Lidhjet me majorin Sokol Feka/ Policia Ushtarake arreston një major dhe një kapiten

5 Shkurt 2015, 15:34Politika TEMA
Lidhjet me majorin Sokol Feka/ Policia Ushtarake arreston një major dhe

Pas ngjarjes së Spanjës, ku majori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Sokol Feka, humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin transportonte drogë, Policia Ushtarake ka arrestuar dy ushtarakë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se arrestimi i një majori dhe i një kapiteni, u bë pasi ata dyshohet se kanë pasur lidhje me major Fekën dhe me ngjarjen e ndodhur në Spanjë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre. Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi.

Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./j.h

14 komente në “Lidhjet me majorin Sokol Feka/ Policia Ushtarake arreston një major dhe një kapiten”

  1. polisi says:

    bobo tani ka munsi qe lle presidenti te meret me drog vetem ai ka mbet pau kap te tjeret jan te perfshir te gjith ne lloj lloj maskaralleqesh.

  2. petrit zela says:

    Suksese te me tejshme policise ushtarake,lufte te papajtushme kunder trafikanteve,te cdo lloj natyre qofshin..Ministrite e mbrojtjes,dhe asaj te brendeshmes duhet te bashkepunojn akoma me shum, per te shkeputur perfundimisht fijet e padukshme,te trafikanteve qe kane bashkepunuar aq ngushte me politikanet,pa taban kombetar prej 23-vjetesh..

  3. Likja says:

    SI I KANE EMRAT KETA MOJ TEMA?

  4. USA says:

    O Ministria ata dy të ndaluarit tuaj a kanë emra, apo jo ? Nëse kanë pasur lidhje me ish të ndjerin Major Sokol Feka , përse nuk i bëni publikë emrat e tyre se mbase ju ndihmojmë me ndonjë informacion shtesë juve dhe Prokurorisë !!!????? A nuk duhet të jemi të gjithë të barabartë para ligjit dhe shtetit ??? Unë kam shumë informacionin për disa nga ushtarakët tuaj , por nuk di se ku mund të drejtohem .

    1. beni says:

      te jesh kaq fyell.Se ke informacione shko bej denoncimin ne prokurori.

  5. SuloKapedani says:

    Mendoj se lidhjet do tè jenè mè tè thella.ShIU i ushtrisè ka probleme deri te ish ministri.Tè shohim por lakrorit akoma nuk i janè hequr petèt.

  6. arra e vjeter says:

    c jan mer kto pislliqe
    tjetyri e njef tjetrin se e ka koleg zyre apo se pijn kafen ne te njejtin klub lagje kurse kta plehrat shkojn e arrestojn sepse osht i dyshimt!!!
    shqiptarqiqt e ndyt!!!
    pak pushtet me pas e degjenerojn tjetrin.

    1. beni says:

      nuk te arreston njeri kot or zotni.

  7. Xhevdet Mustafa. says:

    Kush jane ata te dy, se mund te jene edhe gomer pa emra.

  8. shoku says:

    Ti leme denglat e kremineleve,ti leme pallavrat ne emer te demokracise ashtu siç predikoi Sali kremineli per 23 vjet,por ushtria duhet ti neneshtrohet nje disipline me se shembullore duke filluare nga larte poshte,duke punuare me durim dhe shprese qe per hater te atij kombi ajo duhet te ngrere gadishmerine ne shkallen me te larte.Te nderuare ushtarak ju flas me zemer ne dore si nje ishe ushtarak nga mosha 12 vjeçe dhe deri ne 55vjeç mbasi me hudhi jashte radheve Saliani kreminel se nuk mund ti sherbeja atij dhe qellimeve te tij antikombtare,ju them se ju duhet ta çoni veten tuaj ne ate shkalle qe gjithe populli te krijoje nje respekt si ne kohen tone ku edhe ne ju pergjigjem atij respekti me pune dhe sinqeritet ne emer te atdheut te kombit tone.Personat qe jane futur ne ushtri dhe nuk e bejne ate pune me dashuri dhe disipline me mire te largohen vete dhe ata qe e dashurojne ate zanat te forcojne radhet,disiplinen te rrisin gadishmerine dhe te mbrojne me dinjitet aspiratat e popullit tone.Duke qene edhe vete nje oficer i larte shtabi gjithmone me shkon mendja tek puna e madhe dhe pergjigjesia qe ka shtabi i pergjithshem per te mbajtur ushtrine tone ne parametrat qe kerkon koha,kjo na vjen ne mendje se deri tani me ata qe iken eshte per te ardhur shume keq ku ushtrise ju hoqe fare yndyra dhe u be vetem bajat.Keto po reflektohen edhe tani me keta majoret qe me vjen shume keq kur i parafytyroj .Deshiroj qe nen drejtimin e ketyre forcave politike qe drejtojne vendin sote ushtria te arrij majat e sukseseve ne drejtim te pregatitjes,disiplines dhe realizimit te detyres se shenjet humane.Rrofte ushtria e republikes se Shqiperise.

  9. Alphade says:

    Te gjithe keta ushtaraket e vjeter bejne pjese ne banden kriminele e trafikante te droges ….. BURG PER
    BERISHOVIZMIN ….!!!

  10. Alphade says:

    Keta dy oficerat e arrestuar tash do te dalin se jane demokrate te perndjekur nga socialistet ……! Po kesaj
    ke c’i thua ?! O tempora o mores !!!!!!! Quo vadis ?????

  11. Alphade says:

    Pyes ! Nje shtet nuk eshte ne gjendje te beje zap nje kerrme politike ?! Ne se jo le te lene karriget
    dhe te shkojne te futen ne breket e grave se s’jane per ate pune ! Cdo gje ka nje limit ………!!!!!

  12. yp says:

    O shoku – po shitet faji nga pergjegjesit tek disa viktima qe nuk kane lidhje fare me kete ngjarje te shemtuar. Nuk e di se cfare respekti kishte populli per brezin tend, sepse populli nuk kishte te hante dhe jo me te pelqente apo urrente njerez te sojit tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje