Plani i solidaritetit, i bërë publik një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, për të rikuperuar dëmet dhe kuruar pasojat e shkaktuara si pasojë e përmbytjeve në zonat në jug të vendit, ka nisur nga funksionimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ka nisur zbatimi i planit të solidaritetit, , ndërsa shton se tashmë ka një regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve në ato zona të cilat janë përfshirë nga përmbytjet.
“Plani i solidaritetit në funksion në zonat e permbytura.Regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve të prekura.
Shteti në krye të detyrës!”, shprehet Rama.
Gjithashtu Kryeministri ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave në zonat e përmbytura në jug të vendit. Ai ishte në një nga fshatrat më të goditura të Vlorës, në Novoselë ku bëri thirrje që të mos ketë abuzime me shpërndarjen e ndihmave dhe çdokush të marrë atë që meriton.
“Mirënjohje dhe respekt për të gjithë forcat e angazhuara në këtë fazë të dytë. Organizimi i përgatitur me detaje do të jetë një operacion i suskesshëm, çdo familje të marri atë që i takon.
Regjistri të respektohet dhe të mos ketë asnjë abuzim të kohës, të mjeteve dhe këtyre materialeve të grumbulluara. Ushqimi për bagëtinë të shkojë në destinacion dhe të mos mungojë, për të mos humbur më krerë.
Është e dorës së parë për të përballuar me sukses operacionin duke i gjendur pranë çdo familjeje për të dhënë ndihmën e nevojshme. Do të japim dhe disa orendi elektroshtëpike, do të bëjmë zëvendësimin e tyre. Kjo është dita për të hapur një fazë kur të gjitha nevojat të jenë përpalluar”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Shemsi Premçi, drejtori i Emergjencave Civile deklaroi se Ndihmat po shpërndahen familje për familje.
“Shpërndarja po bëhet dhe me listë konkrete, situata po perballohet me skukses”, deklaroi Premçi.
Që nga dita e djeshme ka nisur dërgimi i ndihmave për të gjithë ata banorë të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit, me qëllim rikuperimin dhe rimëkëmbjen e pasojave që shkaktuan reshjet e ditëve të fundit.
Qeveria po ben nje pune te shkelqyer ne drejtim te eleminimit te pasojave nga permbytjet . Ngritja ne kembe e te gjithe popullit per t’i ndihmuar eshte nje akt qytetar e populli nuk kursehet te ndihmoje me sa mundesi qe ka. per veshmbathje e ushqime s’besoj te behet fjale,po veshtu=iresia qendron te aisjet shtepiake. Por duhet cilesuar me te madhe qe vet njerezit ta perballojne fatkeqesine me pare,e kjo behet duke siguruar bagetit ne radhe te pare. Te vihet ne zbatim shprehja popullore : “QE NE GUSHT NGA NJE GRUSHT ” e pastaj dimri kslohet lehte……….
Po drejt e ka ,te solidarizohemi te gjithe me Shpetimin ,Ku eshte paree degjuar qe te mashtrosh e te arrestohesh , te falsifikosh e te arrestohesh ,po keto jne cingerima:Mua po me vjne shume keq qe ai alamet TRIMI te belbezoje se eshte semur.Pranadj te gjithe te solidarozohemi ,Bile kjo te shpallet DITE SOLIDARIZIMI.Pastaj sejcili le ta gjeje vet se me ke do solidarizohet.Bile bile kjo ka nevoje edhe per referendum them une ,natyra ka punen e saj ne tonen .
Si nuk te vjen turp qe del e mburresh o palaco kryeminister.
Ku jane punet e veres, te qeverise tate, per me perballu dimnin?
Apo veres bojshe llogje, ene tash na shet mend.
Ke me e hanger palloshin ne zgjedhjet e ardheshme, ene pac faqen e zeze ma keq se ce ke.
Vete shkruj vete vulos,vete flas vete ndigjoj,vete “s”punoj vete levdoj.