DEBATET/ Tahiri: Kur mbytej Shkodra dikur, Ristani mbytej në pije

5 Shkurt 2015, 13:27Politika TEMA

Ministri i Brendshëm e ka nisur raportimin në parlament për përballimin e situatës së përmbytjeve, me një batutë për Sekretarin e PD-së Arben Ristani, i cili ishte tepër kritik me qeverinë për masat e munguara, sipas tij.

Kur mbytej Shkodra në 2010, Ristani mbytej në lloj lloj pijesh, e numëronte edhe votat më pas”, ironizoi Tahiri.

Më pas ministri tha se prioritet ishte shpëtimi i jetëve, gjësë së gjallë dhe shmangia e dëmeve materiale.

I kemi bërë njoftimet derë më derë, si kurrë më parë në këto 24 vjet, që një situatë e rëndë metereologjike po afrohej dhe mund të kishte dalje të lumenjve, e kryesisht Vjosës. Duke marrë masa parandaluese dhe duke mobilizuar shumë forca operacionale, nuk u humb asnjë jetë njerëzish, dhe asnjë pasojë e vetme në shëndetin e njerëzve”, tha ministri në sallën e parlamentit. 

Ai tha se e rreziku tashmë ka kaluar.

Gjendja është përmirësuar dukshëm, dhe sipas të gjitha gjasave nuk pritet të përsëritet e njëjta situatë. Megjithatë ne do jemi gati për çdo situatë”, nënvizoi Tahiri.

“Mbi 2100 forca operacionale morën pjesë në operacion, madje në disa raste edhe duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish, të cilat u angazhuan ditë e natë”, falënderoi ministri i Brendshëm.

Tahiri nuk e kurseu falenderimin edhe për deputetët e opozitës, të cilët vizituan zonat e përmbytura dhe dërguan ndihma.

Ministri iu rikthye akuzave për ish-qeverisjen e demokratëve, të cilët sipas tij, kishin lënë në arkën e shtetit në 2013, vetëm 570 dollarë për emergjencat civile.

“Mirë fasulet, po çizmet ku i çuat?”, replikoi minitri.

Ai shtoi se qeverisja e PD-së është tallur me qytetarët, pas 2 përmbytjeve të mëdha në 2010 dhe 2011.

“37,4 milion dollarë janë vetëm borxhe të pashlyera nga fatkeqësitë natyrore, dhe i mbytët dyfish me gënjeshtrat tuaja duke mos i dëmshpërblyer. Ju dëmshpërblyet në dy vite qeverisje, vetëm 260 mijë dollarë. Ndërsa ne në vitin e parë, dhamë mbi 5 milion dollarë nga borxhi që trashëguam nga ju”, iu drejtua Tahiri deputetes së Shkodrës Jozefina Topalli.

Ministri tha se duhet reformë e thellë në Emergjencat Civile, ndërsa po pregatitet harta e riskut për çdo qytetar.

Ai shpjegoi edhe arsyet pse nuk është shpallur Gjendja e Emergjencës.

Shpallja e Gjendjes së Emergjencës mbi bazën e ligjit, bëhet kur plotësohen disa kritere. Por ne nuk preferojmë në kushtet kur asnjë njësi e vetme vendore, Bashki, Komunë, nuk ishte e paralizuar; të paralizonim jetesën e një Qarku të tërë apo të disa qarqeve të tëra, ku përfshihen pezullimi i shkollës, pezullim i jetetës normale, vetëm pse në disa zona kishte përmbytje, për më tepër kur forcat operacionale të të gjitha institicioneve, ishin në gadishmëri të plotë. Ne i dalim në sy qytetarëve dhe fare sinqerisht i themi, PO, ne jemi në gadishmëri të plotë për të përballur pasojat e fatkeqesisë natyrore siç jemi në gadishmëri të plotë edhe të angazhuar për të bërë vlerësimin real të çdo dëmi të qytetarëve dhe mbi këtë bazë të bëjmë dëmshpërblimin“, shpjegoi ministri Tahiri.

 

12 komente në “DEBATET/ Tahiri: Kur mbytej Shkodra dikur, Ristani mbytej në pije”

  1. gegaa says:

    I mori Xhelal Mziu çizmet ishin dhurate nga serbi berishoviq i ruan si topii arte

  2. tiku says:

    ore lat nam duke u marr me ristanin. e kuptoni si eshte kjo puna e pd-s, lane 40 milion euro pa ju dhene atyre ne shkoder, slane nje gram fasule dhe oriz dhe prap flasin.

    1. harramsezi says:

      eeeee, mire e ke ti, po pa pyet njehere shkodriant. Tere diten me dy gishtat lart i ke

  3. Zef Kallami says:

    Opozita e djeshme nuk kishte iden e eleminimit te pasojave te permbytjes ne Shkoder.Po e gjithe ideja e asaj qeverie ishte te frymezonte penicilinen Berisha si pasionues hobi deklaruar heret ne nji intervist.Qe nuk iu rrealizue dhe perfundoj ne humanizmin Mjek qe e praktikoj ne invers per 25 vjet kundra popullit shqiptar.Qe te krijonte ndonji botim sa ma te denje per Shkodren kthye ne “Venecia” Shkodrane titull ky teper i goditur i gjendur ekskluzivisht,filozofisht nga matamaticentja Jozefina Topalli ne tru.
    Ristani emer mjaft i gjendur per nji burr si ky ish kryetar i KQZ ngelur pa stanin e te parve.Ku te paret e tije e quajten Ri-stan qe te mblidhet diku e te mos ngelin me domizhanin e rakise rrugash.Kur asht i papire ecen sherbes rrugave.Po ama kur pine jo ecen sherbes por ban dhe drella rruga me te krijue iden sikur kercen Shtrausin.

  4. Zef Kallami says:

    Opozita e djeshme nuk kishte iden e eleminimit te pasojave te permbytjes ne Shkoder.Po e gjithe ideja e asaj qeverie ishte te frymezonte penicilinen Berisha si pasionues hobi deklaruar heret ne nji intervist per letersi.Qe nuk iu rrealizue dhe perfundoj ne humanizmin Mjek qe e praktikoj ne invers per 25 vjet kundra popullit shqiptar.Qe te krijonte ndonji botim sa ma te denje per Shkodren kthye ne “Venecia” Shkodrane titull ky teper i goditur i gjendur ekskluzivisht,filozofisht nga matamaticentja Jozefina Topalli ne tru.
    Ristani emer mjaft i gjendur per nji burr si ky ish kryetar i KQZ ngelur pa stanin e te parve.Ku te paret e tije e quajten Ri-stan qe te mblidhet diku e te mos ngelin me domizhanin e rakise rrugash.Kur asht i papire ecen sherbes rrugave.Po ama kur pine jo ecen sherbes por ban dhe drella rruga me te krijue iden sikur kercen Shtrausin.

  5. stela says:

    O zoteri, nuk je aty per t’u mare me Ristanin, pasi eshte konsumim kohe dhe hedh poshte lekun, qe ju paguan populli.

    Ristani & Co sa me shume te derdellisin pa baza, pa llogjike dhe ne interes personal, aq me teper do te marin nje pergjigje te merituar ne zgjedhjet e qershorit, derisa te kthehen ne OJQ.

  6. t says:

    Ata njerez i shpeton perendia dhe krahet e veta por per qeverine si ajo qe iku edhe kjo qe erdhi nje M…. jane i kishte marre lumi me kohe

  7. FATION says:

    Kush qeveris ka pergjejgesine. Nuk mund te perdoret me qeverija e mepareshme apo e Enver Hoxhes. Jam i mendimit qe nuk mjafton qe te “bojatiset e pikturohet realiteti” Duhet shume pune dhe vetmohim duke filluar nga dembeli popull qe do gjithca ne goje dhe kur i vjen veza kakaris e vazhduar nga qeveritaret qe kakarisin edhe pa patur VEZE ne by….the. Palacot dhiermokrate dhe socialistetdhjeracake hajdutcake.

  8. . says:

    Turp,

    Cfare “mut” shteti eshte SHQIPERIA ?

    Pse populli rri dhe degjon akoma ofendimet nga nje cope-maloku, qe historikisht vetem e kane vjedhur dhe shkaterruar Shqiperine.

  9. beni says:

    bravo ministri TAHIRI vazhdoni keshtu.SALI QENI RISTAN PIJANECI NUK E KUPTOJNE SE SA ME SHUME FLASIN AQ ME SHUME POPULLI E KUPTON KUSH JANE

  10. albana says:

    Tahiri shiko se cfare ben ti pa leri cfare kane bere te tjeret. Ka ikur koha te fajesojme te tjeret po bej punen qe te takon ty se per ate paguesh nga taksapaguesit. Pervishuni punes o njerez se nuk vjen asnje gje nga qielli.

  11. O tahir mjaft u more me si ka qene shqiperia ne vitin 38 senkete pune e ka bo dulla 50 vjet .po mer bojini dermon njerzve se po ngordhin per buke…sa per ristanin ate e njef gjithe tirona qe eshte cun bob.hajt tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje