Mustafa Nano: Edhe Rama ka qenë si Janis Varoufakis, por tani s’i shkon më mendja te veshjet me ngjyra

5 Shkurt 2015, 15:15Politika TEMA

Mustafo Nano ka bërë një shkrim mbi stilin e veshjes së ministrit të Financave të Greqisë, Janis Varoufakis dhe simbolikat e saj.

Etika dhe etiketa zyrtare, përfshirë në këtë mes edhe veshja, janë elemente me natyrë dekorative e stilistike, që nuk do duhej të kishin rëndësi, të paktën jo aq – apo jo më shumë sesa ajo që politikanët e shtetarët janë dhe bëjnë, në të vërtetë. E në këtë kuptim, Janis Varoufakis është në rregull, ngaqë ai është një ekonomist plot dije dhe, me gjasë, një ministër/politikan i zoti.

Mirëpo, dekori në shumë raste është më shumë sesa një dekor, është element deontologjik, e shí për këtë arsye, identitar.

Grekët e thjeshtë kanë treguar se këtë gjë nuk e shohin fare si problem dhe në të njëjtën mënyrë i shohin edhe shumë latino-amerikanë trillet e manierat e udhëheqësve të tyre në këtë drejtim, por të hysh si rock-star atje ku edhe Mick Jagger, në respekt të etiketës, hyn si politikan (fjala vjen, në Doëning Street) është një gjetje që nuk ta mbush mendjen”, shkruan Mustafo Nano për “Shqip”.

Ai thotë se edhe Rama në fillimet e tij ka qenë një Janis Varoufakis, por tani nuk i shkon më mendja tek veshjet me ngjyra.

Së pari, është ngazëlluese e ngashënjyese ideja për të sfiduar ca norma e praktika që janë qindravjeçare, dhe së dyti, lufta që u është bërë këtyre konvencioneve ka qenë edhe një mënyrë për të sfiduar establishmentin apo rendin e vjetër, e jo domosdoshmërisht të vjetruar, të gjërave.

Por këto përpjekje, megjithatë, nuk kanë ngjitur. Ose nuk kanë zgjatur. Joschka Fischer eksperimentoi ca kohë (ai ka qenë i veshur me jeans e me atlete sportive, teksa ka bërë betimin si ministër ambienti në shtetthin gjerman të Hesse-it), por më vonë, kur u bë një politikan nacional në Gjermani, ai u bë më tradicional se tradicionalët.

Me Ramën tonë, që tani është kryeministër, ka ndodhur e njëjta gjë; veç për veshje sportive plot ngjyra nuk i shkon më mendja”, shkruan Nano./b.l

6 komente në “Mustafa Nano: Edhe Rama ka qenë si Janis Varoufakis, por tani s’i shkon më mendja te veshjet me ngjyra”

  1. england says:

    Z.Nano nuk do kishe bo keq te ja kurseje vetes kete shkrim,pasi edhe ti ne cdo kanal televiziv shkon sportiv pavaresisht sa serioz eshte televizioni ne fjale,dhe nuk them se ke bere keq,e rendesishme eshte se cfare thua ne ate emision,aftesia per te thene gjera te mencura,e zhvlefteson ne kete rast kollaren!i thashe keto pasi ne Shqiperi me te vertete ne keto vite kemi pare politikane me kollare,por me ndryshim me ministrin e financave te greqise,keta tanet pervec kostumit dhe kollares,nuk kane pas asnje aftesi per te bere dicka te mire per qeverisjen e Shqiperise.

    1. arbereshi says:

      A more Nano nje provincjal i fustruar je dhe me kete shkrim e tregon qe e ke shume thelle. Je akoma me mentalitetin e konviktorit icili priste te mbaronte studimet ketu ne Tirane dhe mbasi te hynte ne parti do te drejtonte duke ju trguar bashkeqytetareve (GRAMSHIOTE)se si jetohet ne Tirane.Dhe mrekullia ndodhi tani po na meson te tere ne se si jetojne dhe vishen neper bote dhe se sa te perparuar jane, kjo duket qe nga evolimii veshjes ne mosha te ndryshme deri sa behen serioze.BRAVO RURALOGAZETARI KRYEQYTETAS MODERN

      1. Hysni Dajaku says:

        E ke fjalen per jeten e mbrekullueshe qe behej ne Tirane Brenda atyre shtepive me qerpic apo plithare qe shtriheshin si stalla bagetish mbas 15 kateshit,mbas stacionit te Kamzes,mbas 9 katesheve e tej eme tej ,,,Brenda te cilave jetonin qeniet njerxore me te zhvilluara e me te edukuara te shqiperise perfshi dhe zoterin tende!!Universiteti ishte vertet ne Tirane po kjo studentet me te mire !pedagoged ,nuk ishin tiranas me perjashtim te Dylit qe jepte fiskulture!!
        Meqense e mbajte veten di I kulturuar me shume se Mustafa Nano dil nje here andej nga universitetet edhe pyet si ka qene e verteta.
        Te flasi ndonje nga Berati me 2400 vjet histori si Qytet,Gjirokastra apo Korca edhe durohet!!

    2. zhaku i pamposhtur says:

      akoma vazhdoni aty ne shqiperi te diskutoni per veshjen e ministrit grek?..sa keq,harxhoni kohen duke diskutuar per mustaqet e celos…shqiperia as nuk ka pasur dhe as nuk ka politikane por ka nje tufe hajduterish sharlatane qe nuk i kursejne aspak eurot e fituara nga shfrytezimi i nje populli ‘dallkauk’ ti shpenzojne duke blere rroba nga me te shtrenjtat neper butiket e milanos apo te londres..ketu ne greqi populli thote nje fjale te urte: veshja me te zeza (rrasa) nuk te ben dot prift edhe politikanet shqiptare mund te vishen me ‘prada’ apo ‘armani’ por respektin ne popull nuk e fitojne dot sepse kuterbojne prej se largu eren e ndyre te hajdutit e te sharlatanit…
      bravo i qofte cipras apo varufaqit sepse jane njerez te ndershem dhe patriote te vertete e po perballen me ‘politikane te kollarisur’ te rrangut me te larte evropian dhe po i shikojne drejt ne sy si te barabarte ne mes te barabarteve(megjithese ata trasheguan nje shtet totalisht te zhytur ne borxhe,ose nje kurve me breket ne fund te kembeve…)
      edi rama leu pallatet me ngjyra…tani doli me tre lapsa…vec deri ketu sepse per asgje tjeter nuk eshte i afte..a e imagjinoni dot edin te shaje merkelin? po te akuzoje mario dragin per shantazh?…me pak fjale politikanet shqiptare nuk perballen kurre me baronet evropiane,ata thjesht priten shpejt e shpejt ne kembe e neper holle prej sekretareve nga ku marrin edhe ‘detyrat’,shqiperia sot eshte peng i nje shteti te vdekur sic eshte greqia dhe nuk ka per te ngritur koke kurren e kurres…a ka ndonje politikan aty ne shqiperi qe ti kerkoje llogari janullatos per aktivitetin e tij dhe se ku i gjen parate per ‘bamiresite’ e medha qe ka bere per shqiptaret?..

  2. Gezimi says:

    Shume sakte england!

  3. O Muc!Te SIMPATIZOJ shume,nuk SHTIREM!Per sa kohe e quan Ateizmin vlere tanden,nuk ke fat tjeter!Si Charley-Hebdo…Nuk mund te djegesh etapat,nga ateist moder ne modern ateist edhe libertin bile bile.Nga kulturalisht pro katolik ne justifikues te islamit shqiptar.Ke thane”muslimanet kane vlere,pasi jane treguar tolerant karshi pakices kristiane ne disa momente historike”Aaaa mos mi rruj bolet maaaa!Po per ata katolik qe u prene e u vrane 500 vjete e jetuan ne zonat ma te veshtira ne Mirdite,Puke,Dukagjin e vellezerit shqiptar shijonin paqen&injorante&jahnin otomane a duhet me kerku FAAALJE shqiparet,apo duhet me ba si vllai i otomanve Shpetim Idrizi per pronat e cameve??!!Idrizi qe ndroj fe prej te Xhoana grekja te islami.Camet kane hanger e oi ne kohe te turkut njisoj si greku.Muc nuk je i keq,por je pak o vonuem…Ateistave i ka plase gjithmone ne shtepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje