Dhuna ndaj Strazimirit/PD: Gjykata të vërë drejtësinë në vend

8 Shkurt 2015, 13:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje dhunën e ushtruar disa muaj më parë,  në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj deputetit Gent Strazimiri nga dy kolegët e tij socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, çështje që po gjykohet në Gjykatën e Lartë.

Përmes deputetit Luciano Boçi, Partia Demokratike i ka drejtuar një apel sistemin gjyqësor që të vërë drejtësinë në vend.

“Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.

Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, cka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.

Kjo video që e kanë parë tashmë të gjithë shqiptarët dhe që gjendet në arkivat e medias, është dëshmi e pastër, e dhunës së ushtruar nga Pjerin Ndreu ndaj deputetit Strazimiri, pas denoncimit që përfaqësuesi i opozitës bëri në seancën plenare për inkriminimin e mazhorancës.

Një dhunë e shëmtuar, primitive dhe e paramenduar, sipas një skenari që lindi pikërisht në sallën e kuvendit, pas fjalimit që mbajti Strazimiri.

Tani kjo dëshmi e pastër, kundërshtohet sot vetëm nga një njeri. Nga Pjerin Ndreu i cili ka deklaruar se vetëm ka dashur ta prekë Strazimirin.

Një reagim qesharak ky, por sigurisht një përpjekje për të shantazhuar gjykatën e cila e ka marrë deputetin Ndreu si të pandehur për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.

Ne i bëjmë thirrje Gjykatës të mos ndikohet nga deklarime të tilla të papërgjegjshme e të gënjeshtërta, që bën një i pandehur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.

Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, çka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka”, theksoi Boçi.

3 komente në “Dhuna ndaj Strazimirit/PD: Gjykata të vërë drejtësinë në vend”

  1. shoku says:

    Zotrinj kreminele :Te jeni shume te sigurte se drejtesia do te vihet ne vend,dhe kjo nuk diskutohet vetem kur te shikoni zotrinj kreminele Sali Berishen dhe banden e tije mbas hekurave te burgut.Atehere do ta kuptoshe more boçi se si duhet te behet drejtesia,se nuk ndodh kjo drejtesi ne shqiperi kurre nuk do te kete sa te jete kjo bote.Qente le te lehin ne po shikojme se çfar po behet.

  2. Spartaku says:

    O te mjere ju te pd-ke!Vidion e kane pare nje miljona shqipetare si thoni ju,dhe thone se eshte nje skenar i pergatitur nga deputetet djallezuar te pd-ke.Strazimiri e ka provokuar enkas kete per te akuzuar mazhorancen.Kete e kupton edhe nje pa mente ne koke.

  3. petrit zela says:

    Ne qoftese do te kishin funksionuar normalisht ligjet e drejtesise,te gjithe ju si perfaqesues te larte te PD-es sot duhej te ishit te prangosur..Rasti me konkret dhe me se I fresket,Rezart Taci-bleu ekipin e futbollit te Parmes ne Itali,dhe te nesermen e shiti.A nuk eshte kelyshi juaj i perkedhelur
    Rezart Tacit. Brenda 24-oreve,ky mafioz I pastroi milionat e dollareve qe ja ka vjedhur popullit fakir fukara..
    A nuk ju vjen sadopak zor nga vetja,qe na krekoseni si gjeli maj plehut
    doke kerkuar drejtesine,ku dihet se ju i keni shkelur me kembe ligjet prej 23-vjetesh…Qeverija e sotme duhet me vendosmeri,ta arrestoi kete
    mafioz te perkedhelur nga klani edhe sot I plotpushtetshem I PD-es..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje