Lumi dhe bulevardi i ri/Bozdo: Qeveria bllokoi projektet në Tiranë

11 Shkurt 2015, 13:07Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës akuzoi Qeverinë se ka bllokuar projektet për zhvillimin e Tiranës. Enno Bozdo, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në 95 vjetorin e shpalljes së saj kryeqytet, shprehu keqardhjen që për shkak të bllokimit nga qeveria, sot Tirana nuk ka një vepër të madhe infrastrukturore, bulevardin e ri.

 “Çdo vit në këtë datë ne e sjellim në vëmendje të të gjithë qytetarëve të Tiranës, sepse kjo datë, veçanërisht këtë vit përkon me 95 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Tirana që sot është metropoli i shqiptarëve ka pasur një histori shumë interesante të jetës kulturore, politike dhe vetë kryeqendra e shqiptarëve.

Tirana e viteve 1920, me 23 kinema, me një shumicë të sallave të vallëzimit, me një jetë të pasur letrare, artistike. Ky është djepi i qytetërimit tonë, në një mënyrë apo një tjetër.

Bashkia e Tiranës këtë vit do të kishte dashur t’i dhuronte Tiranës edhe dy pjesë të infrastrukturës shumë të rëndësishme, bulevardin verior të Tiranës që në fakt është vepra më e madhe civile për Tiranën në 80 vitet e fundit dhe lumin e Tiranës i cili është parashikuar të kthehet në një oaz të gjelbër për të gjithë qytetarët e Tiranës, për sot e në dekadat që vijnë.

Për fat të keq, politika e vjetër dhe e urrejtjes nuk na e mundësoi por vetëm përkohësisht (e theksoj këtë fjalë)  këtë dhuratë. Sidoqoftë, në 95 vjetorin e Tiranës kryeqytet, unë kam kënaqësinë edhe në emër të Bashkisë së Tiranës t’u uroj tironasve të vjetër, gjithë tiranasve, gëzuar këtë datë dhe ta shfrytëzojmë të gjithë këtë rast për të mësuar më shumë nga një histori e mrekullueshme e këtij qyteti të mrekullueshëm”, tha Bozdo.

3 komente në “Lumi dhe bulevardi i ri/Bozdo: Qeveria bllokoi projektet në Tiranë”

  1. uk to pisst of with fucking albania says:

    wooooooooooooooo te dhjefesha mu ne kok mor trapa e PDS QE QENKENI LESHA MOR KU TI KINI

  2. Arber says:

    Keta palaço politikane edhe te pushtohet shqiperia ne rast te nje lufte, njera pale do behej me pushtuesit e tjetra gjoja me popullin. Keshtu ka ndodhur me luftrat qe jane bere dhe keta politikan jane djemte, vajzat, niperit dhe sterniperit e tyre. Cfar eshte me e keqja qe dhe vete jetojn dhe marrin fryme nga ai pisllek dhe ndotje. Keta nuk kane as piken e llogjikes se bashkjeteses….. Ehhhhh tani po u ngre vlerat me mire e mbyll me kaq:((

  3. lefter lefteri says:

    Kjo monstra me titullin nenkryetar bashkie eshte prodhim i Sorrosit ashtu si dhe shume te tjere te se majtes ne pushtet.Duket qe keta bira kurvash amerikane luajne bukur me parrullat e Duces perca e sundo,ndaj dhe ky kacurreli po del me gojors se kryetari i partise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje