Faturat e energjisë/ Basha: vajmedeti zbatoi vendimin i detyruar nga ERE

7 Shkurt 2015, 19:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate ka reaguar në lidhje me vendimin për anullimin e faturave të energjisë të mbifaturuara, të cilat i përkasin vitit 2010.

“ERE me vendim nr. 90 dt 15.11.2010 në zbatim të ligjit 9997 dt 22.09.2008, gjobiti CEZ dhe i bëri të paligjshme faturat e CEZ që emërtoheshin “dëm ekonomik” ose “energji e pamatshme”, kjo e fundit për faturat afrofe, të paligjshme dhe në atë kohë të eliminuara nga qeveria.

Ky vendim i ERE detyronte CEZ të fshinte nga sistemi 51.500 fatura të tilla abuzive. Në 2011 si të tilla të ankimuara nga konsumatorët u shtuan dhe 2400 të tjera pra 53.900 fatura.

Në kundërshtim me vendimin e ERE, kompania CEZ nuk i fshiu menjëherë nga sistemi të gjitha faturat por nisi të fshijë vetëm të ankimuarat. Nga ana tjetër konsumatorët nuk i paguan dhe i quajtën të falura meqë ligjerisht ishin të tilla. Paligjshmërisht CEZ nuk i fshiu nga librat por nuk guxoi t’i kërkonte më.

Derisa erdhi OSHEE e Rama-Metës, që sa nga paaftësia, sa nga korrupsioni, kur kërkonte detyrimet i përfshiu dhe këto të anulluarat.

Pra në mijëra raste njerëzit paguan dhe në shumë raste u burgosën nga Vajmedeti për shuma të faturuara gabim deri në 2011.

Sot në vend që t’u kërkojë ndjesë atyre mijëra e mijëra familjeve që u terrorizuan padrejtësisht, Vajmedeti na e shet zbatimin e detyrueshëm të vendimit të ERE si lëmoshë.

Falja e 53900 faturave abuzive është detyrim dhe jo një zgjedhje e Vajmedetit. Deri tani ai ka bërë të kundërtën e faljes, amnistisë apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve. Vajmedeti rriti çmimin e energjisë me 25 %.

Shtoi faturimet abuzive, riktheu errësirën dhe kërbaçin mbi të pamundurit që nuk kanë të ardhura sepse nuk kanë një vend pune.

Vajmedeti fali apo ndau me kompaninë CEZ 600 milionë euro, detyrime të njohura. Emëroi debitorë dhe hajdutë të pashembullt të energjisë në menaxhimin e pasurisë publike të shqiptarëve.

Tani, në kulmin e përmbytjes, Vajmedeti mundësoi aferën e shitjes së energjisë nga KESH dhe blerjes së po kësaj energjie, dy herë më shtrenjtë nga OSHEE, duke ju zhvatur shqiptarëve nga xhepat plot 4 milionë Euro.

Këto janë të vërtetat e Vajmedetit dhe korrupsionit gjigant në kurriz të shqiptarëve”, theksoi Basha.

14 komente në “Faturat e energjisë/ Basha: vajmedeti zbatoi vendimin i detyruar nga ERE”

  1. agron says:

    TI JE NJE BQ QE NUK E KE SHOKUN! E KUPTON DOT SESA I NEVERITSHEM PO BEHESH PER NJEREZIT APO JO!!! ME KETE LLOJ FORMATI DO VISH NE PUSHTET TI!!! LAERG QOFTE!

  2. zxz says:

    Lolo ngele o derzi,te pakten gjej nje batute tenden,zgjidh ndonje nga ato te kryetarit te tribuse,se e dime qe vete nuk ke aq kapacitet.

  3. Besa says:

    Jeni te papare, jeni pjesa me e ndyr e ktij vendi ti Lulzime dhe ato qe te rrethojn. Nese vendimi ishte i 2010 duhet ta zbatonit ju ndyrsira qe ju zboi populli se nuk ju shikon dot me sy. Jeni ber vertet te pashikueshem.

  4. kujtesa says:

    Po mire,vertet e dini budalla kete popull?

    Ta zeme qe CEZ nuk e zbatoi vendimin(me dashjen tuaj),po kur iku CEZ-i,ai maloku qe e mori ne dorezim CEZ-in,pse nuk i fali keto detyrime?
    Po paskeni qene mortja me e madhe per kete vend mor trushkulur.
    Dhe nuk ju mjaftojne zullumet qe bete,por tani doni te na beni dhe bydallenj.
    Dil e provoje njehere te kandidosh per Tiranen dhe e shef sa te vlen lekura.
    Edhe nje dordolec te kesh perballe ta garantoj qe do dalesh i humburi me i madh.

  5. populli says:

    Mire ky Vajmedeti qe nuk i ditkerka qe paguakerka faturat e vitit 2010 (kur e kishe te pushtetin), po te vertetat e Rruges se Kombit i di ti Luli? As na thuaj ca vajmedete per ate rruge, sa miljona kushtoi ne fakt dhe sa perfunduan ne Holande?

  6. keli vlore says:

    po pse nuk e zbatuan keta barbonat e PD meqe ka qe ne 2010,po llapin tani

  7. kaonia says:

    Po kete vajmedet nga e ka gjetur .sdi fjale tjeter ky trap.

    1. zxz says:

      Koqe i shkreti,i bie shkurt,kopjon te Rames.:)

  8. Lul lulishtja says:

    O lul bisha. Sipas teje Rama ka bere mire qe ka zbatu ventimin e ERE ne kete rast dhe ka bere gabim qe ka zbatu vendimin e ERE ne rastin kur nga unifikuar cmimin e dritave. Je tu fol keq or Lul

  9. fazllici says:

    Perse nuk I anolluat ju per 3vjet qeverisje mor goje q….

  10. NJE MILION QELBESIRA says:

    OR QELBESIRA TE TEMES JENI NE GJENDJE EDHE BARI TE HANI E LEGENIN RAMA E MBRONI SALA NUK E MBUSHI BURGUN ME E BURGOSUR E VARFER SALA NUK I FALI 600.MILION CEZIT

    1. akrepi says:

      TI ORE QELBESIRE! NUK KISHTE NEVOJ SALIU ME GJITHE JUVE QE EPERKRAHNI ATE SE U KA DHENE NDONJE KOCKE PER TE LEPIRE, SEPSE SALIU I MORI MILIONAT KUR E SHITI DHE ME PAS NE CFRYTEZIM DUKE I DHENE DHE CES it NJE PJES [ I HARROVE RROGAT E PERFAQESUSEVE TE CES 60000 EURO NE MUAJ] DERI SA PUNA MORI ERE DHE NUK MUND TE VAZHDONTE ME DHE PASOJAT PO ISHIKON BESOJ NE QOFTE SE KE SY POR SALIU NUK U NGOP ME KETO POR SHITI 4 HIDROCENTRALE NE 2013 DHE PARAT NUK DIHET KU SHKUAN DHE SOT SHQIPTARET DUHET TA BLEJNE ME SHTRENJT ENERGJIN

  11. Rrushit Bilibil Gramshi says:

    Ej ti bajge me emrin “NJE MILION QELBESIRA”, ne jemi lexues dhe komentues shqipfoles te “Temes”.Meso te shkruash gjuhen shqipe dhe mos na qelb me ndyresirat e nje debili qe shkruan me germa kapitale.

  12. z/kallami says:

    “Vajmedeti” i Rames etketuar Bashes.
    Ti Basha, po te kesh mend nuk rrin tue perserit batutat e kundershtarit.Sepse del kertolle zgjuarsija e yte.Perseritja vend e sidomos e pa vend duket se te ka djeg shume.Sa i brisht aq edhe shterp deklarohesh ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje