Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon drejtorinë e RTSH se nuk po bën asgjë për të kaluar në transmetimet dixhitale ndërkohë që vendi gjendet katër muaj e gjysmë larg mbylljes së transmetimeve analoge
Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka përcaktuar datën 17 qershor të vitit 2015 si datën finale të mbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale, por Drejtoria e Përgjithshme e Radios dhe Televizionit nuk është shqetësuar shumë nga ky fakt. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni akuzon drejtimin aktual të RTSH se nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe është shumë vonë për të shmangur fikjen e televizioneve me transmetime në sistemet analoge, përfshirë edhe vetë TVSH-në.
“Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej disa kohë sh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH aktualisht gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun shqiptar si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Televizioni publik qe dizenjuar si institucioni që do të udhëheqë transferimin e vendit te teknologjia dixhitale për transmetimet e veta si dhe për transmetimet e televizioneve vendore. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schwartz.
Çështja është aktualisht e bllokuar dhe nuk ka ende vendim zyrtar se kush është fituesi i tenderit dhe kur mund të nisë puna. Por KLSH thotë se vonesat e tenderit janë vetëm një pjesë e problemit. Audituesit thonë se drejtuesit aktualë të RTSH-së nuk kanë punuar për t’u përgatitur për ndryshimet.
“Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, ja në në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë auto ritetinligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda,” thonë audituesit e KLSH në raport.
Për audituesit, struktura menaxheriale e RTSH është një kaos i vërtetë. Sistemet e brendshme të komunikimit thjeshtë nuk ekzistojnë ndërsa Këshilli Drejtues nuk duket se është i interesuar të veprojë në drejtim të nxitjes së autoriteteve për nevojën e zhvillimit me shpejtësi të platformës dixhitale.
Raporti i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH të “prezantojë në Komisionin e Medias rreziqet e mëdha dhe efektet sociale që vijnë nga shtyrja e a fateve për ka limin e RTSH-së në transmetimet numerike” si dhe “t’i kërkojë Komisionit të Media s t’i kërkojë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës një vendimmarrje përfundimtare mbi projektin, pasi çdo vendimmarrje do të rëndojë mbi qytetarët, performancën dhe të ardhmen e RTSH-së”.
Pavarësisht se fikja e transmetimeve analoge dhe kalimi te transmetimet dixhitale është një proces që ka nisur nëpër botë që prej një dekade, autoritetet shqiptare zhvilluan planet për kalim në vitin 2012, kur u vendos afati final për fikjen e analogut në Shqipëri për në qershor 2015. Në mars 2013, qeveria shqiptare thirri një tender për një kontratë 23 milionë euroshe për ndërtimin e infrastrukturës së transmetimeve dixhitale. Tenderi hyri në ngërç kur Genc Pollo, Ministër i Inovacionit në atë kohë, vendosi të anulojë garën pasi ajo qe kryer. Njëra prej kompanive u ankua në gjykatë dhe gjykata e Tiranës në dhjetor 2013 e shpalli kompaninë fituese. Në nëntor 2014, ministrja e Inovacionit Milena Harito deklaroi për emisionin Tonight në Ora News se qeveria është tërhequr nga procesi i apelimit të vendimit për të mos humbur më kohë duke e shpallur efektivisht kompaninë Rohde & Schwarz fituese të tenderit. Por Harito deklaroi se qeveria qe ulur në bisedime me kompaninë pasi nuk disponon të gjithë shumën e parave për të paguar tenderin. Ndërsa ecejaket e tenderit vijojnë, koha kalon dhe dita kur shërbimi i transmetimeve analoge do të fiket, afrohet gjithnjë e më shumë.
Na pla By per TV Shqiptar…do lirohem nga nje takse 24.000 leke ne vit
Shqiperia tashme eshte plotesisht ne transmetimin digital,te gjithe televizionet analoge jane dhe ne platformen digitale.Aktualisht ne transmetim digital jane 136 televizione.Sa per TVSH do behesh mire te mbyllesh perkohesisht dhe te rifillonte me nje platforme te re.Kush e njeh tv shteteror ne SHBA “Publik Tv”,askush.CCN,FOX NEWS,CNBS etj.njihen ne amerike si dhe tek ne Top Channel,Klan,NEWS 24,ORA NEWS tjeret vijne pas.
Ke degjuar per PBS ti Mondi?
Europa njeh televizionet publile .Ato jan7e shpresa e edukimit.
kuptohet se kjo amulli con
uje ne mullirin e tv private ku ka ortake politikane
Artikull koti.Jam nga Fieri dhe te vetmet kanale digjitale qe shikohen ketu jane 5 kanalet e RTSH-se plus Top News dhe nje muzikor.
Presim me padurim te mbyllet nje telivizor qe ka bere propogande per diktatoret Hoxha-Berisha-Nano-Meta-Rama
Ju drejtohem lexuesve te gazetes dhe, sidomos, atyre qe komentojne.
Nuk ka agje te vertete ne cka shkruhet ne kete artikull.
RTSH eshte gati te filloje projektin e tij per dixhitalizimin e transmetimeve te tij tokesore dhe do u ofroje shqiptareve, kudo qe jane, nje bukete me programe shqiptare dhe te huaja qe do e kene zili te gjithe.
Vetem duroni dhe mos bini pre e atyre qe duan t’ju shesin edhe programet televizive, se cdo gje eshte e rreme.
Tani qe RTSH po pergatitet per hapin e madh, fillojne e dalin artikuj “tymhedhes”. Nuk eshte hera e pare.
Sa per KLSH…raporti i saj nuk nenkupton kete qe paraqet artikllushkruesi. KLSH e di mire dhe e ka vene edhe ne raport se teknikisht RTSH ka cdo gje gati. Ka nje projekt fitues te tenderuar, i cili eshte me i mire nga cdo gje e ndertuar deri tani. Me i mire edhe se rrjeti i Digitalb. Kete e thone specialistet. RTSH ka edhe mjetet financiare per ta realizuar ate. Sigurisht, RTSH do permiresoje edhe verejtjet e KLSH, te cilat, po te lexohen sic duhet, nuk e paraqesin gjendjen kaq dramatike.
I cuditshem eshte vetem nje fakt: sapo RTSH i afrohet fillimit te punes, gjenden gazetare dhe specialiste qe dalin kunder tij. Pse? Kontrolloni lidhjet e tyre me mediat private dhe do e kuptoni mire se kush ka frike nga ky institucion, qe, deri me sot, jepet si i mbaruar.
Lereni RTSH te beje punen e vet se cdo gje do shkoje mbare.
Shqiptaret. per here te pare, kudo, edhe ne bjeshke, edhe ne fshatra e qytete te vegjel, ku nuk shihet asgje nga programet qe gjallojne vetem ne qytetet e medha, do shohin programe shqiptare, te RTSH dhe te televizioneve private, por edhe programe te televizioneve europiane. Dhe pa asnje lek.
Mendoj se “Specialisti” eshte specialist I vertete, qe nuk I sherben asnje grupimi politik apo Televizioni privat ne Shqiperi. Ato para jane te taksapaguesve dhe duhet te shkojne tek televizioni publik, por Qeveria, Parlamenti, organizatat qeveritare dhe shikuesit duhet te punojne dhe ushtrojne presion te madh, qe ai institucion te reformohet plotesisht dhe te kthehet vertet ne nje institucion public te pavarur qe I sherben vetem publikut popull. Ne SHBA, zoterinj, si dhe ne Europe, Televizioni Publik eshte shume I fuqishem, ndiqet dhe financohet direct dhe plotesisht nga intelektualet me te shquar te te gjitha fushave si dhe fondacionet jo fitimprurese qe financojne dhe mbeshtesin programe qe nuk cojne uje ne asnje parti politike apo korporatat e medha komerciale fitimprurese. Nje gazetar i famshem amerikan ka shkrua “Radio Televizionet private jane per konsumuesit, Radioteleviziont publike jane per qytetaret”. Uroj qe me kete rast RTVSH te filloje reformimin per tu kthyer ne nje institucion per qytetaret shqiptare. Nje ish punonjese e RTVSH, sot punonjese ne rjetin Radio Televizion Publik ne USA. Tema te lutem ma posto kete koment.
http://www.klsh.org.al/web/pub/performanca_e_radio_televizionit_shqiptar_1485_1.pdf
Ky link eshte per ty “SPECIALIST” dhe per te gjithe lexuesit e gazetes on line TEMA. Je mjafte i lexueshem qe je drejtori Radio Televizionit Shqiptar osé ndonje i njejte me te ,qe pi e vidhni Televizionin Publik qe paguhet me taksat tona. Ne shkrim nuk ka asnje genjeshter pasi i referohet KONTROLLIT te Larte te SHTETIT. Gazetari eshte treguar bujar dhe doreshtrenguar. Lexoni raportin cfare thote,pastaj mbroni vjedhjet qe po behen ne ate institucion.
Gjergj Erebara ne te gjitha shkrimet e tij dallohet per frymen disfatiste, abuzuese dhe mbi te gjitha per alucinacione qe shkaktohen nga manija e tij per te kundershtuar cdo gje , njelloj si Fatos Lubonja. Faktet kane folur te kunderten e shkrimeve te ketij njeriu te vecant qe eshte me afer trapit. RTSH deri tani ka qene turpi i medias vizive dhe ka sherbyer si kanal i qeverive kunder realitetit dhe sidomos opozitareve te cdo kohe.Dicitalizimi i RTSH dhe kthimi i tij ne stacion te vertete publik do te jete i pashmangshem, do apo nuk do Erebara dhe nuk do mbyllet kurre, te vetmit qe po sabotojne jane opozita me Pollon ne krye qe jane autore te gjitha skandaleve qe kane ndodhur ne 8 vjet te qevrisjes se tyre , ne RTSH.Erebara eshte pjese e falangave e sabotuesve te RTSH.
Ka shumë vjet që TVSH nuk shihet me sy. Është kthyer në strehë parazitësh me lekët e taksapaguesve (të detyruar me ligj)shqiptarë.Kohët e fundit, thonë miqtë e mi ne Shqipëri,duket si ndonjë stacion turk-ara( nuk e di sa është e vërtetë, por në vend të kampionatit shqiptar të futbollit, jepet ai turk, Zoti na ruajtë nga i ligu !!!!!!). Si duket, që nga ai koqepresident që edhe pse ka hequr mustaqet, duket që ka gen turko-mongol,po na zëvendëson tërë ne të ikurve, me turq e arabë, duke i bërë në mënyrë korruptive shtetas shqiptarë ( qoftë larg !!!) vetëm duke paguar 100.000 euro. Po qe e vërtetë, e hongërt mortja dhe e shpëlaftë panuflla sa më parë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ka ardhur koha të mbrojmë vendin nga murtaja e së keqes së kallëpit të koqezinjve tip Kreshnik Spahiu, që në program kanë ta mbajnë sa më larg Europës Shqipërinë duke u financuar nga shteti turk dhe mbështetur në mënyrë të fshehtë nga pronari i KURUM-it(kryeagjenti i Turqisë në Shqipëri) ZOT ruaji shqiptarët nga këto të këqia!!!!!! Jaaaaaaaaaaaaaaaaaaaashtë hajdutët, kriminelët dhe lloj fëlliqësirash të tjera që po vijnë dhe po kryejnë krime rrugëve të Shqipërisë, nga Tur(qira). Kujtoni vargjet e shqiptarit të madh : ZOT kur bëre derr’ e arinë,
Ç’deshe që bëre Turqiiiiinë.
LEKA, MARTIN! Mos kapja e afatit te dixhitalizimit me 17 qershor ka emrin tend dhe te Genc Pollos qe pasi abuzoi me tenderin, duhet te drejtoje komisionin e medias. Kjo ben te mundur qendrimin tend Martin Leka ne krye te RTSH. kjo te jep ty te drejten te vjedhesh dhe te abuzosh ,Duke e trajtuar RTSH si shtepine tende. Si nje “grua llapaqene” qe i merret goja kur flet,si nje servil i cdo pushteti, si ish burgaxhi qe mbaje me cokollata dhe lule Arben Ristanin, LEKA bixhozxhiu, nuk do i shpetosh llogaridhenies. Dhe ne i shpetofsh prej partise qe ka si model vjedhjen,LEVIZJES SOCIALISTE INTEGRIM, ai pak shtyp i lire do denoncoj cdo abuzim. Ilir Meta dhe shpura e tij me ne krye Spartak Braho jane mesuar te fshijne filmine,spo flas per gjoja montazhin NETA-PRIFTI. Deshperimi yt reflektohet ne ate ekran te mjere. Kohet e fundit kam degjuar nje batute, ku shemtine e krahasojnebme spikeret e RTSH. Nivel i larte inteligjence, te “fresketa” ai vesa mengjesit. Te fala SANDRIT! Fundja prej atij dhe Ilir Metea je drejtor ne RTSH. Sander Frangaj dhe Ilit Meta jane shembull i hajduteve.
Per cdo gje dhe akoma me avazin; fajin e ka opozita??? Po si mund te fajesohet opozita edhe pas nje viti e gjysem? Vetem ketu ndodhin keto paradokse, per cdo gje qe s’behet fajesohet opozita.
Mos e coroditni me tej kete popull me propogande boshe!
O rrota gomari gjithe vonesa e digital-izimit te TVSH behet qe stacionet e tjera (news 24, ora news, a1report etj.) te jene te detyruara te qendrojne ne platformen hajdute Digitalb. Gjithashtu Digitalb mban 4 freku3nca dhe 2 nga keto frekuenca duhet tja ktheje TVSH kur te behet digitalizimi. Behet kjo vonese qellimisht sepse Digitalb ka njeriun e vet tek AMA dhe po ashtu drejtor TVSH-je. Ky vend eshte dhjere. Gjithe komentet me siper i kane shkruar delfinet e DIGITALB. Rilindje…
Te krahasosh PBS me TVSH eshte si te krahasosh Ajnshtajnin me nje qe ka bere vetem filloren.