Komisioni i Jashtëm parlamentar pritet të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët për Ambasador të propozuara nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Seanca dëgjimore zhvillohet në një kohë kur Presidenti Bujar Nishani ka shprehur kritika të ashpra në lidhje me mungesën e koordinimit dhe komunikimit mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Jashtme.
Nishani nisi akuzat ndaj Ministrisë së Jashtme me faktin se kjo e fundit i ka fshehur disa ftesa ku Kreu i Shtetit ftohej të merrte pjesë dhe vijoi me moskonsultimet në lidhje me kandidatët për Ambasadorë, megjithëse kjo procedurë nuk ekziston as në Kushtetutë e as në ligjin e Shërbimit të Jashtëm.
Anëtarët e komisionit të jashtëm pritet që të dëgjojnë seancën e ditës së hënë tre kandidaturat e propozuara mes tyre edhe Visar Zhitin i cili është propozuar për ambasador në Vatikan por që Presidenti Nishani ka paralajmëruar se nuk do ta dekretojë atë.
Dy kandidatët e tjerë për ambasador janë Fatos Reka për në Maqedoni dhe Bardhyl Ganaj, i propozuar si Ambasador i Shqipërisë në Izrael.
Kreu i Shtetit nuk ka dekretuar disa nga kandidaturat e propozuara për Ambasadorë, megjithëse ato janë miratuar nga Komisioni i Jashtëm parlamentar. Duket se Presidenti me mosdekretimin e kandidatëve të propozuar i ka kthyer reston mazhorancës parlamentare, e cila nuk ka miratuar kandidatët e propozuar nga Kreu i Shtetit për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Nëse Presidenti nuk dekreton emrat e propozuar nga Ministri i Jashtëm dhe të mbështetura nga Kuvendi atëherë ky do të jetë ngërçi i radhës mes Presidentit dhe Kuvendit./gj.k/
Nuk e kuptoj pse e nenvlersojne Presidentin e shtetit? Apo tani qe hoqi mustaqet nuk ka me vlere? Ju nuk arrini tja kuptoni vlerat zotit Bujar Nishani. Vlerat e zotit Bujar Nishanit i kupton vetem sali Berisha dhe partia Demokratike.