Instituti i të Përndjekurve: Gati kësti i katërt, të dënuarit që jetojnë të sjellin dokumentat

5 Shkurt 2015, 17:26Sociale TEMA

Qeveria po vijon me shpërndarjen e këstit të katërt të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë.

Prioritar sipas edhe përcaktimeve ligjore për të përfituar nga ky këst janë ata të përndjekur politikë që kanë qenë të dënuar me heqje lirie dhe që aktualisht janë gjallë.

Me qëllim që ky këst të shpërndahet sa më parë, Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë ka njoftuar sot të gjithë të dënuarit politikë me heqje lirie që jetojnë dhe që nuk i kanë paraqitur ende dokumentacionin e kërkuar, të paraqesin pranë Ministrisë së Financës, Drejtoria e Pagesave për Dëmshpërblimin, çertifikatën personale dhe numrin e llogarisë për të tërhequr dëmshpërblimin.

Vetëm pas paraqitjes së këtyre dokumentave nga të gjithë të përndjekurit e kësaj kategorie do bëhet e mundur lëvrimi i fondit të caktuar për këtë këst. Personat që presin këstet e dëmshpërblimit  dueht të paraqiten pranë Ministrisë së Financave për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar./j.h

2 komente në “Instituti i të Përndjekurve: Gati kësti i katërt, të dënuarit që jetojnë të sjellin dokumentat”

  1. coli says:

    :.oh qeveri merruni me popullin punetore e te respektuar o jo me keto parazite te persekutuar qe perfitojne ne menyre te padrejte se kane vjedhe vra dhe spihunuar njeri tjetrin dhe ket pune bejne dhe tani boll se e skaterrut popullin Mos me beni me ardhe aty a moret vesh

  2. Thethi says:

    A e thajne ujin keto ndihma? A eshte kjo gjeja qe te deshirohet me u permbytur? A e ka fajin qeveria qe ra shi madh dhe shkakoti dëme? Po qeverite e shkuara qe vodhen, lejuan prishjen e kanalave ujitese, a mos duan edhe ato te demshperblehen? Po heronjte e perndjekur qe vazhdojne te arrin miliona dollare demshperblime (?!), a do vazhdojne te qendrojne te permbytur nga perndjekja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje