetor. Kështu qe 10 mësuesit e Tiranës ju nënshtruan provimit dhe fituan, dhe sot janë nëpër vendet e tyre të punës, në shkollat kua ata ishin të punësuar.

Para marrjes së aplikantëve në provim, sa vende vakante ishin në Tiranë?

Para provimit ishte një proces shumë i gjatë. Vendet vakante  në Tiranë u shpallën vetëm  pesë: dy matematikë, dy cikël i ulët dhe 1 gjuhë e huaj . Aplikantët ju nënshtruan  një kontrolli të dukumentacionit , nëse diploma kishte titull të përshtashëm sipas ligjit të arsimit për tu bërë pjesë e sitemit të arsimit. Tirana nuk e kishte problemin madhor që u gjet në rrethet e tjera të Shqipërisë , ku mësues pa arsimin përkatës ishin të punësuar . Në Tiranë nuk ishte ky realitet prandaj vendet vakante ishin kaq pak.Këto 5 vende u krijuan për shkak të largimeve të vullnetshme të mësuesve, për shkak të arritjes  së moshës për pension.

Sa ishte numri i personave që aplikuan për tu bërë pjesë e provimit?

Numri i aplikuesve në Tiranë ishte normalisht shumë i madh , 1800. Dosjet e këtyre aplikuesve u verifikuan dhe në portalin e Ministrisë së Arsimit u shpallën më pas ata që përmbushnin kushtin dhe detyrimin për praktikën profesionale dhe provimin e shtetit ,përveç dokumentacionit të rregullt.Nga 1800, rreth 1098 u futën në testim .

Sa prej tyre u shpallën fitues?

Vetëm 520 aplikantë rezultuan me pikë që e kalonin nivelin e mosmbetjes , pra morën mbi 50 përqind të pikëve. Moren 35 pikë, me të cilat rezultonin kalues. Na ndodhi  shpesh që kandidatë morën 35 pikë, por i morën vetëm në njërën pjesë të testimit, kështu që u përjashtuan pasi duhet të përmbushnin  detyrimin për të dy pjesët e testit.

Pati nga ata fitues që grumbulluan  pikët e plota të testit?

Nuk ka asnjë aplikant që grumbulloi 70 pikë. Maksimalja e grumbullimit të pikëve është 62- 67 dhe janë shumë të paktë në numër, dhe shpërndarja e tyre është bërë sipas vendosjes së preferencës së parë psh: në DAR Tirana qytet , DAR Tirana qark , apo DAR Durrës.

Vendet vakante u plotësuan nga fituesit e portalit?

Këto u plotësuan nga fituesite  portalit . Ceremonitë e punësimit të tyre u bënë me përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit, me fituesit e vendit të parë, të dytë, të tretë,drejtorët e shkollave.  5 aplikantët e vendëve  të para kishin mundësi të zgjidhnin , sipas preferencave të tyre. Ata që nuk donin  të punësoheshin në shkolla 9 –vjeçare kanë kaluar në listë pritje për vend tjetër.E  gjithë procedura është bërë me nënshkrim  nga ana e tyre, ku pranojnë se kanë refuzuar dhe janë në listë pritje.

Numri i fituesve që i përmbushin kriteret për tu punësuar është i lartë. Çfarë do bëhet për punësimin e tyre, sespse nga ana tjetër autoritete të arsimit deklarojnë se nuk do ketë shkarkime?

Portali u hap për një meritokraci dhe për rregullimin  e sitemit nga problematikat e trashëguara. Kjo nuk do të thotë se këto 520 vende ekzistonin në Tiranë. Kjo ka të bëjë me një rankim për listën e pritjes që do krijohet herë pas here në Tiranë. Si vende vakante ka edhe raporte , raporte lindje , kempi , këto vende janë për aplikuesit e “Portalit Mësues për Shipërinë”. Kur paraqiten vakanca ne afishojmë dhe kontaktojmë mësuesit  me rradhë.Pra nuk shkon ai që renditet i 17-ti, por ai që është para tij

Janë forma punësimi të pjesshshme ?

Po. Testimie për ata  që e meritojnë.

Po pse po kryhen gjithë këto testime, ndërkohë që nuk sjellin vende pune?

Testimi i sitemit është krejt tjetër .Mësuesit e sistemit do testohen jo për ti shkarkuar për t’jua lënë vendin këtyre të tjerëve.Do testohen për tu kontrolluar dhe për të qënë në ndihmë të zhvillimit profesional të tyre, draft korrikula e re ka ndryshuar mënyrën e mësimdhënies dhe mësim nxënies.Korniza e re korrikulare,e cila po pilotohet në klasat e para dhe të 6 ka kaluar nga objektiva mësimore në kompetenca që duhet të fitojë nxënësi , ndryshon plani mësimor , plani lëndor dhe mënyra se si mësuesi jep orën mësimore dhetestimi bëhet për të krijuar një plan kombëtar të trajnimit të mësuesve . Nga ky testim ne do të shohim se ku kanë nevojë  mësuesit që të ndihmohen. Mësuesit e sistemit japin rezultatet e tyre për provimet që nxënësit bëjnë, përmes shumë elementëve të tjerë ku shkolla testohet .Ky testim është vetëm për bërjen e një plani kombëtar për zhvillimin profesional.

Pse mohoni të thoni se ato mësues që nuk do të plotësojnë kriteret e mësimdhënies apo do gtë ndahen jo mirë në provim do shkarkohen?.

Ku jemin ne të sigurt që mësuesit e sitemit nuk janë në nivelin e duhur . Testimi nuk do bëhet se sa matematikë di mësuesi i matematikës sepse ai ka një diplomë të tillë. Do bëhet testim për të parë se ku mësuesi i matematikës ka nevojë për zhvillimin e tij profesional.Profesioni i mësuesit nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë lëndore, por sa mirë di ta japë lëndën dhe të kultivojë tek nxënësit aftësitë që lënda parashikon.

Atëherë duhet   gjetur një fjalë tjetër dhe jo testim,  por trajnim ose kualifikim për të mos i terrorizuar mësuesit?!

Duhet të përpqemi për të mos dhënë informacion të pasaktë për të terrorizuar mësuesit.Mësuesit e Tiranës nuk janë të terrorizuar pasi ne kemi bërë sqarimin e duhur. Pasi sa herë është bërë ndëryshim  korrikulës nuk është shoqëruar me trajnim tërësor, njohjen e të kuptuarit të korrikulës që të jetë frytdhënëse  dhe  kur sistemi ynë të përballet me vlerësime të jashtme të jetë i suksesshëm sa dhe vendet e tjera .Nxënësi nuk çalon tek njohuritë që merr , por se si i merr dhe që të kultivohet kjo aftësi duhen ca metoda të reja që ti ketë mësuesi .

 A ka profile ku ka mungesë kapacitetsh?

Në Tiranë nuk ka mungesë aplikantësh për profile . Sa hërë krijohen vende  vakante ka aplikantë të gatshëm.

 

 

 

4 komente në “INTERVISTA/ “Mësuesit s’duhet të terrorizohen, testimi bëhet për t’ju dhënë ndihmë ku kanë mangësi””

  1. ! says:

    draft korrikules?! drejtoresha e arsimit nuk di te flase shqip le me te zbatoje PROGRAMIN MESIMOR!

    perkthyesit e albanistanit…

  2. stela says:

    Bobobo ca fytyre kjo?!

    Qe nga aparenca i’a ve noten cfare malli eshte, aq me teper se sa aftesi mund te kete kjo, per te kontribuar ne reformimin e mesimdhenies.

  3. Shila says:

    Si ka mundesi kaq pak komente per kete.Kush deputet financon per kete qe te mos dalin komentet? Te gjitha ish inspektoret e PD drejtojne arsimin ne ministri DAR e shkollat e Tiranes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. ana says:

    nuk jane te verteta , nuk jane njerzit te paafte te kuptojne domethenien e ketij testi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje