Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj vizitoi dje Urën Vajgurore për t’u takuar nga afër me familjet e përmbytura.
Pasi u takua me banorët dhe shpërndau ndihma ushqimore për ta, Veliaj u shpreh se ndonëse faza e parë kaloi, nuk është tërhequr humbja e pësuar.
“Jemi duke zbatuar një plan të shpërndarjes së ushqimeve, veshmbathjeve dhe paisjeve elektroshtëpiake.
67 familet e përmbytura në Urën Vajgurore janë njësoj si familjet e përmbytura në vendet e prekura dhe ne jemi këtu për të rikuperuar humbjet.
Pas takimit të bërë sot me kryeministrin dhe biznesmenë të vendit jemi këtu në terren për të zbatuar fazën e dytë, atë të shpërndarjes së ndihmave, me qëllim që mos të mungojnë ushqimet, veshjet dhe paisjet më të domosdoshme”, u shpreh Veliaj nga Ura Vajgurore.
Bravo. I vetmi qe nuk beri akuza dhe fjale gjithe javen por u fokusua ne mbledhjen dhe shperndarjen e ndihmave per familjet ne nevoje.