Shkrimtari dhe politikani Visar Zhiti thotë se nuk është e vërtetë që presidenti Bujar Nishani nuk e ka miratuar kandidaturën e tij për ambasador në Vatikan.
Zhiti thotë se propozimi i emrit të tij nuk ka shkuar ende tek Nishani.
“Nuk është e vërtetë që nuk e ka pranuar.
Teknikisht të hënën paraqitemi në Kuvend dhe pastaj propozimi i shkon presidentit, si instanca më e lartë e shtetit.
Nuk ka asnjë mundësi që presidenti të mendojë ndryshe.
Unë kam qenë ministër i dekretuar prej tij, kam dekoratën e firmosur prej tij si “Mjeshtër i madh i punës”.
Kështu që ai do të dijë të më vlerësojë edhe për të punuar në Vatikan”, thotë Zhiti për “GSH”.
Emri i tij është propozuar nga kryeministri Edi Rama, pavarësisht se një vit e gjysëm më parë ai ishte ministër i Kulturës i PD-së.
Dje u raportua se Nishani e kishte refuzuar kandidaturën e tij, por duket se, sipas Zhitit, kjo gjë nuk është e vërtetë./b.l
O President,dekretoje kete burre qe vuajti ne burgjet e atij qe ti i mbajte ne sup bustin.Eshte intelektual i klasit te pare dhe njeri me prejardhje po te tille.
Nje njeri qe mendon se mentaliteti i Berishes eshte me e mira e mundeshme me falni po vetem intelektual nuk eshte, po mund te jete partiak
per mua eshte vleresim qe i ben kryeministri figures se zhitit ai e meriton te jete ambasador .
Një njeri, kushdo qoftë ai, që ka pranuar të duartrokasë një skizofren anadollak si Berisha, nuk mund të jetë as intelektual i klasit të fundit dhe jo më i klasit të parë…(?!) Një intelektual shkrimtar, si Zhiti, i cili ka vuajtur në burgjet e Enver Hoxhës, nuk e imagjinoj dot, se si mund të pranojë një “politikan” si Berisha, me mentalitet të theksuar neokomunisto-nazist, përveçse për inetresa vulgar, ordinere…(Do të më interesonte shumë, që Visar Zhiti, ta lexonte këtë koment dhe të jepte një përgjigje…)
Demokrat i vertete.Po ta jap une pergjigjen.Mos kujto se je vetem ti demokrat i vertete.Ne qe ne fillim e pranuam Berishen te drejtoje PD. Nuk kishte mundesi tjeter.Keshtu e pranoi dhe Amerika.Ai e shperdoroi pozicionin e tij.Avash avash, me mentalitetin brenda te cilit ishte rritur dhe kishte bere karriere si duket s mund te sillej ndryshe.Nuk shkeputej dot deri sa vota popullore e hodhi.Vissari mori pjese nne fund, po une e fal per kete.E fal se jam demokrat i vertete.Edhe tani qe pranon te maRe POZICIon ambasadori, perseri e fal.Do te vije nje dite qe falja dhe miresia ta pushtoje kete vend.Ndryshe nuk behemi.Nepermjet Visarit, Vatikani do te kuptoje shpirtin e nje populli qe vuajti diktaturen me te eger te njerezimit dhe qe triumfoi mbi te.Vertete eshte shtet i vogel, po shume influent sa i takon integrimit.Le ta quajme kete nje hep drejt tij.Jam i bindur qe ai do te ece ne rrugen e duhur.Shpresoj edhe qe nje dite te marre cmimin NOBEL qe populli yne tashme e meriton.
Visar Zhiti ….po hiq dore nga ofiqet mor djale!
Shko mbaji uturakun Sali Berishes.
Nje intelektulal i vertete,nuk behet minister i Qeverise se Bishes,ne grahmat e fundit te saj.
Ti e bere kete … TURP per ty !
Eshte e vertete se ketu kushdo shkruan ate qe mendon, dhe mos harrojme mendimet jane pasqyrim i perceptimeve personale te realitetit. Perceptime qe jane te lidhura ngushte me pervojen personale dhe dhe njohurite rreth ketij realiteti.
Visari eshte nje ikone e kultures sone, qe per te miren e vendit te tij, qe fatkeqesisht eshte udhehequr nga ata qe nuk jane ne gjendje te njohin perlat e ketij kombi , pranon ate pozite per te transformuar “grahmat e fundit” ne frymen bekuese te se ardhmes qe kombi yne meriton!
Kjo tregon edhe njehere kompleksin e Edi Rames per te promovuar personat e majte qe u menjanuan e u shmangen sikur te mos ekzistonin nga pushteti i sali berishes dhe tani Kryeministri yne propozon nje ish minister te berishes ne nje nga ambasadat me prestigjoze e sado figure e nderuar te jete z.Zhiti nuk i mungojne figurat te majtes qe ta perfaqesojne denjesisht shqiperine ne Vatikan … Edi Rama nuk u mbeshtet nga 1 milion shqiptare qe te beje ambasador ish-ministrat e qeverise Berisha kushdo qofshin ata… Kjo eshte nje hipokrozi e paster dhe e papranueshme politikisht e moralisht…ka me mijera socialist qe u bene katersh per 8 vjet pas tij ende rrugash… ( nqs eshte nje veprim per te pastruar ndergjegjen ngaqe i biri i z.Zhiti vdiq ne aksident ne nje rruge qe po rikonstruktohej jashte cdo parameter sigurie nga vete z.Rama eshte pune tjeter..po te na e thoje te pakten)
Inteligjenca e Krueministrit e tregoi veten ne kete propozim. Ja kete duhet te beje politika shqiptare. Saliut as nuk mund ti shkonte ne mend nje veprim i tille. Zhiti e meriton plotesisht. Njeri me horizont qe te nderon. Fatkeqesia qe i ndodhi para do kohesh me djalin-engjell e goditi rende, por kam besim tek ky njeri i penes e i punes…
Plotesisht dakort me, Demokrati Vertete, aty Visari e ka dhjere komplet,ja ka ulur vlerat vetes mbasi eshte nje njeri teper i paster, e te te ndyje sali berish krimineli, nuk te falet. I lumte Kryeministrit per kete emerim te zVisar Zhiti, e meriton.
Veç po qe injorant mund ta refuzoj NISHANI, ne per te pa skrupullt e njofim presidentin ton dhe per te pa fytyr, po jo per debil fare,figura e VISAR ZHITIT esht me shum dinjitet dhe nuk ka arsye te refuzohet per ambasador ne vatikan rrespekte VISARIT dhe shpresoj qe te miratohet sa me shpejt nga presidenti propozimi i RAMES.
Nder dhe respekt per poetin Visar Zhiti. Ju faleminderit Kryeminister per vepren e mencur, qe bete me emerimin e tij si ambasador. Intelektualet e vertete e respektojne njeri tjetrin , pavaresisht simpative politike. Suksese ne punen e re i nderuar Visar.
E po vatikani nuk pranon te shkojne ambasadore pinjolle te bllokut.si puna e ktij ministrit te jashtemVisar Zhiti i ben nder dipllomacise shqipetare.
E moj mender demokracie shqiptare!Qe nje intelektual i nderuare,i burgosur,pret firmen nga nje oficer medioker!
Visa Zhiti is a great writer and also a noble man.