Më në fund, udhëheqësja është AJO

8 Shkurt 2015, 13:49Politika TEMA

 Nga Danilo Taino*

 

Kriza ukrainase do të hyjë në histori, midis arsyeve të tjera, edhe sepse ka zgjuar politikën e jashtme të Gjermanisë. Që i ka hequr Anxhela Merkelit bojën e “dembeles politike” që rri pas qoshes, që nuk ka leadership(udhëheqës).

Dje dhe sot, kancelarja ishte në Moskë, tek Vladimir Putini, bashkë me presidentin francez François Hollande, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të mos e lënë Ukrainën të precipitojë në një luftë të gjerë. Dhe pothuajse vetëm për takimin e Kremlinit diskutonin presidentët, ministrat, diplomatët, ekspertët, krerët e kompanive të mbledhur në Mynih, ku po zhvillohet njëri nga takimet më të rëndësishme për politikën ndërkombëtare, Konferenca Vjetore mbi Sigurinë. Me skepticizëm për sa I përket qëllimeve finale të presidentit rus. Me shumë pritshmëri për të kuptuar çfarë ka mundur të shkëpusë nga takimi Zonjën Merkel, e cila pritet të mbajë një fjalim të spikatur në konferencë. Është kriza me Moskën e cila ka bërë të fillojë ajo që politikanët më aktivë të Gjermanisë e dinin tashmë se do duhej të ndodhte: që pesha ekonomike dhe politike e vendit nuk e lejon më që “të rrijë e vështrojë nga skaji i fushës”, siç thotë ministri i Punëve të jashtme gjermane Frank-Walter Steinmeier.

Viti 2014 – “tragjik për sigurinë”, e ka përkufizuar dje frymëzuesi i Konferencës së Mynihut, Wolfgang Ischinger – ka qënë për kancelaren viti i zhgënjimit në lidhje me Putinin. Por ka qenë edhe viti i pranimit të detyrimit për të marrë udhëheqjen e Bashkimit Europian, për të thënë se aneksimet nuk pranohen më dhe që Europa e sferave të influencës ka marrë fund të paktën një çerek shekulli më parë. Për t’ia dalë mbanë ka folur gjatë, më shumë në telefon, me Putinin, si në gjermanisht ashtu edhe në rusisht. Ka mbështetur nevojën e sanksioneve kundër Moskës: dhe në këtë ia ka dalë ta mbajë të bashkuar Europën. Ka kapërcyer kundërshtimet jo indiferentë në Gjermani: me botën e biznesit, por edhe me qeverinë e saj, ku partnerët socialdemokratë kanë konsideratë të madhe për Moskën, që nga koha e Ostpolitikës (politika ndaj ish bllokut socialist) e Willy Brandtit, deri tek miqësirat e Gerhard Schröderit.

Për çudinë e Putinit, rreth Ukrainës Angela Merkel-i ka gjetur një leadership dhe një mënyrë për ta  ushtruar, që mbi dosjet e tjera nuk e kishte pasur. Gjermania është duke shtuar, me kërcime të vogla, angazhimin e saj ndërkombëtar. Më shumë sesa 60% e popullsisë nuk do ta donte, thonë sondazhet. Por Berlini e di se duhet ta bëjë. Vitin e kaluar, gjithmonë në konferencën e Mynihut, kishin shpallur këtë fazë të re si Steinmeiri, ashtu edhe presidenti gjerman Joachim Gauck: në muajt që pasuan, kriza me Rusinë dhe humbja e besimit të zonjës Merkel tek Putini janë konkretizuar – përballë aneksimit të Krimesë, masakrës së avionit hollandez, mijëra të vdekurve, gënjeshtrave të Kremlinit – në modifikimin e doktrinës sipas të cilës, pas luftës naziste, Gjermania nuk do të duhej të kishte një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Merkel thotë që Ukranina është “prova e vendosmërisë” së Perëndimit për të mbajtur një rend të bazuar mbi rregullat. Rezultati: për të parën herë nga 1945-a, qeveria gjermane ka marrë udhëheqjen në një krizë ndërkombëtare. Një hap jo i vogël për ekuilibrat jo vetëm europianë. “Lidership?”, është pyetur dje Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Është përgjigjur po. Ajo ka shtuar se “në gjermanisht fjala Führung (Udhëheqje) tingëllon pak më mirë se sa fjala angleze Leadership”: shtatëdhjetë vjet më vonë, megjithatë, është një Gjermani krejt tjetër. Një Führung krejt tjetër.

*Corriere della Sera-bota.al

20 komente në “Më në fund, udhëheqësja është AJO”

  1. drun says:

    kush e pjerdh mo merkelin, merkelin as greqia spo e pjerdh mo, jepi rus mere prap europen sepse keta sjan te zotet per asigjo

    1. Adriatik says:

      Mjaft u munduat te provokoni dhe ofendoni ruset ne shtepite e tyre.

      Zgjohuni nga gjumi dhe pranoni realitetin. Jeltsini nuk eshte me ne kremlin. Bete cfare deshet ne kohen e atij pijanecit.

      Tani eshte KGB aty. Ukraina eshte zemra e Rusise. Nuk ka Rusi pa ukraine.

      Kudo ku do e provoni nuk do arrini rezultat. Ne Ceceni me politikat filoislamike anti ruse do deshtoni. Ne gjeorgji po ashtu.

      Kujdes merkel se gjermanet e dine cfare do te thote te ngacmosh kot ariun. Mos e provoni prape se se do zhdukeni fare.

      1. xho says:

        Vetem nje klysh rusi, i ritur nr Shqiperi munt te japi urdhra Z.Merkel Edhe emrin e ke gabim. Mendoj se quhesh deti Zi

  2. arber1468 says:

    Merkel shkoi per te zbutur ujrat. USA eshte duke pergatitur materialet ushtarake per ti eksportuar ne Ukraine. Ndoshta ajo zone ndodh si me Krajinen ne Kroaci. Njehere fitojne serbet pastaj kroatet i spastrojne me kuq e me maq. Pastaj Merkel do ti thote Putinit mos i hyj kesaj valle se nuk kam gje ne dore. Opresioni nuk durohet ne europe. Rusia do te vazhdoje te paguaje cmimin per aventuren ukrainase.

  3. ariu says:

    Merkel zgaver e bythes e Putin,si rama i vuqiq.poshtroi evropen si rama shqipteret.kur vuqiq tha kosova djep i serbise rama as gek as mek nuk beri.si kjo komuniste honekeri e dirigjuar nga Putin ose ish spiuni rus ne gjermanin lindore.

  4. Arben says:

    SE KUSH ESHTE LIDER, NUK DO TE KETE SHUME RENDESI, PASI TE KETE PLASUR LUFTA.

    O NJEREZ.

    BENI GATI VENDET KU DO FUSNI KOKAT.

    1. xyz says:

      Po plasi hataja e madhe, mjer Njerzimi.
      Ka mundesi te vegjetojne ata qe hyping ne varken e NOES per pak kohe…domethe ne ato qytetet e ndertuara nen toke enkas per Luften e III Boterore. Por prape edhe ata do shkojne per lesh se Bota kthehet ne disa copa e thermuarr po i zbrazen te gjithe cfare kane….

      1. Arben says:

        ORE BEJ GATI VENDIN, LERI LLAFET.

  5. SELIMI says:

    Merkel ka hallin e bythes se Gjermaneve , se ndoshta po e merr Putini me yxhym te madh e po i shkon perseri deri ne Berlin , me vjen keq por populli i Ukraines do e pagoje shtrenjte ne kete lufte

  6. hahahahaaaa says:

    per te gjithe ju qe i thurni lavdira ruseve…
    ata erdhen deri ne Berlin se u bene bashke e gjithe bota kunder gjermaneve,
    nderkohe qe gjemanet erdhen te vetem deri ne dyert e Moskes…
    dhe se peshqeshet e historise se ndarjes se kombit tone,shqiptar,
    e kemi vetem nga ata ruset e ndyre.
    Tju pyes keni makina gjermane apo pobieda ruse?
    sa per luften e dyte boterore lexoni historine dhe jo historianet,
    e dini ku e kopjoi rusi kallashnikovin?
    po te doni ju jap plot raste te tjera.
    te mos flasim si muhabete neper kafene lagjesh,
    sot vendos dhe eshte me i forte ai qe ka ekonomine me te forte ,
    e ne rastin ne fjale te gjithe e dine se kush eshte me i forte.

