Ministrat Tahiri dhe Haxhinasto në rezervuarin në rrezik/Tahiri: E gjitha qeveria në këmbë

8 Shkurt 2015, 11:44Politika TEMA

Ministrat Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhonasto janë rikthyer në rezervuarin e Manskurisë, në Golem të Kavajës, i cili pas rreshjeve të shumta të ditëve të fundit dhe dëmtimit të digës, rrezikoi çarjen dhe përmbytjen e zonës.

Ministri i Brendshëm Tahiri tha se po punohet në këtë vepër për të shmangur rrezikun, sado i vogël qoftë ai.

“E gjithë qeveria është në këmbë, siç jemi ne këtu, i gjithë kabineti është shpërndarë nëpër Shqipëri për të monitoruar dhe koordinuar ndarjen e ndihmave në zonat e përmbytura. Ne besojmë se e keqja nuk ka kaluar, deri në momentin kur qytetarët t’i kthehen normalitetit të plotë”, theksoi Tahiri.

Ministri i Brendshëm Tahiri tha në vizitën e parë në këtë rezervuar, se do të ketë hetime për ndërhyrjet në digën e tij, nga firma që ka ndërtuar ujësjellësin e Kavajës.

7 komente në “Ministrat Tahiri dhe Haxhinasto në rezervuarin në rrezik/Tahiri: E gjitha qeveria në këmbë”

  1. Elinor.,.,.,., says:

    Tahiri jep doreheqjen, s’je ti per kete pune.

    1. ArditTonis says:

      ik more mbushu Tahiri asht nish po kto tjeret ca me ju ba

      http://urlredo.com/QeveriaELegenave

  2. BERTO says:

    tani qe shkoi dhe HAXHINOSTI,diga nuk ka me mundesi shembje.sepse HAXHINOSTI ben mrekullira!ne 2 vjet si minister i infrastruktures,ka bere me mijera kilometra rruge ,e mijera ujesjellesa edhe me qindra kilometra hekurudha.ketij mund ti thuash me plot gojen minister QINGLASH.

  3. Beni says:

    Me ne fund pask krenari e te qenit Shqiptar, Kur qeveria punon bashk me popullin dhe per popullin…

  4. shkodrani says:

    Cere po mo zotni Tahiri?
    Si mor u kenka cu tan qeveria ne kambe?
    Po nji kjo qeveria juj e ban si gjinkalla qi tan veren knonte, e mandej ne dimer nuk kish me hanger.
    Ene ket qeverine tuj e hangert mortja, sepse tan kuadrot tuj, te preferum prej njat zotni Rames, jan biznesmena, ene tan vitin merem me bizneset e tyne, ene tash qi u mbyt populli i shkrete, shkojn me e vajtue.Medemek se po ju vjen keq!!!!!!
    Po ktij populli ja bajn mire sepse kta koqe kandari voton dhe ne ket far ferexheje perfundon. PD e PS duhet te kene fatin e PASOK-ut dhe Nea Demokracise ne Greqi e te shkojne ne te semes.

  5. Joni says:

    Bravo Qeverise, po ben nje pune te mire ne kete situate kaq te veshtire.
    Keto situata jane te veshtira per t’u manaxhuar dhe ne vende shume te zhvilluara, megjithate shpresoj qe pas kesaj ti kushtohet me shume rendesi dhe ketyre problemeve te emergjences.

  6. ajo says:

    Qeveri kalamajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje