Protestës 1 orëshe të mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i janë bashkuar sot edhe mjekët e qendrave spitalore në Shkodër e Fier.
Protesta, e dyta që zhvillohet nga mjekët e QSUT është kundër dhunës dhe testimit të mjekëve.
Bluzat e bardha të tre nga qyteteve të rëndësishme të vendit, janë shprehur kundër testimit të mjekëve pasi sipas tyre denigrohet figra e mjekëve, duke shtuar se ky testim bëhet sipas tyre për të mbuluar problemet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata shprehen se po punojnë në kushtet e një presioni psikologjik, duke shtuar se problemet në shëndetësi nuk zgjidhen përmes një testimi por përmes konsultave mes Ministrisë dhe mjekëve.
“Ne po punojmë në kushtet e një presioni psikologjik.
Testimi i mjekëve na denigron figurën tonë, figurën e mjekëve. Në mënyrën si është shprehur quhet kërcënim. Nuk është e lejueshme në vitin 2015 të vijojnë probleme që duheshin të ishin zgjidhur që në 1991.
Problemi i testimit është bërë legjendë urbane. Nuk është testimi ai që bën kualitetin e mjekëve, pasi mjekët testohen çdo ditë në punën e tyre.
Testimi është një artificë për të mbuluar problemet e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Problemi zgjidhet përmes konsultimit për të përmirësuar vetëkualifikimin e burimeve njerëzore”, theksoi mjeku Kalo. /gj.k/
Bravo Dr. Tritan!!! Je nder te pakte mjeke qe ka dinjitet dhe qe e ruan me vendosmeri. Ka shume me dinjitet por nuk e ruajne, e c’i duhet ta kene?!
Ore kasap. Ne cdo vende te botes kryhet testim madje ketu duhet te behet shpesh. Se shumica jane futur me mik dhe me qellimin e vetem per te marre leke nen dore dhe jo per te kryer punen. Rastet flasin vete sa profesionist jeni. Nga experienca ime dhe te njerzve te mi asnjeher ne shqiperi nuk na kane kryer sherbimin sic duhet madje ne nje rast nje i aferm per pak nuk humbi jeten nese nuk do largohej jashte ne kohe te kurohej. Dhe na flisni ju per profesionaliz. Ne vend te kishit dale me kohe ne protest qe te kerkonit kushte me te mira pune dhe aparatura. Dilni tani se e vetmaja gje qe dini eshte te merni leke kot dhe shpini njerzit ne x dhe y farmaci qe u japin leke juve dhe ata shesin ilace te skaduara. Testimi duhet te kryhet qe te heqin ata qe nuk dine. Madje kete duhet ta kerkonit ju sepse ata qe nuk dine prishin imazhin dhe besim tuaj tek njerezit e thjesht. Dhe shteti pastaj duhet te investoje ne rikostruksionin dhe pajisjen e spitaleve me aparatura.