  7. hakili says:

    O shqipetar rusi nuk ka buke per vete I ka femrat neper kabarete e europes dhe botes prandaj mos flisni kot gjermani te ha si peshkaqeni pinguinin

  8. stela says:

    Po po ashtu eshte , ke te drejte. Rrezik mos i hy Putini Gjermanise?!

    O koqe, gjermonet kane mbi 20 vjet qe kur ra muri , qe po mbajne ruset me buke . Nese i hyne Gjermanise ne Luften e II, kishin mbeshtetjen e USA-s e Britanise. Ato e mbeshteten Rusine, per te ndaluar vrullin e Hitlerit, pasi kishin hallin e tyre. Specia (geni) gjermane eshte maja e njerezimit, popull punetor, inteligjent, i larte dhe eshte mese normale, qe te udheheqin Europen pasi do jete ne te mire te njerezimit.

    Kete rradhe nuk zgjodhen nje Hitler per drejtues, por nje femer (Merkelin), qe me manovrat e ndryshme udheheq pa force, vetem me mekanizma ekonomike.

  9. anti gjerman says:

    Fiset Gote ose gjermanet e sotem ishin shkaktaret kryesore te shkatrimit te prandorive grekoromane e cilet sunduan Europen per mijra vjet ne paqe dhe begati ,bene 2 luftra botrore dhe po pergatiten per te treten e cila me siguri do shenoje fundin e kesaj race te ndyre luftdashese.

  10. sel dushku says:

    Stela, Gjermani ndoshta po mban me buke azilante si ty,se sa per Rusine qe thua ti Gjermanja e thekur, ky ariu polar ja ka ulur breket nja 2 here ne te dy luftrat boterore,te tjerat i kupton vete ti çfare te bejne kur e humbet luften

    1. stela says:

      Po ke te drejte ti Sele, Moska ka gjithe ate buuum ekonomik. Njerezit vdesin per buke ne Gjermani, jo ne Rusi i cili eshte vendi me social ne bote, ku fjala mafie eshte zhdukur nga fjalori. Prandaj u cane femrat e Rusise duke ulur breket neper rruget e Gjermanise.

      Rusi dhe superfuqite e tjera u bene bashke, qe munden Gjermanine.

      1. albatros says:

        Po femra qe ulin breket jane dhe gher anet moj idiote.Amerika i ka 150 milione njerez ne tallona ushqimesh. Ka plot dhe ne Amerike qe ulin breket ka dhe plot gjermane qe ulin breket por sa per te ul breket baxhellat e Shqiperise mbajne numrjn nje ne bote keshtu qe nuk te takon ty te flasesh per ulje brekesh se nga vendi i baxhellave vjen.Po mos donte Gorbachovi Gjermani do ishte gjysem shtet se Rusi e mbajti gjysmen e gjermanise si kurve te pushtuar ashtu sic e ka ende Amerikani Gjermanine te pushtuar.

  11. jugu says:

    po vazhdoi lufta beni gati tunelet nen toke ose tunelet neper shkembij malesh merrni shume ushqim ilace edhe arme ruani koken derisa te perfundoje po vazhdoi me arme nuklare vari leshin e kot te fshiheni

  12. jugu says:

    rrini shtrember e flisni drejt rusit nuk ka ci ben gjermani e as gjithe bota bashke kane 60 perqind te armve berthamore ne bote me nje fjale e shkaterrojne kedo dhe gjithe planetin bashke sa per pasuri nuk e di edhe mbase ruset vdesin per buke por e di me siguri qe rusia eshte nje nga vendet me te pasura ne minerale gas nafte etj
    e njoh mire rusine populli ka ekonomi te keqe vertet po si shtet jane superfuqi ushtarake dhe shume te pasur nje perlasje si thoni ju eshte fundi i botes mos kujtoni se ruset do lene te bie vendi tyre ne dore te perendimit as ne enderr nuk ndodh

  13. georges says:

    Larg sherrit! Kur zihen atllaret e hane gomaret!

  14. Fanoli says:

    si ja fusin kot ca komente.Merkel ka hallin e Ukrahines sps nuk po kan buk tu japin ,e jo me te luftojn me Rusine …Ukrahina do bjere ne krahet e Rusise shum shpejt e gjitha …dhe ky qe qellimi Merkelit me ate matufin francez se ishalla po i mushin mendjen Putinit duke i heq sanksionet ekonomike..haha tani eshte radha e Putinit te beje dhendrrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje