Zgjedhjet vendore/Ristani: Nuk kam ndërmed të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

8 Shkurt 2015, 13:21Politika TEMA

Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk do të jetë kandidat për zgjedhjevt vendore të 21 Qershorit në Bashkinë e Tiranës.

Ristani mohon mundësinë e një kandidimi, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë në strukturat politike të kësaj partie.

“Vlerësoj dhe falenderoj cdo propozues, por unë nuk do të jem një nga kandidatët e bashkisë se Tiranës, pasi kontributin tim do t’a jap në sturukturat politike të PD-së për të punuar me energji cdo ditë, jo vetëm për zgjedhjet lokale por edhe për fitoren e PD dhe rikthimin e saj në pushtet”, theksoi Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i PD u lakua nga mediat si një prej emrave të mundshëm që mund të garojë për Bashkinë e Tiranës, nëse Lulzim Basha, kryebashkiaku aktual dhe kryetar i PD-së, nuk do të rikandidonte. /gj.k/

3 komente në “Zgjedhjet vendore/Ristani: Nuk kam ndërmed të kandidoj për Bashkinë e Tiranës”

  1. gegaa says:

    Keta nuk Po gjejne kandidat per Tiranen pse nuk propozojne serbin ta shohin sa i vlen lekura ketyre mostrave

  2. kujtesa says:

    Pse i kerkoni nje parti politike te kandidoje deputete nga radhet e saj,kur dihet qe asnje nuk do e pranoje.

    ARSYEJA?
    -I pret humbja dhe asnje nuk do te felliqet para tere nje populli qe me thene te drejten PD-istet,ja sollen ne maje te hundes!

  3. viktor Hoti says:

    Eshte hera e pare qe jepe mendim real e jo fallco o Ristan. Sala te ka dopjo gjashte se nuk i ben gek -mek e jo me ti fallcifikosh qitapet demokrate . viktot hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje