Reforma në drejtësi, PD vendos javën e ardhshme/ Vasili: S'ka më negociata, qëndrim fëminor

7 Shkurt 2015, 16:46Politika TEMA

Partia Demokratke pritet të marrë në vendim mbi pjesëmarrjen ose jo në Komisionin Ad-Hoc për Reformën në Drejtësi javën e ardhshme.

Burime nga PD theksojnë se do të jetë Grupi Parlamentar, i cili do të vendosë nëse deputetët e forcës më të madhe opozitare do të bëhen pjesë e komisionit që drejtohet nga dputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Partia Demokratike paraqiti në mbledhjen e fundit të konferencës së Kryetarëve kushtet e saj për të plotësuar vendet vakante në komision, të cilat nuk u pranuan nga mazhoranca.Një nga kërkesat e PD është e drejta e vetos në komisionin parlamentar, duke kërkuar të njëjtën procedurë sikundër ishte komisioni për ndarjen e re territoriale, në të cilën PD nuk morri pjesë.

Kjo e fundit i konsideron të pabaza dhe bllokuese, pretendimet e Partisë Demokratike për komisionin e posacëm parlamentar për këtë reformë.

Kryetari i Grupit Parlametar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Partia Demorkatike duhet të angazhohet në punën parlamentare në ato raporte të cilat asaj i ka imponuar elektrorati. Vasili shprehet se tërheqja e opozitës është vijim i bojkotit 6 mujor të punës parlamentare.

“PD duhet të jetë kaq e përgjegjshme sa të lërë mënjanë të njëjtat histori të bojkotit të gjashtë muajve të mëparshëm dhe ti kthehet jetës normale parlamentare në ato raporte dhe pozicione që ajo ka.

Absolutisht PD është e papranueshme të punojë me korrespondencë, ka vendet e saj në reformën në drejtësi. Komunikimi nga larg me letra e telegrame, besoj që është një reagim fëminor dhe një mosdëshirë për tu bërë pjesë e procesit”, theksoi Vasili.

Kreu i grupit të LSI-së ka hedhur poshtë hamendësimet për një raund të dytë të mundshëm negociatash mes dy kampeve politike për rikompozimin e këtij komisioni, i cili mund t’i plotësonte Partisë Demokratike, një nga kushtet: atë të numrit të barabartë të anëtarëve.

“Mënyra e kompozimit të komisionit të reformës në drejtësi është sipas rregullave të ndërtimit të komisioneve në Parlamentin shqiptar dhe sigurisht nuk ka asnjë arsye që të bëjë përjashtime kjo, dhe ky komision dhe nuk priret nga shërbimi për taktikat bllokuese të opozitës në këtë apo atë mënyrë”, tha Vasili. /gj.k/

2 komente në “Reforma në drejtësi, PD vendos javën e ardhshme/ Vasili: S’ka më negociata, qëndrim fëminor”

  1. Lala says:

    LSI ka marre inisjative te reformoje strukturat e PD .d.m.th ti bjere oto ne binaret e LSI nuk eshte pune e lehte kjo i bije qe Saliu te behet Skrapally

  2. stili> says:

    Nuk kane asnje lidhje Skraparlinjte ,me serbosaline ai i ka gjenet ne Serbi le te veje atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje