Ja pse qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht

4 Shkurt 2015, 20:16Sociale TEMA
Ja pse qeveria nuk është në televizor më shumë se

Nga Edi Rama

 

Nuk dua të merrem me trupën e vjetër të cirkut mediatik, dje në pushtet sot në opozitë. Të njëjtat numra me shpifje, fyerje dhe akuza histerike si gjithnjë. Pa minimumin e dinjitetit në raport me vendin e me njerëzit dhe as të seriozitetit në raport me problemin e radhës.

Por këtë herë problemi është më i veçantë sepse lufta që bëhet me natyrën, me erozionin dhe me pasojat e tjera të rrënimit shumëvjeçar, kërcënon drejtëpërdrejtë jetën e njerëzve e të gjësë së gjalle, shtëpitë dhe prodhimet e mundit të tyre. Jo se mund të presësh ndonjë gjë tjetër prej atyre që e katandisën vendin në një derexhe të pashembullt në çdo drejtim, dhe sot bëjnë pehlivanin duke dhënë shfaqje mbi plagët që hapën vetë. Por është e pashmangshme, që perveçse me natyrën e me plagët e shkaktuara në vite, të cilat në këto raste fatkeqësie natyrore dalin edhe më dhimbshëm në pah, të luftosh edhe për të shpërndarë tymin e kësaj propagande të ulët. Këto përmbytje janë deri sot dhe për fat, në përmasa më të vogla se sa ato të viteve të shkuara. 

Le të shpresojmë që parashikimet për një stuhi të dyte deri në fundjavë të mos vërtetohen. Sidoqoftë, deri tani, edhe nëse ndodh çka parashikohet, strukturat shtetërore kanë qenë e do të jenë gati në krye të detyrës. Ashtu sikundër kanë bërë dhe po bëjnë punën e tyre papushim, qoftë ministrat që janë në krye të këtyre strukturave e qoftë ministri i jashtëm dhe i integrimit, të cilët kanë ngritur të gjitha urat e komunikimit me partnerët ndërkombëtarë për të marrë ndihmë në përballimin e dëmeve të shkaktuara. I gjithë volumi i jashtëzakonshëm i kësaj pune është përballuar dhe do të përballohet deri në fund me organizim, koordinim e përkushtim dinjitoz.

E tregojnë këtë operacionet e shpejta dhe të suksesshme në shpëtimin e jo pak njerëzve të rrezikuar; evakuimet e njerëzve dhe kujdesi për çdo të sëmurë; shpërndarja e ushqimeve dhe ndihma e drejtëpërdrejtë e shumë forcave për të lehtësuar gjendjen në shumë shtëpi të përmbytura. E tregon këtë edhe puna e bërë për të mbrojtur digat e argjinaturat e degraduara në vite të tëra rrumpallë qeverisëse.

Dalja e kursyer para kamerave dhe shmangia e çdo shfaqjeje të tepërt “heroizmi” mediatik të qeveritarëve, siç u mësuam t’i shohim me neveri vitet e shkuara, është vendosur që ditën e parë të përballjes me këtë emergjencë. Sepse ne nuk mund ta përdorim këtë hall të madh që u ka rënë në kokë njerëzve të prekur nga përmbytjet, për të shtuar praninë tonë në ekrane dhe bërë garën e shëmtuar të dhembshurisë për popullin. Detyra e qeverisë është krejt e qartë dhe ne e dimë e po e kryejmë atë me përkushtimin e seriozitetin më të madh.

Kur të kalojë kjo e keqe, do të kemi kohë edhe për bilancin e këtyre dy sjelljeve krejt të ndryshme; sjelljes së re të qeverisë me detyrën edhe në rast fatkeqësie natyrore dhe sjelljes së vjetër në detyrë të atyre që, si në opozitë si në pushtet, janë po ai qamet që thërret!

51 komente në “Ja pse qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht”

  1. Shoku says:

    Hajde koqe hajde!!!

    1. cipras says:

      Z.Kryeminister duhet me te vertete te rishikohet mjesmarrja jone ne operacionet e natos ne afganistan ,cad etj .ushtria jone me shpenzimet e shtetit tone i pergjigjet gjithmone thirrjeve te natos dhe be,vjet serbia dhe bosnia dy shtete qe u preken pak a shume nga e njejta tragjedi natyrore(kishte te vdekur) u ndihmuan me njehere nga Nato edhe se nuk jane pjese e saj .PSE NE SHQIPTARVE NUK NA NDIHMOJNE ??PSE VAZHDOJME TE BEHEMI SERVILA DHE TE PRESIM MESHIREN NGA BE??me shume dinjitet z.kryeminister ta ngresh zerin me shume …

      1. tiku says:

        keta banalet e PDs nese e keni vene re akuzojne dhe baltosin por ama asnjehere nuk sjellin argumenta. Dimensioni politik perfshin shume diskurse, ke ate administrativ, nderpartiak ne aktualitet dhe te krahasuar, pra historikisht. PD kishte nje situate me vetem dy qytete dhe me rreshje normale, ajo cfare ndodhi ne jug ishte anormale pasi kishte rreshje pertej cdo niveli te parashikuar. kjo e beri situaten dramatike po ama spati asnje viktim. dhe kjo seshte pak. ndersa keta farsaxhinjte e pd-s bejne gam gam ne duhet te sigurohemi qe vitin tjeter te kemi masat e duhura por ama smund te themi qe su be puna.

      2. aldion says:

        Po nuk ka nevoje te dalesh ti gjithmone kryeminsiter se kur nuk del ti del Sadriti i Koqos apo Etiona e Erionit te Pepos. Hajd ta gezoni o njerez.

      3. tomorri says:

        O cipras cipiripi,

        keto pune nuk jane kaq te thjeshta sic po i mendon ti. Keto jane pune te medha, organizmash te medha, mendjesh te medha.

        S’ka ketu pune dinjiteti sic po e degradon ti situaten vetem sepse do te tregohesh i mencur.

      4. joni says:

        Edi ti po del ne TV me shume se cdilte Saliu prandaj mos u shfajso. Saliu vinte hajdutet kurse ti e ke mbushur me tranguj. Ajo prefektja e pispillosur bente sikur ishte lodhur. Po sbehen kto pune me tanga. Po ku i gjen kto o i uruar? Po paske qene keq per tranguj pse kshu behet rilindja. Tani na nxorre edhe ate trangullin Artan Lame. Do e shohesh ksaj rradhe se ne nuk votuam per kta tranguj.

      5. Anila says:

        Mjafton te nxjerresh nje here prefekten ne tv meqe eshte gruaja e Erion llumit dhe kunata e Pepo kriminelit dhe nuk ka nevoje te dalesh me zoti Rama. Ta kuptuam mendjen.

  2. Claus says:

    Ky nuk e di se ne c`bote jeton?

    Kur ja kerciti ne NY, sa mori qeverine, pikerisht ne dasmen e Soros duke kaluar nje jave si ne dasmen e Malos, kam bere nje koment perafersisht me kete permbajtje:

    “Ky e paska filluar kete pune me qoka, por do te vije dimri dhe situata ne cdo dimer nuk do te kaloje aq lehte.”

    Dimri i kaluar e fali, por ky dimer po e ben te ulet me kembe ne toke dhe te kuptoje perfundimisht ne cfare gjendje e ka vendin.

    Tashme nuk leshon me tollumbaca dhe drone. Nuk ka me ato fjali mesimdhenese nga e cila duhet te mesoje bota. Nuk e ka me ate paraqitje ku ironia, tallja, megalomania i shkelqente ne balle.

    Kjo eshte Shqiperia z. Rama, dhe jo blloku, jo bienalet e Milanos dhe Parisit ku na shfaqet ajo Shqiperi qe nuk eshte nga Anri Sala.

    Pamjet me duken si permbytjet ne Madakaskar a ne ndonje vend te botes se trete, ku kufomat e bagetive jane pamje te zakonshme.

    1. TR says:

      Pse mer loqe cfare duhet bere,te gjitha autoritet po bejne aq sa mund te beje nje vend si i yni,shiko njehere c’behet ne Greqi e Bullgari,pastaj keputi nje koment frustrimi sic e ke zakon.

    2. Prometheus says:

      Ke te drejte,ja sa te marre cizmet dhe I shpeton ai lopet e delet pa merak.ushtria te beje tutje.

    3. elinor,.,.,. says:

      Na shkruaj ndonje gje per ekonomine o njeri qe te qeshim pak. Jo kaq serioz!

    4. sokol says:

      Ore mos dil me me ate prefekte llum qe ke ne krahe ate bej, pa dil sa te duash. Mire ti qe nuk e njeh po ndonje vlonjat ke pyetur? Sa poshte e ule steken e standarteve te moralit o kryeminister.

  3. tfgs says:

    gjatosh,ndonje selfie mbi uje nuk do te nxjerresh………..!?

  4. !!! says:

    Shqiperise nuk i mjaftoi fatkeqsia qe i solli Berisha ,por u desh dhe fatkeqsia natyrore.

    1. Jani says:

      Ke te drejte. Keta komentuesit salierë rrumpallë vetem shtojne uje dhe perhapin thashetheme. Ketyre iu intereson qe ne Shqiperi te mos kete shtet, por xhungel ku ligjin ta beje kopeja e ujqerve salierë. Keto komentues rrumpalle ne ved qe te japin mendime dhe para se si mund te ndihmohen me shume njerezit e permbytur, ato perpiqen me llafe te pengojne ato qe mund te ndihmojne sado pak.

  5. saliediilir says:

    Debil e shkuar debilit por e keqja e madhe është që ky debil është kryeministër i vendit….

  6. Besi says:

    Pa mbushur 2 vite ne qeveri te zuri llumi i zullumeve edhe ty e banden tende si Sali serbin. Ed Sorosi, po punon sa per t’i hedhur hi syve atyre qe te dhane voten, mbi te gjitha po fyen inteligjencen e shqiptareve si te gjithe pushtetaret

  7. selami says:

    Shume drejte zoti Kryeminister! Ky vend eshte bere rrumpalle dhe gjendja pas stabilizimit dhe kalimit te hallit te madh qe u ka rene njerezve duhet te analizohet me kujdes per te percaktuar problemet dhe masat qe duhen marre ne te ardhmen. Kjo eshte nje humbje e madhe si per ata banore te gjore qe sot jane nen uje me kuc e me mac por edhe per qeverine qe po harxhon fonde teper te medha, te cilat ne kete vend teper te varfer mund te perdoreshin per te mbyllur gropa te tjera qe i ka hapur qeveria e SB. Qameti mund te ndodhe kudo ne te gjithe ultesiren bregdetare, prandaj te gjithe ministrite perkatese duhet te mendojne si ta shpetojne Shqiperine nga keto katastrofa qe jane me teper njerezore se sa natyrore. Po gjithashtu duhet ndihma nderkombetare, me projekte dhe fonde, pasi e vetme Shqiperia nuk mund ta stabilizoje gjendjen. Sa per opoziten mos ja vini shume veshin pasi prej kohesh ka dale nga binaret e zotit dhe nuk ka dreq qe e fut perseri ne to. Po afron fushata elektorale dhe Luli e ka filluar ende pa u shpallur. Ben sikur qan per popullin ne Fier, por Tiranen per te cilen merr rrogen e ka lene ku therret qameti. Pune te mbare!

  8. futja kot says:

    Ore leri pordhet edhe shikoni te ndimoni ndonji hallexhi aty se lat nam edhe ju edhe ata qe bejn sikur kan ardhur nga planet tjeter.

  9. Fili says:

    HAHAHAH, Ky QE MERRTE VARKEN NE SHKODER, TANI NUK SHKEL AS ME CIZME NE JUG. PO NA MERR PER BUDALLENJ. Zgjedhjet lokali do jene sic tha berisha zgjedhje perlamentare. Sben per kryeminister mallkoj diten qe te votova. Ti ngele duke dale ne televizor per budalliqe e spo del per permbytje

    1. Prometheus says:

      Cfare votove ti o malok,c’votove?! Ke shkruajtur 10 komente me 10 nofka por ce do qe te tradheton stili prej gomari,”futja kot”,”Fili”,”Tarasi” etj… ik o pirdhu legen,sa ka bere Rama per shtetin per 1 vit,nuk eshte bere per 20 vjet,MALOK,prandaj ju djeg ju malokeve,ishit mesuar me rrumapalle,biznes Lazarati,diplome Kristali,parazit energjie,gangster semafori,gangster ndertimesh…ha MUT tani dhe ashtu ju pafsha duke ju zvarritur.

      1. andy says:

        Vazhdo G99, vazhdo te fyesh votuesit e majte, ti dhe trapi yt i gjate qe ka bere deal me Sali djallin, dhe ne qershor do te marresh ate qe meriton, gishtin e mesit…………

      2. Prometheus i mbytur says:

        Edhe po te me mbuloje komplet uji edhe po te jem duke u mbytur fjalet e mia te fundit do te jene ‘te na rroje partia me ne krye shokun edi rama’.

      3. ilir says:

        promeleshi mos u nxef se po te vijne permbytjet ke shpija jote te shofim si reagon

  10. Tarasi says:

    Ky qendrim qe mban Qeveria, ndodh per here te pare ne keto 25 vite te tranzicionit … etj. etj.
    Keshtu do te filloje Rama analizen disa dite me vone. Vazhdimin e dime te gjithe tashme…

  11. tarrasi says:

    kujt iplasi se doli qeveria ne tv apo sdoli nadoli edvin diten epermbytjeve ne nje lokal italjan duke ngren peshk dhe karkaleca sedime se aekishte nga merzija qe populli poluftonte me pronat qe poju perbiheshin nga permbytja qe vet kjo qeveri dhe tetjerat qe kan qen ikan vjedhur fondet dhe taksat e fermerve dhe qytetarve shqiptar dhe sote dalin dhe qajn me lote perpjet njeri del si tellalli kryeministri me trim para tavolines me peshk dhe karkaleca turp turp jo perkta qe tallen ne popullin por pervet veve qe dalim dhe ivotojm kjo esht rilindja shok tenarroj partia keni besin tek shoku edi se partia esht mbi gjithcka po mostejet partia sdotejen asju

  12. Eraldi says:

    Kur i perdorje permbytjet e Shkodres sipas midese tende politike atehere ne opozite, sot vazhdon qe ti perdoresh perseri sipas midese tende politike sot ne pozite. Sa i paturpshem qe je. Mire qe nuk je i afte te ndryshosh dicka per me mire me qeverine tende, po nuk te mbyllet as sqepi ne paturpesine tende. Hesht e mos fol me mire!

  13. england says:

    Opozita rri me koken mbas deres se mos kjo situate e renduar nga reshjet sjell ndonje viktime,pastaj ajde dhe mbaji kelyshet e Sali agait.

  14. Maverick says:

    Po flisje per veten Shoku apo per salëopozitëshpellën?!!

  15. Delli USA says:

    Ketu nuk eshte problem ka apo nuk ka permbytje,fatkeqesit natyrore ndodhin cdo dite ne rruzullin tokesor,puna eshte,a eshte qeverija ne lartesine e duhur,dhe a po e crytezon ajo per qellime politike,sic bente Sali Qeni dje?!Un mendoj se strukturat shteterore po punojne mire,dhe bejne mire qe nuk japing tellallin sic e jepte Saliu dje,qe u premtonte bunen turistike shkodraneve, kur ata ishin ne maj te catise nga permbytjet.

  16. dafi says:

    Sa te pafytyre keto politikanet, po te shohesh “fiksin” dhe “cfare thua” del e verteta e thenieve te dy paleve dhe nuk eshte nevoja qe kete gje ta thote kryeministri.
    Politikanet i dine njerezit si budallenj, injorante dhe vazhdojne avazin nuk e kuptojne se te gjithe nenqeshin me keto lloqe.
    Per te gjithe partite ten ne funksionon keshtu :
    Koleget dhe vartesit nuk u flasin,
    Anetaret e partise brohorasin,
    Te tjeret bejne gallate dhe gajasen.

  17. 1444 says:

    Kjo loja ku nje person ben 10 komente te vjen per te vjelle,lexo komentet me larte pervec se jane bere brenda 2 minutash,ngjajne si pika uji.

    1. Eraldi says:

      Ke te drejte. Me sa duket zyra propagandistike e qeverise punon full time, si kalecat e Facebook-ut te Edi Rames.

    2. Albi says:

      Hajt mos u merzit, shif lajmet e Erion Veliajt dhe Sajmes dhe e kupton mire ca do te thote “10 komente per komentues”!

  18. A says:

    Zoti Rama!
    Te thuash ata qe katandisen vendin ne nje derexhe
    te pashembellt ne cdo drejtim ….. etj mendon akoma mbas dy vjetesh
    se ketu eshte problemi dhe zgjidhja po vjen me ato viktima mjerane qe
    qe kane mbushur burgjet e qe flene ne toke e me turne ?

  19. rezi says:

    Ore Edi po nuk u lodhe duke akuzuar me fjale boshe? Ata qe e kane katandisur vendin ne ate gjendje duhet te mbajne pergjegjesi dhe jo te justifikohesh ti me ate cfare kane bere ata. Ata ishin ne nje detyre shteterore e nese nuk kane bere detyren te paguajne, llafkat i merr era …si perhera te tjera….Behuni serioze boll me demagogjira!

  20. LEXUES says:

    kot llapqiteni dhe beni gam-gam. ato peme qe keni prere per 25 vjet, ate zhavorr qe keni mare nga lumenjte,ato shtepi qe keni ndertuar ne perrua per 25 vjet nuk mund ti rregulloj dot per 1 vit jo vetem kjo qeveri por kushdo qeveri qe vjen.keni ter vitin (po u drejtohem komentuesave te temes) qe beni gam-gam ketu ne kete faqe interneti qe e quan veten “gazete” e shani gjitonet, maloket, labet, evgjitet ,muslimanet, katoliket, ortodokset,shaheni me njeri tjetrin gjith kete kohe ta kishit harxhuar per ti kerkuar llogari qeverise qe pse smerr masa se dimri po vjen dhe jo vetem ky dimer por shum te tjere.6 muaj u moret me dronin 6 te tjere me cipras .kesaj i thone : sna mjaftojne problemet e te tjereve tani kemi dhe tonat!!!!!!

  21. anonim1234 says:

    Ti tipi qe ofendon keshtu je shurra e shqiptareve!

  22. anonim1234 says:

    Normal qe ste intereson te dalesh para kamerave se eshte muti prandaj! se kur prezanton nje app tel, e ze TV nja 2-3 ore te mira!

  23. Ilir says:

    Sonte ketu qenkan turrur Salistat me komente….do kete diku aty nga SHQUP-i ndonje salle kompiuterash…ju duhen fikur dritat…

  24. Blandi Fevziu says:

    A ka ndonjehere dyshim per ato qe ben a thote ky cun tirone mer jahu? Po s’ ben burri keshtu!! Vete flet, vete pyet, vete pergjigjet, vete akuzon e vete jep sentencen. Na lodhe mor djale, njelloj si Sale palla. Normal xhanem, ne c’kontribut a pervoje politike e fitove dialektiken?

  25. Bardhi Tolabi says:

    Ka akoma budallenj,te cilet nuk bejne dot dallimin,nga permbytja e vjeteshme ne Shoder e Nenshkoder,per shkak te keqmenaxhimit te HEC-eve,dhe derdhjet e terpicave te tyre,prej qeverisjes PD-iste,me kete permbytjen e sivjetme,e cila eshte teresisht natyrore,por jo si ajo e Salovicit,prej “terheqjes se Henes”,e cila ndodhte sipas tij nje here ne 100 vjet.
    Fjalet dhe komentet e tjera jane budallalleqe salivucidoliste…

  26. leka says:

    Rama vazhdo punen per te ndihmuasr njerezit ne nevoje dhe mopsd u merr me palo opozitaret qe per 8 vjet e cveshen Shqiperinme nga cdo pasuri por vecanerisht nga pyjet . Sa per ate halen qe per 20 emra ne komente eshte I perditshem dhe le te haj mut si me emrin shoku, erald dhe malok .

  27. Spin says:

    Po mor po, vazhdo me editoriale ti se tamam kete presim nga ty. Kaq sa po merresh me PD sot qe je ne qeveri , nuk je marre kur duhej te merreshe , atehere kur ishe ne opozite. Je i pasigurte dhe nje nga kryeministrat me te qesharake qe ka patur ky vend. Edhe Majko ka qene me mire se ty. Nese ka nje gje qe ti nuk do fare te merresh jane kriza te tilla. Ti – shiko mos hapet ndonje muze pa muze brenda dhe ndonje bunker Bolinoje …Aty e ke shpirtin.Po ti se kupton se kreret e qeverive e tregojne aftesine e menaxhimit dhe te fuqise se tyre, pikerisht ne situata krize si kjo/ Ti, edhe ne kete ngjarje, ke merak mos humbesh shown e radhes me editoriale e statuse facebooku qe i hakerrehen opozites e qe nuk i thone asgje atyre njerezve te mjere atje qe jane ne pike te hallit, Vajmedeti i PD mua nuk me shqeteson fare. Cfare ti bej vajmedetit qe me qeveris.

  28. partia e kurverise se madhe says:

    Vajmedet per karin kryeminister.

  29. Petro says:

    Nuk kam votuar as ate qe iku, as ty.Ju njoh mire nga keni ardhur.Ju te zezen e beni te bardhe e te bardhen te zeze.Skorje te komunizmit jeni.E kthyet kete vend anormal e tani vetem mbani pushtetin me thonje per te vjedhur.Zori kryeminister, nuk ecet me politika fasadash.Nuk e kemi ne luksin per kete.Ketu cdo problem qe te zeshe , te mbetet ne dore.Ti vazhdon ne kete rruge.Po c u deshen palmat zoti Kryeminister?Per palmat ishim keq?Sa kane kushtuar? Apo ishte nje menyre e kollajte per te fituar? Apo ishte ndonje kompani klienteliste qe i sillte.Edhe “autostrade”, edhe rrethuar me palma!…Po a ke shkuar ne perendim ndonje here?Apo te ka mbyt deliri dhe te ka zene syte?Sa keq!trashegimtar i atyre qe thonin :Perpara per fitorje te reja!Fitorjet ishin ,kush e kush te kacavjerrej neper litaret e anijeve, kush te kapercente telat me gjemba me korrent, apo te lene shpirtin neper semaforet e botes.

  30. human says:

    Rama e fillon ligjeraten e tij me thenien, citoj ; ” Nuk dua te merrem me trupen e cirkut te vjeter mediatik, dje ne pozite dhe sot ne opozite”.

    Te pranojme per nje moment se kjo thenie eshte e drejte.

    Por si e shpjegon Rama faktin, se si nje nga lakejt e ketij cirku si psh Z.Henri Cili, sot ndodhet nen ombrellen e tij si Keshilltar i Kryeministrit ? Po ashtu edhe me lakej te tjere si Frangaj,Fevzi and Co, mardheniet e tij jane aq te ngrohta sa kane krijuar xhelozine e ish-padronit te tyre i cili eshte Berisha ?

    Por me e keqja eshte qe nje pjese e konsideruar e mediave profesionale dhe prestigjioze te cilet mbeshteten fuqishem Ramen kur qurravitej ne opozite, sot Rama Kryeminister jo vetem qe i ka kthyer kurrizin por nuk mungon ti qesendise para dhe pas kamerave ? Mos valle ky Rama vepron sipas motos “KALOVA LUMIN DHE TE Q…. KALIN ?”

  31. gimi says:

    aman na nxirr nje selfie o rame ose video po varja popullit..karvani ty me lal te ecen para

  32. Don Albano says:

    More por normalisht duhet te ndodhe e kunderta qe ne kohe paqe dhe prosperiteti (ku ndodhej Shqiperia para permbytjes sipas Rames)ai sduhet te dilte fare ne TV kurse kur ka fatkeqesi natyrore apo cfaredo duhet te dalesh ndoshta perdite edhe tre apo pese here ne dite qe te informosh popullin dhe te qetesosh te goditurit nga fatkeqesia. Dhe nuk e kuptoj se si akoma pas 50 vjetesh akoma flitet me te njejtat terma sic fliste Enveri ne vitet 60. Vet pyeste vet pergjigjej vete kritikonte dhe vete pergezonte. Nuk e heq dot nga mendja shprehjen ”i kemi marre te gjitha masat”. kur isha ne klase te trete e pyeta mesuesen se cfare masash ishin marre dhe me tha se nuk e dinte.

  33. mikael says:

    hej zoterinj nuk e kuptoj pse duhet te ofendoni njeri tjetrin ne fakt jam socjalist qe nga 90 por tani kam dhe une disa vrejtje sa ishte saliu ne pushtet nje avaz ishte regjimi enverit lufte kunder enverit ai i paudhi kishte vite qe kishte vdek ,,tani vazhdohet avazi regjimi saliut ka 2 vjet qeverisje akoma regjimi saliut per cdo gje qe ndodh ka fajin akoma saliu por ne kemi 2 vjet qe te kemi vene ty ne qeveri edi sala iku akoma saliu po i bene permbytjet atehere u ngritet ne shkoder kunder permbytjeve kishit te drejt saliu nuk beri asnje agjinature por prishi dhe ato qe kishte bere enveri tani te lutem parashikimet ishin qe do bej dimer i keq beharin qe kaloj nuk benit dot nje investim ne agjinaturat e liumenjeve ne hidrovoret ne perforcimin e digave ,,??tere ato leke borxhe qe ju dhane me te pasurve te shqiperis qe gjoja ja u kishte borxh saliu tere ato kleke te elektrikut qe u moren tani nuk mund te behej nje investim qe tu shpetohej jeta pasuria shtepia nga permbytjet sepse e di mire qe ne kohen e vekes nuk beheshin permbytje te medha se kishte bere mbrojte enveri marr vesh nga ndertimi dhe e di qe me prita te forta nuk ndodhin permbytje ,,,,dakord jam shume nga digat i prishi populli per tu vjedhur hekurinpor detyra jote edi eshte ti mbroje kete popull se eshte populli yt edi ne te votuam po sikur te ishte familja jote dhe e asaj prefektes si do reagonit gjynah edi eshte djersa e nje jete te tere qe humbet te lutem edi mos bej qe socjalistet ta humbin pushtetin ne votuam per ps jo qe te vij ne pushtet saliu os likja ok ok te lutem kujdesu per popullin se ky popull eshte nen pergjegjsin tuaj dhe komentuesve u lutem ta vene veten ne vend te atyre te mjereve qe u ka rene halli mbi koke jan pa shpi pa katandi tani mos lere me popullin te permbyrtet edi dhe leja te hapen prape punet ndertimet her burre se po rrine pa pune burrat ne shtepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje