Shtabi i Emergjencave në qytetin e Fierit ju ka bërë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara nga përmbytjet në këtë qytet, që të largohen nga shtëpitë. Thirrja është kryeisht për banorët e kateve të para të lagjeve të rrezikuara nga përmbytjet pasi reshjet e shumta të shiut mund të rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre.
Ndërkohë , 8 banesa në zonën e Vlorës tek “Uji i Ftohtë “janë përmbytur sërish për shkak të rreshjeve.
Pas përmirësimit të kushteve meteorologjike , disa prej banorëve janë rikthyer në banesat e tyre , ndonëse uji nuk është tërhequr plotësisht.
Por me vijimin e rreshjeve gjatë ditës së premte, situata paraqitet kritike.
Anisa Xhani