Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha sot se nëse nuk do të kemi çlirim të zonave urbane , përmbytjet në vendin tonë do të vijojnë të jenë problem edhe në vitet e ardhëshme. Gjatë një Konference për mediat Panariti tha se ndërtimet e paligjshme kanë bllokuar kanalet kulluese , duke sjellë përmbytje në përmasa të tilla.
Ministri Panariti nënvizoi se përmbytja e tre ditëve në jug të vendit ishte një fatkeqësi natyrore, dhe vuri theksin në sensibilizimin e popullatës që jetojnë në afërsi të zonave të rrezikuara të largohen prej tyre derisa të kalojë rreziku.
Ministri i Bujqësisë, tha se në zonat e rrezikura kërkohen ndërhyrje afatgjata dhe emergjenete, si në jug edhe në veri të vendit me qëllim që në të ardhmen të mos përballemi me situate të tilla si kjo e fundit që u përmbyt Jugu i vendit dhe rrezikohet edhe Veriu.
Anisa xhani
Masskarenj
Vetem kur te ngjallen te vdekurit o Minister! Fushat, lumenjte, pyjet jane shpartalluar ne ate fare feje saqe nuk ka Krisht t’i shpetoje!
‘Filmi’ ka mbaruar dhe do duhen te pakten nja 100 vjet qe natyre te riperterije vetveten si dhe do duhet te ‘sakrifikohen’ nja dy-tre breza shqiptaresh ne pune vetmohuese (pasi me kredi ne Euro apo Dollare nuk behet kjo gje se perfundon si Greqia)!
Pyetja qe shtrohet sot eshte: “A eshte e gatshme rinia e sotme t’i pervishet masivisht punes per te rehabilituar dhe transformuar kete vend tashme gerdalle dhe ne prag te falimentimit..”? Une vete nuk jam fare optimist per rinine e sotme dhe ate qe po rritet!
Permbytja eshte me e mire se INUK nuk ben dallime