Banorët e zonave të përmbytura janë rikthyer në banesat e tyre, dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën. Kështu është shprehur për Televizionin Tema, kreu i shtabit të emergjencave civile, Shemsi Prençi. Sipas tij në asnjë nga banesat e e zonave të përmbytura nuk ka prezencë uji.
Zoti Prençi, cila është situata aktuale në zonat e përmbytura?
Situata në pikpamje të motit është e qetë, pavarësisht reshjeve që kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit. Sot ne po shpërndjamë 300 ton koncentrat që ka ardhur për bagëtitë nga Kosova. Po shpërndajmë edhe ushqimet që kanë ardhur nga shoqëritë tregtare shqiptare. Gjitashtu po shpërndajmë edhe bazën materiale të nevojëshme për banorët e zonave të përmbytura, batanije dhe veshmbathje.
Sa është numri i familjeve të kthyera në banesat e tyre, dhe a ka rrezik për ndonjë përkeqësim të motit?
Të gjitha familjet pa përjashtim janë rikthyer në banesa. Nuk ka prezëncë uji në asnjë banesë në zonat e përmbytura, ka vetëm në disa stane në zonat përreth.
Zoti Prençi si parashikohet situata në vijim?
Sipas njoftimit të shërbimit meteorologjik, intensiteti i reshjeve të shiut nuk e cënon aspak zonën. Pasi reshjet do të jenë në nivel mesatar.
Intervistoi: Taulant Halili
Pershendetje Shemsi Prenci e urime per punen e mire e te palodhur!
Rrenacake!