Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka shkaktuar të qeshura ironike dhe zemërim të audiencës në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai ka mbrojtur aksionet e Moskës në konfliktin në Ukrainë dhe ka akuzuar Perëndimin për thellim të krizës.
Në sesionin pyetje-përgjigje, pas fjalimit të tij të shtunën, Lavrov ka thënë se Krimeja e Ukrainës është bashkuar vullnetarisht me Rusinë, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Krime parashihet në Kartën e Kombeve të Bashkuara, pra vetëvendosje. Ka disa parime në Kartën e OKB-së dhe vetëvendosja e njerëzve – e drejta e njerëzve për vetëvendosje – zë një vend të rëndësishëm”, ka thënë Lavrov, duke shkaktuar të qeshura.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian akuzojnë Rusinë për aneksim të paligjshëm të Krimesë në muajin mars, që ka pasuar mbajtjen e një të ashtuquajturi referendum.
Shumë shpejt pasi Rusia ka aneksuar Krimenë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të “afirmuar angazhimin e saj” për sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial, duke e cilësuar referendumin në Krime si “të paligjshëm”.
Qeveritë perëndimore dhe Kievi, po ashtu, akuzojnë Kremlinin për mbështetjen e separatistëve pro-rusë, të cilët luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.
Delegacioni i Kanadasë në NATO ka shkruar në Twitter se komentet e Lavrovit janë “përpjekje e trishtuar që të arsyetojë rrëmbimin e Krimesë nga Rusia, me gjuhën e Kombeve të Bashkuara”.
Lavrov ka qenë, po ashtu, subjekt i përçmimit pasi ka shprehur mbështetje për parimet e integritetit territorial dhe të mosndërhyrjes, që parashihen në Aktin Final të Helsinkit, një traktat ky i nënshkruar në vitin 1975 nga 35 shtete, përfshirë Bashkimin Sovjetik.
“Parimet e Helsinkit janë thyer shumë kohë më parë nga aksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre në Jugosllavi, ku kanë bombarduar, në Irak, në Libi, si dhe me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe me krijimin e linjave të reja ndarëse”, ka thënë Lavrov.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, njëherësh ish-ambasador i SHBA-së në Rusi, i cili ka qenë në audiencë, ka akuzuar Lavrovin për hipokrizi.
“Rusia shkel të gjitha parimet e Helsinkit, por ministri i Jashtëm, Lavrov, bën thirrje për riafirmimin e tyre. Logjikë interesante”, ka shkruar Vershbow në Twitter.
Ndoshta shkëmbimi më i tensionuar gjatë paraqitjes së Lavrovit është nxitur nga Elmar Brok, anëtar gjerman i Parlamentit Evropian, i cili i ka thënë ministrit rus se “përshkrimi i tij i situatës në Ukrainë nuk është i saktë”.
“Nuk ka pasur grusht-shtet”, ka thënë Brok, i cili ka marrë duartrokitje nga audienca.
“Është diçka tjetër nëse doni të bëni fjalime të zemëruara për të forcuar pozitën tuaj në politikë dhe në Parlamentin Evropian”, është përgjigjur Lavrov. “Nëse doni të flisni, atëherë le të ulemi dhe të riafirmojmë të gjitha parimet e Helsinkit”, ka shtuar ministri rus.
“Çështja që po diskutojmë këtu, mendoj se nuk është për të qeshur as nga njëra anë, as nga tjetra”, ka përfunduar diskutimin e nxehtë moderatori Wolfgang Ischinger, ish-ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara dhe kryetar i Konferencës së Mynihut.
me rus,serb apo grek eshte humbje kohe te flasesh!
po le te vriten e te theren mer lal , gjak i pist sllav po derdhet . Pastrim i Europes .
Normle qe ka shkaktuar te qeshura. Por jane te qeshura nga siklete te vemjeve qe u bien dallueve te luftes ne SHBA si plaku milioner lufte-pjelles John Mccain.
E dija qe tema do perkthente kete palo artikull, se po te kishte dy lek interes per kete ceshtje do shikonte sec behej me provat qe paraqiti presidenti Ukraines per “sulmin” rus.
Nuk ka pasur grusht-shteti? Njerez te armatosur vrane dhjetra police dhe
Po perktheni vetem gjysmen e fjalimit te Lavrovov dhe vini perballe batutat e barkderrve evropiane, se aty duket krahasimi pastaj.
Mire e ke , lac-sebaste , eshte humbje kohe . Fitim kohe eshte te flasesh per Afganistan , Pakistan , Bangladesh , Boko-Haram , Al- Kaida , ISIS ….e plot te tjere , qe mire do te ishte te mos ekzistonin ne planetin tone ….
KOMUNISTET QIMEN E NDERROJNE POR ZAKONIN S’E HARROJNE
Lavrovi eshte MAMUTH i politikes agresive sovjetike te kohes se Brezhnjevit kur BRRS i kollofiste shtetet me tanke si petlla ashtu sic ndodhi me masakren e Budapestit ne vitin 1956, por ashtu sic ndodhi edhe me nderhyrjen ne Prage ne vitin 1968. Prandaj edhe pushtoi Krimene me nje referendum te sajuar dhe importuar ne kete vend me propagande bolshevike. Tani Rusia komuniste ka mbetur pa breke ne bythe sepse ekonomia eshte ne gjendje mjerane dhe ky shtet komunist po jeton vetem ne saje te pasurive qe i ka falur Zoti, por kjo nuk i ben te qe te behen me te arsyeshem dhe te pranojne realitetin objektiv sepse:
KOMUNISTET QIMEN E NDERROJNE POR ZAKONIN S’E HARROJNE
Informacione të mbledhura nga kanalet e ujërave të zeza !
Qeshni , pra !
Ne qofte se ka nje lufte idiote,eshte kjo e Ukraines,dhe duhet me thene te drejten,spicat i futi America dhe Europa.Nje llogaritje shume gabim e Europes dhe Americes.Mjere populli,qe vriten kot te shkretet.
Europa keshtu qeshte edhe me veprimet aventureske te Ribentropit dhe ajo cfare pasoi ishte tragjike. Gjermania po reagon ashtu sic shpresua kohe me pare, duke bere nje dallim te qarte Gazit dhe Lirise.Mosreagimi i vendour ne rastin e pushtimit dhe farses referendare ne Krime, anologji e paster e Anshlus me Austrine,dhe perdorimi i nje pakice te vogel te rusophoneve te Donbasit,ashtu si perdorimi i gjermaneve te Sudeteve ne prag tepushttmit te plote te Cekosllovakise, i dhane sinjalin e gabuar bandes kriminale te Kremlinit e cila eshte bere edhe me banale se mjetet e saj agresionit dizinformative.
Nese Ukraina nuk do te ndihmohet per ta ndaluar barbarine e agresoreve rus, dote jete teper vone per te ndalur kasapin e Kremlinit kur te jete ne dyert e Vilnius, Varshaves. Atehere NATO do te ridimensionohet ne nje Alenance te vertete perendimore, me nje numer jo vogel te ish vendeve te bllokut qe do te shpallin neutralitet ne rastin me te mire, me perjashtim te Polonise qe eshte objekt de facto i synimit rus, dhe Rumanise qe do te perfshihet si pasoje e teatrit moldav.Ngjarjet e fundit ne Kosove,dhe atote pritshme ne Maqedoni tregojne per nje interes dhe koncert te veprime ruse dhe serbe,qe kane per qellim ndezjen e sa me shume vatrash konflikti dhe largimin e vemendjes nga objekti kryesor.Aspak cudi ne qendrimet e qeverise se re greke, nje rrjedhe logjike e linjes strategjike te Greqise dhe materializim i investimit politik shekullor dhe investimit disavjecar financiar te Rusise.
Putin nuk ka zhgenjyer askend ne zhvillimit e 1 viti, miq dhe armiq.Europa toleroi nje monster, qe eshte teper vone per tu kontrolluar por teper vone per tu ndeshkuar.
Ky DEMOKRATI më kujton analizat e sh. Enver !
Hajde thellësi mendimi , hajde . Gjynah që kjo kokë e madhe i takon një vendi të vogël !
Duke marre me lehtesi Krimene ,Rusia mendoi se eshte momenti i duhur per te copetuar dhe me Ukrainen.Reagimi i vendosur i kesaj te fundit per te mos lejuar nje gje te tille(brenda mundesive te saj) e surprizoi Rusine dhe dilemat e saj jane te shumta,te terhiqet e turperuar apo te luftoje deri ne arritjen e qellimit final qe mesa duket do te shkaktoje shume viktima.Furnizimi me arme i Ukraines do te ishte nje mjet i forte presioni ndaj Rusise per tu ulur ne bisedime paqeje,gje qe nuk i pelqen aspak.Ne rast te kundert fitorja e mundshme e saj do t’i ngjante asaj te Pirros me kosto te pallogaritshme dhe per Rusine si ne njerez ashtu dhe ekonomikisht.Personalisht kam qene pro furnizimit me arme te Ukraines qysh ne fillim te krizes me mendimin se kjo do te frenonte Rusine me shume se sa Ukraina do te fitonte luften.
Ky DEMOKRATI me kujton analizat e sh. Enver!
Gjynah qe kjo koke e vogel nuk qendron aty ku e ka vendin, dmth ne pantallona. Jemi ne pritje te analizes se kryedemokratit nga Vucidoli. Eshte pak ne siklet se eshte zemeruar me SHBA dhe nuk do qe ti dale krah, i qan zemra per Ruset dhe Serbet se i ka ne canak, por nderhyrja e tij eshte vendimtare dhe syte e gjithe botes jane drejtuar nga SHQUPI.
Realiteti nuk eshte per te qeshur, por per te vajtuar. Me mijra njerez te vrare, dhjetra mijra te dermuar dhe qindra mijra te larguar nga shtepite e tyre qe po rrenohen ore pas ore nga bombardimet, vetem ne Ukrainen e Evropes moderne! Mund te kakarrisin sa te duan, por kjo eshte nje tragjedi me pasoja te thella e te gjera, nuk kalon me ca te qeshura apo te zgerdhira. Gjermania tani e ka shansin historik te luaje rolin ekuilibrues, perndryshe do te rrokulliset perseri Evropa e bota ne gremine. Jemi ne kohen e bombave nukleare, sateliteve dhe mjeteve te sofistikuara te cfarrosjes ne mase, o njerez. Me nje gisht qe shtyp butonin behen pluhur me miliarda njerez.Vetem nje gazetar a politikan i cmendur mund te thote: Sa qejf, u prish bota dhe fukarrai tok me bosin moren fund. Populli do buke, pune e jete te qete dhe jo histeri lufte. Megjithate, keto lajme jane per sensacion se njerezimi i ka ca koka qe dine ku ta ndalin vrullin dhe interesin e verber ne momentin e duhur, para alternatives nukleare. Ju tifozet politike hidhini nje sy shperthimeve atomike dhe po patet mend e kuptoni se ku shkoni me kuc e me mac, ne cdo brime qe te futeni, vec po paten ndonje mik ne kozmos qe t’ju strehoje ne planetin e tij, ha, ha,ha!
Pse kete te drejt nuk ua japin ceceneve, po i mbajne me hekur e zjarr brenda shtetit te tyre.
Lavrov tha edhe qe gjermanit kur u bashkuan u bashkuan pa referendum pra pa pyetur popullin a duan apo nuk duan te jetojn bashke, pra gazeta tema lexoje tamam ca ka then Lavrov, normal qe ata qeshin, qeshin sepse jan ne faj edhe skan cbejn, mos harrojm ca kan bere ne irak ne libi ne afganistan ne egjipt ne palestine ne gjith lufterat civile ne ameriken e jugut e tjer e tjer, pra se po e mbyll nuk eshte faji i rusit qe europa dhe amerika kan pushtuar boten pa pyetur asnje
merrni dore brisqesh se u duhen, do i rruani koqet putinit edhe ai i ka te medha
O CUNA, BENI GATI VENDET KU DO FUSNI KOKAT KUR TE FILLOJE LUFTA,
LERINI KOMENTET KOTI.
Shiko kush flet “për të qeshura”…(???!!!) Shikoni hallet tona dhe lërini rusët, në punë të tyre! Mos i qani hallin kalorësit, se i varen këmbët…! Boll u bëtë qefin dhe lëpitë bythën e amerikanëve dhe evropianëve…! Një jetë zvarranikë e servilë, me kurrizin “urë” e bythën përpjetë, o mjeranë dhe shikoni ku është katandisur ky vënd, që jo vetëm nuk e ka njeri në hesap, por as nuk e do njeri, përveçse për të shfrytëzuar injorancën dhe budallalëkun e tij, për interesat e veta…!
Mjaft te shohesh ne surrat se cilet jane personazhet qe qeshin: ata qe e futen ne grope te gjalle Ukrainen dhe ukrainasit!
Dhe sidomos, qesh mire kur qesh i fundit!
A. Minga